Dhîmt e mia un dishroshe
Qi t’u bâshin t’tâna nji
Edhe ers në dor t’j’a lshoshe,
Qi t’i fryte t’gjith te ti.
Kshtu me mu ti pjes do t’kishe
N’gjith ket dhîm qi kam për ty;
N’zêmer dhimat do t’i ndishe,
Tuj i pas gjithkund ner sy.
Dhimat s’kishin me t’u hjekun,
S’kishin kurr me t’u largu;
Der n’gjuim kishin ty me t’ndjekun.
Mallin t’êm me t’a kujtu!
Hil Mosi