Qysh at dit q’un ty të pash,
Thaç se «ti do t’jesh për mu!»
E si zog nër leq shpejt rash,
E ç’at dit kam nis e t’du.
Sa mâ fort q’un ty t’kam njoft,
Thaç me vehte plot gëzim:
« Hyll’i j’em njiky me kjoft!»
E n’dashtnië u ndeza shqim.
Sa mâ fort q’un ty po t’njof,
Aq mâ shum në zêmer t’kam;
Sa mâ fort q’un ty të shof,
Aq mâ shum i djegun jam.
Sa mâ fort q’me ty po rri,
Un mâ shum i djegun jam;
E t’gjith kohen moj dashtnië
N’zêmër t’ême ndry të kam.
Hil Mosi