T’kujtoj, kur mu i diëllit përendimi
Prej dedit m’ndrit;
T’kujtoj, kur hâns nër kroje pasqyrimi
Aq kândshëm shndrit.
Un t’shof, kur nj’er e fort mi udh e brigje
Nji pluhun çon;
Dhe naten, kur mî fusha, nepër shtigje
Shtegtari shkon.
T’ndigjoj dhe kur i kronit gurgullimi
S’pushon pa da,
E naten n’pyll nër pêm si nis flatrimi,
Kur t’gjith n’gjum ra.
Un jam te ti, nonsè na jem largumun
Ti je njiktu!
Në qiell sa bukur hyjt kan xhixhillumun
Ah, t’ishe ktû!
Hil Mosi