E Fundshmja natë

E fundshmia nat sa ish e qet!
Por un qetsie nuk kishe —
Të gjith pushote n’nji gjum t’let,
Un, çu n’mallim po rrishe.

Me hyj ish mbushun qielli plot;
N’liqê u pasqyroshin …
Por syt e mi t’gjith mbush me lot,
At t’dashtun nat vajtoshin!

M’nji t’madhe bukurië
N’liqê dhe hâna ndritte,
E rrexet t’gjith dashtnië
Në zêmër mbrênd m’i qitte —

Me nji të kândshëm zâ
Bylbyli larg këndote;
Por mu në vesh m’u bâ,
Se aj at nat vajtote —

Ah, ç’nat plot përmallim!
Ajo kurr s’ka me kthymun!
Do t’m’rrin gjithmon n’kujtim,
Me tê un m’u dëfrymun.

Pjesa e radhës
N'kujtim