Kishin arësye që të gëzohen, se me këtë veprë Kisha Orthodhokse Autoqefale shqipe do të forcoheshe me themeltarin, kështu që bashkërisht të tri Pishkopët do të përpiqeshin t’e naltësonin Kishën Orthodhokse në themele të forta për lavdi të atdheut.
Me këtë veprë rodhë urimet nga Këshilla e Naltë, Qeveria edhe nga gjithë anëtë të Shqipërisë e mergimit. Që të gjithë shprehnin se, paskëtaj, Pishkopi Noli do të hidheshe në fushën fetare, për të cilën është prikosurë, edhe politikën militante do t’ua linte politikanëvet që janë të hedhur në këtë luftë.
Për fat të keq Korça e zgjodhi përfaqësonjës në Asamblenë, kështu që rekeja politike e hoqi me vete, për të humbur gjithë simpathinë që kish fituar, edhe, më tjatër anë, për të i sjellë dëme të mëdha edhe çkatërime, siç do të shohim, atdheut!
Lufta elektorale u vepërua me një qetësi të madhe në gjithë anëtë. Në këto zgjedhje u ndjeh, për herën të parë, lufta elektorale se u përpoqnë kundrështarët midis tyre për të fituar besimin e votat të zgjedhësvet. Vërtet që u përdorë dhelpërira e të taksura, gostira edhe të holla për të fituar vota më tepër cilado anë.
Pa fjalë edhe oratoritë ishin në urdhërin të ditës dyke çfaqur programë, që vetëm në ëndërat i kishin parë, për t’u mbushur mëndjen popullit që lumtëria ka për të rjedhur mbi Shqipërinë, në qoftë se zgjithnin ata përfaqësonjës në Mbledhjen kombëtare. Edhe politikanët tanë nuku e kishin as pak për turp që të flisnin në emër të partive, të cilat natën i krijonin edhe në mëngjes na lajmëronin popullit me anën të propagandistëve. Me këtë mënyrë në ç’do qytet të Shqipërisë u formuan kaqe partira sa kapërxenin edhe Numrin të kanditavet. Sa për Kryetarë ishin të gjithë, kështu që përnjerjesh u begatua Shqipëria!
Populli Shqipëtar sado i pastërvitur në luftërat elektorale mundi t’i kupëtonjë fort mirë, edhe të tregohet partizan i flaktë cilas do anë që i lypte votat e me këtë mënyrë përfitonte nga të gjithë.
Në Korçë e në Gjinokastrë lufta ishte m’e reptë midis partive edhe u harxhuan mjaft të holla. Këto të holla ishin nga dirsa e popullit, të atij populli që do t’i zgjithte përfaqësonjës! Edhe sikur nuku arrinte dirsa e brendëshme po edhe dirsa e Shqipëtarëvet të Amerikës, që punojnë në Fabrikat, për të përkrahur politikanët e mëdhenj e të famëshme, në këto zgjedhje të Mbledhjes Themeltare! Vallë kur ka për të ardhur ajo ditë që të dijë populli të japë votën e tij për vetën e tij?..
Me gjithë këto zgjedhjet muar funt në një qetësi të madhe më 27 Dhjetor edhe populli priste me paduhapjen të Asamblesë për të shëkuar themelet që do t’i hidheshin shtetit tonë mbi qeverimin të pritmjes. Më 21 Janar 1924 hapet Asambleja edhe zgjidhet Kryetar vetërani plak Petro Poga. Vështrimi i gjithë kombit ishte drejtuar tek Asambleja, për të vështruar e dëgjuar programet, menjtimet edhe parimet që yshqenin politikanët, të cilët përfaqësonin kombin, po, për fat të zi, as gjësendi nga këto nuku çfaqnin. Për kundrazi që ditën e parë zunë pëshpërimet, të hiqen njëri prej jatrit me qëllim djallëzor, të formohen klika edhe të lozin përsëri nuskat në senën të Asamblesë!
Zilia, nakari, egoizma edhe inati i kish verbeuar më tepër se padija që përse ishin mbledhur, kështu që vetëm edhe vetëm grindje edhe me çeshtje vetjake shkonin kohën e tyre, pa u mejtuar ose u turpëruar, as pak, për barrën e rëndë edhe detyrën që kishin përpara kombit. Vetëm për të ndezur gjakrat të popullit mjerë mbanin nga nonj interpellim, për mbi gabimet të nonjë Krahinari, që të duken sa enteresohen edhe sa u dhembet Shqipëria!
Me të këtilla pengime i sillnin qeverisë ndalime në të shtruarit edhe biseduarit çeshtjet me rëndësi edhe çeshtjet themeltare të shtetit tonë. Çuka pastaj e dipllomatisë, të kundrështarëvët, ishte Obstrukcioni! Politikani i math, Pishkopi Noli, nuku munte të tregonte dot ndryshe programet e tij, të thella e të gjëra, përveç se me mënyrën të Obstrukcionit, të cilin e kish mësuar siç duket, si Papagalloja! Dredhaniku Sulejman Delvina bashkë me susmajmunët e tjerë jepnin e mernin me metodat dhelparake, prej të shkollës vjetër Halldupe!
Nuku deshnin t’e çfaqnin, shqipëtarisht, që mënyrat e përdorimet e tyre, trashanike, të pakripura, të ndohtura edhe demprurëse nuku kishin tjatër qëllim përveç se rëzimin të qeverisë edhe të mernin ata fuqinë në dorë. Po; ky ishte qëllimi e programi edhe as gjësendi tjatër. Edhe veçanërisht e më tepër lufta edhe kundrështimi ishin drejtuar kundra Kryeministrit, Ahmet Zogut, të cilin e kishin hale në sy!
Ahmet Zogun nuku duhet të dyshonjë njeri që nuku e donin krokodillët politikanë tanë. Jo; që të gjithë e donin fort tepër, edhe me cilin do që të fjaloseshe e ngrinin në qell për virtutat e tij, po, mjerisht, e donin me qëllim të fshehët. E donin Ahmetin që t’e kishin vegël politike edhe një fortesë të fortë që të zotëronin ata edhe t’e kishin fuqinë në dorë. Me të vërtejtë i gjori Ahmet që të gjithë i nderonte edh’e i dëgjonte, si djal’i ri, i papjekurë edhe i pastërviturë që të kupëtonte djalëlzit’ e tyre, kështu që as pak nuku shkonte nër mënt madhështira po përpiqeshe që vetëm qysh e qysh t’i shërbente atdheut.
Mirpo këto sjellje edhe më urtësinë, patriotizmën e me theroritë që bëri dyke vënë jetën e tij përpara, për shpëtimin të atdheut, e naltesuanë kaqe tepër Ahmetin sa u përhap fama mbi gjithë anëtë edhe fitojti simpathinë të gjithë kombit. Emri pra i Ahmet Zogut kishte një adhurim të veçantë në zemër të popullit.
Ky ishte shkaku i ndalimeve, pengimeve edhe obstrukcionit q’i sillnin qeverisë në Parllament edhe në Asamble, edhe as gjësendi tjatër. Ahmet Zogu edhe vetëm Ahmet Zogu ishte tani q’i bashkojti kundrështarët në një qëllim për të rëzuar Ahmetin, të cilin e urenin pa si e panë që nuku e fituan dot t’e kishin për veglë mprojtëse, si cilido nga pleqtë politikanë, Krokodillë edhe Kamelionë!
Për fat të zi me propaganda e me lloji mënyra muntnë të mbjellin edhe përhapin farrën e keqe e dëmprurëse, dyke bërë pasanike, këtu atje, të cilët ca me ditje ca me paditje gjyrmonin programin çkateronjës për atdheun. Edhe sot na dridhet zemra kur kujtojmë që këjo far’ e zezë zuri rënjë ne Vlora historike, ne ajo Vlorë që ngriti flamurin kombëtar, pas 500 vjet robërie!
Kurrë edhe kurrë nuku pandehte nonjë Shqipëtar që atë Vlorë me ndjenja kombëtare edhe me patriotë vetëranë, si Seit Qemali, Hamza Isaj, Qazim Kokoshi, Spiro Koleka, Qazim Koculi edhe shumë të tjerë, do të pregatiteshe një kryengritje për vëllavrasje! Mjerisht atje gjeti folenë ky qëllim kaqe i vështirë — se është turp të quajmë andikombëtar — për të i vënë një vulatë të zezë historisë kombëtare!
Në ushtëri prapë kishte hyrë përçarja e demoralizimi, nga shkaku i politikanëvet, kështu që nuku njihte qeni të zotin, pa u mejtuar as pak që me këtë çkatërim humbiste kombi fuqinë shtetnor, për të cilë bënte therorira të mëdha vetëm e vetëm që të qendronte në naltësi, në disiplinë edhe asjatere prej ç’do të trazuarë në politikë. Administratat u tronditnë edhe ato nga detyrat që kishin edhe ishin ndarë dyke anuar kur ca më anën qeveritare kur ca më anën kryengritëse.
Në këtë gjendje kishin arrirë punërat prandaj për të sjellë qetësinë Ahmet Zogu preferojti që të iqet prej fuqisë edhe dha dorëheqjen me gjithë Kabinetin. Këshilla e Naltë, e cila iqte tespijet edhe nuku peshonte gjendjen kritike në të cilën shkonte Shqipëria, pranojti dorëheqjen edhe i ngarkojti barrën Shefqet Verlacit për të formuar Kabinetin. Verlaci e formojti Kabinetin po kryengritësit nuku ishin të kënaqur edhe nuku bindeshin, as me këtë ndryshim, kështu që, për të siguruar qetësinë, qeveria emënojti Ahmet Zogun Kumandant të përgjithëshmë mbi ushtërinë pa si besimi humbi nga Kumandarët Ushtëriake, nga të cilët shumë ishin bashkuar me kryengritësit edhe nuku mbushnin urdhratat.
Kryengritësit dyke u forcuar me anën të ushtërisë zunë t’i shtojnë pretenciunët edhe të dërsejnë dhëmbët kundra qeverisë. Kishin formuar e një pleqësi e cila zuri të këshillonte edhe të urdhronte, në për Prefekturat që të mos dëgjonin urdhratat të qeverisë po të bashkoheshin edhe të vepëronin pas urdhrit që do të jepte pleqësia e Vlorës!
Gjakderdhja edhe vëllavrasja ishin afruar në pragun tëd erës, prandaj për të larguar një katastrofe kaqe të rezikçme Shefqet Verlaci dha dorëheqjen me gjithë Kabinetin për të u gjendur nonjë mënyrë paqësore.
Formimi i Kabinetit ju dorëzua Ilias Vrionit i cili formojti qeverinë me burra asjatërë edhe përveç kësaj, dërgojti, në Vlorë, një Komision me Sami Vrionin në krye dyke u proponuar që qeveria është gati të vinjë në një marëveshje edhe bashkëpunim të plotë, që të formohet një qeveri e zgjedhurë nga të dy anëtë.
Mjerisht kryengritësit nuku afronin në nonjë kupëtim edhe shtronin kondita të rënda me qëllim që të mos pranoheshin. Një nga konditat e para ishte të përzehurit të Ahmet Zogut, nga Shqipëria, edhe të mos ktheheshe kurrë prapë. Me tjatër anë i tureshin Tiranës me fuqi edhe dyke dashur që të marin Beratin gjejnë kundrështim nga ana e qeverisë vendiake, e cila qendronte besnike tek qeveria. Ushtëria e Beratit nënë Kumandë të Majorevet Vei Sevrani edhe Demir Ali Areza ju kundrështua ushtërisë kryengritëse edhe kësisoj u goditnë. Lufta mbajti
2 dit edhe po të kish arrirë me kohë Osman Gazepi me 600 shpirt ndihmës do të ishin thyer kryengritësit edhe punërat do të kishin marë tjatër ndryshim, me gjithë që nofta kësisoj shpëtojti atdheu nga nonjë gjakderdhje të madhe, dyke u përhapur mbi gjithe anëtë.
Në Shkodrë me qënë se patrioti, prej foshnjërie, Kapiten Ferit Frashëri u kundrështua urdhratave të kryengritësve u vra prej një Oficeri kryengritës. Te këtilla e shumë të tjera vrasje edhe çkatërime u vëpëruan në shumë vënde, prandaj qeveria për të shpëtuar atdheun nga gjakderdhja edhe nga nonjë rezik më të math preferojti të largohet prej Shqipërisë dyke lënë kryengritësit t’e marin fuqinë në dorë edhe të sundojnë Shqipërinë.
Pas 5 muaj Babillonie, grindje edhe rëmujë që kur se u hap Asambłeja, pa kujtuar të shkuarat, më 15 Qershor qeveria e Ilias Vrionit bashkë me shumë partizanë shkuan për në Itali edhe Greqi, kështu që sundimi mbeti në dorë të Sotir Pecit, i vetëmi anëtar i Këshillës Naltë që kish mbeturë në Tiranë. Të fundit ishin Koço Kotta, Ministri i p. Botore edhe Mustafa Aranitasi.
Ahmet Zogu i bashkuar prej besnikëvet të tij, midis cilëvet Osman Gazepi trimi në luftërat e Devollit edhe Kolonjës Korçës kundra Grekëvet më 1914, Major Leon De Ghilardi e të tjerë muar malet e Shqipërisë edhe u hodhë në Mat. Këtu do të meresne një vendim kaqe i rezikçmë, sa vetëm Perëndia e di ç’përfundim do të kishte, për fatin të së ngratës Shqipëri, po të mos ishte Ahmet Zogu.
Me të dëgjuar që Ahmet Zogu arriti në Mat edhe kur mësuan për ngjarjet të Tiranës me vrap u mblodhë 6,000 Matjanë e të tjerë luftëtarë, besnikë të Ahmetit, të cilët kërkonin t’i tureshin Tiranës me domosdo. Frymat ishin kaqe të ndezura sa as një fuqi nuku munt që t’i përmbante edhe kësisoj do të ngjiste një gjakderdhje e vëllavrasje e tmeruarë! Lumtërisht, patrioti i math i cili kish dhënë kaqe shëmbëlla patriotizme, dyke shpetuar atdheun nga kaqe reziqe, kur me urtësië, kur me trimërië, u mendua që do t’i vinte një katastrofë, nga më të tmeruarat, Shqipërisë, po të ishte se pranonte këtë vendim!
Me gjak ftohtësi u menjtua që do të vepëronte një krimë, të pashëruarshme, edhe do të shkelte me këmbë të veta famën edhe simpathinë që kish fituar, prej gjithë kombit, prandaj Ahmeti thiri kryetarët edhe si u falenderon i këshillon që të përndahen, për hir të atdheut, dyke u thënë kësisoj: Në është se doni Shqipërinë edhe mua atëhere u lutem tepër që të iqi në për shtëpitë edhe t’i bindi qeverisë edhe ligjevet!
Sa shpirt madhërie prej burri patrioti të vërtejti!
Ahmeti preferojti të duronjë më mirë gjithë pabesitë edhe ligësitë, të shokëvet edhe kundrështarëvet, sa të vepëronte një gjë të këtillë, e cila do t’e sillte, nofta, në fuqi po do të linte një vulatë të zezë mbi emrin e tij edhe në historinë kombëtare. U hoth pra në Serbi dyke lënë kohën edhe nevojat e shtetit që t’e thërisnin e te kthesheshe prapë në Shqipëri.
Kryengritësit, triumfallë, muar fuqinë në dorë edhe më 17 Qershor formohet Kabineti nënë kryesi të Pishkopit Noli dyke u përbërë me anetarë: Sulejman Delvina, Kasëm Qafëzezi, Luigj Gurakuqi, Rexhep Shala, Vinjahu, Qazim Koculi. Vetëm Sotir Peci, anëtar i Këshillës Naltë, u kundrështua në krye po pastaj, e dekretoj Kabinetin për të marë frymën legale, aqe më tepër për të u qetuar vendi. Me gjithë këto mori zotime që do të mblithnin Asamblenë ose do të bënin zgjedhje të rea.
Ishte natyrisht që ky Kabinet nuku u formua se bazoheshe në një program, në një qëllim edhe në një parim politik që i bashkonte për të qeverisur Shqipërinë. As nonjë nga këto nuku kishin midis tyre. I vetemi qëllim që i bashkonte ishte urejtja që yshqenin kundra Ahmet Zogut edhe as gjësendi tjatër, kështu që po t’i gërmitnje pakëzë që të gjithë Ministrit, të këtij Kabineti, kishin si cilido nga një klike të veçantë të cilat punonin që qysh edhe qysh të zotëronte njëra për mbi tjetrën. Me të këtilla qëllime të fshehta u bashkuan, midis tyre, prandaj që ditën e parë zunë pëshpërimet edhe tryelet njëri kundra jatrit.
Populli i mjerë kishte një simpathi të madhe për Peshkopin Noli se ca me anën e berihajit, ca me oratoritë plot fjalë të nxehta e patriotike, si edhe me theoritë të gjërra, që shtronte, kish fituar një famë në Shqipëri. Gjendeshin mjaft njerës të cilët ishin kaqe të ipnotizuar sa besonin që Mesia e Shqipërisë ishte Pishkopi Noli, edhe gjithë shpresat e lumtërisë tek ajy nvareshin. Ishte një punë tepër e rëndë që t’u kthenje mëndjen atyreve njerës, të berihajit, kështu që duheshe të vinte koha e të bindeshin vetë vetiu për besimin e shpresën që kishin varur.
Ata që e kishin psikollogjisur edhe e njihnin për së afërmi e kishin peshuar fort mirë gjer ku e kish çapin të njojtjes dipllomatike edhe politike. Aqe më tepër që nuku ishte marë me punëra qeveritare andaj nuku dinte as qysh të vepëronte. Të qeverisurit të një shoqërie si « Vatra » e Amerikës me të qeverisurit të një shteti nuku afronet as gjëkundi! Nga ana time që e kisha njojturë, prej vitesh, si në Amerikë si në Shqipëri e kisha lëftuar në menjtimet politike, kurdoherë, edhe e kisha këshilluarë të mos trazoneshe fare.
Edhe në Korçë si e në Tiranë bashkë me shumë atdhetarë të vërtejtë i ishin lutur që të iqte dorë nga politika edhe të shëkonte Kishën Autoqefale shqipe, të cilën me mundime të mëdha e themelojti dyke i sjellë shërbime të mëdha atdheut. Duheshe pra si Themeltarë e Bari i Kishës Orthodhokse që të mbante këtë krabë në dorë, se vetëm kësisoj dobitë do të ishin shumë më të mëdha, që do t’i sillte kombit, edhe do të kishte një nder më të math se fronin e Kryeministrisë.
Pranojti me gëzim lutjet edhe këshillat tona po, mjerisht, egoizma, zilia edhe nakari e shtynë në rëke të politikës që me këtë udhë të humbas famën edhe simpathinë që kish fituar, me dirsën e tij në luftën kombëtare. Pandehu ose më tepër u gënjye që dyke arrirë Kryeministër do të nderoheshe më tepër edhe, nofta, kish për të zënë serën më të naltë të qarkevet dipllomatike, të gjith botës.
Këto menjtime edhe këto dëshira e verbuan kaqe tepër sa e humbi gjykimin edhe kësisoj u hoth në krahët të politikës, me një besim që ajy kish për të lumturuar Shqipërinë. Të dehur nga të mbushurit të qëllimit, me të marë fuqinë në dorë, nuku u përkujdesnë as pak që të dëftenin nonjë program vepërimtar për pritmjen të qeverimit. Që në krye u duk që programi i këtij Kabineti ishte vetëm për të marë fuqinë, të mbushnjë etjen të urejtjes, kundra Ahmet Zogut, edhe as fare nonjë menjtim prë lulëzimin të atdheut.
Pishkopi Noli ishte vetëm me titllin si Kryeministër, se në punërat shtetnore, më nj’anë që nuku kishte ditje edhe më tjetër anë nga mos bashkimi i anëtarve që formonin Kabinetin, as pak nuku pyeteshe edhe si cilido Ministër vepëronte pas dëshirës të vet. Noli e kupëtojti gabimin edhe fajin të math, që kish bërë, po tani ishte vonuar edhe duheshe me dashje ose pa dashje të mbyllte sytë, të përunjeshe edhe të mirte përsipër ç’do gjë që vepëroneshe nga shokët e tij.
Një nga fajet, të pandjera, që vepërojti ky Kabinet është faji kur vetë Kryeministri vajti për të përfaqësuar Shqipërinë në Lidhje të Kombeve. Këtu i solli dëm të math Shqipërisë edhe e fëlliqi krejt veten e tij, dyke u rëfyer që as në politikën të punërave të jashtme nuku është i zoti, mbi besimin të plotë e të patundur që kishin ca nga adhuronjësit të Pishkopit Noli. Kryeministri ynë pandehu që i ardhi dita që të mbushte ëndrat egoistike edhe pa nonjë gjë të keqe kërkojti, si një dipllomat i math, të çfaqnjë theorit’ e tij dyke kritikuar Lidhjen të Kombeve edhe Përfaqësonjësit. Me një fjalë desh të shkelnjë me këmbë gjithë dipllomatinë të Europës edhe gjithë botës!
Mundet që të ishte e arësyeshme theoria e Nolit po jo si Kryeministër i një shteti, edhe ca më shumë jo prëpara Lidjes të Kombevet po në nonjë mbledje të veçantë, ku munte të gjente edhe admironjës e t’e prisnin me dorëtrokitje. Këjo e rëzojti Nolin shumë poshtë, po me këtë gjë, për fat të keq, rëzojti edhe rezikojti nderin edhe enteresin të Shqipërisë. Me falimenton trashanik që dha Kryeministri u gëzuan nga shokët e tij, edhe deshnin të përfitonin që t’i marin vëndin, kështu që ishte pregatitur një propagandë për të mos e qasur në Shqipëri kur të ktheheshe nga Europa!
Pemët pra të qeverisë kryengritëse do t’i përmbledhim në këto pika: Falimento në punërat e jashtme edhe çkatërim në punërat e brendëshme!
Pik së pari formuan Gjyqet ushtëriake për të dënuar partizanët të Ahmet Zogut. Ndjekje edhe pushim nga puna të atij nënpunësi që pandeheshe partizan i Ahmet Zogut. Administratat u tronditnë të gjitha, qetësia e pasiguruarë edhe gjithë punërat vinin rëmujë, në vënt të drejtoneshin siç besonte e priste populli. Ushtëria, e cila duheshe të qendronte në naltësi, e paanëshme edhe mprojtëse e çdo reziku, që t’i vinte atdheut, u demoralizua dyke kallur politikën, kështu që qindi miliun (100,000,000) franga ar që kish shtrydhur dirsën e tij populli i mjerë, për këtë ushtëri, shkuan për dhjamë qeni!!!
Klikat politike, për të shkretuar Shqipërinë, haheshin midis tyre për kryesinë njëra mbi tjatrën, kësisoj që vepëronin cilado pas dëshirës edhe enteresit të vet që të fitonte partizanë më shumë.
Një nga veprat më të shënuara e të bukura, të kësaj qeverie, është ligji që bëri për të goditur kundrështarët. Ky ligj satrapik, dalë nga mëndja e të etuarvet kundra urejtjes, ka për të mbetur një turp edhe vulatë e zezë për Sekullin të 20të! Ligji, si për sigurimin të shtetit, thotë: kundrështarët, të rexhimit (qeverimit) sotmë enternohen!
Me të këtilla masa satrapike deshnin t’i vinin kruzmën Shqipërisë edhe t’e transferonin në nonjë satrapllek, pa patur të drejtë as nonjë Shqipëtar që të guxonte t’u kundrështoheshe, se me vrap enternoheshe ose dënoheshe. Sotir Peci, anëtar i Këshillës Naltë, dyke parë që këjo rugë e shpinte Shqipërinë në varrim të sigurtë, e shtrëngojti qeverinë që të bënjë zgjedhje Parllamentare edhe të marë formën legale e Konshtutese, se tjatërsoj do t’i bënte një thirje drejt për drejt kombit. Të shtrënguar vendosnë për zgjedhje Parllamentare edhe jo për Mbledhje Kombëtare Themeltare (Asamble).
Në të këtillë gjendje ndodheshe shteti ynë edhe kush e di ku do arrinte nga qeveritarët e ditës, të cilët, të çkujdesur nga ikja e Ahmetit e kishin xveshur robën edhe maskën të patriotizmës edhe ishin hedhur tani në dëfrime, dyke nisur që nga Kryeministri Noli edhe gjer në Kasëm Qafëzezi që të mësonin tromponën, kur si rufeja lajmëronin që Ahmeti zuri të shkundnjë këmbët. Këjo lajmë, e pa pritur edhe e pabesuarë, u prishi qetësinë bukuroshëvet edhe me vrap zunë të marën masat, për të ju kundrështuar Ahmetit që të kthekeshe në Shqipëri.
Me këtë rast përfituan të mjerët sundimtarë që të hidhen, si korbet në kërmat, për mbi të mjerën Shqipëri e t’e shkretojnë, varfërojnë edhe rëmojnë! Si cilido që të ishte, nga të huajt, pandehte që Shqipëria ishte në prag të luftës me lëvizjen ushtëriake që vepërohesbe. Tekdo që të shkonje edhe udhëtonje nuku shëkonjë tjatër gjësendi përveç se fuqira ushtëriake që mblidheshin në kufitë Shqiptaro-Serbe. Shtrëngime të mëdha e të repta u vunë më gjithë anëtë për të mbledhur ushëtri pa pyetur moshën ose ç’farëdo, nga konditat e shendetësisë edhe pas regullit të ligjit ushtriak. Gjithë automobillat, qeret, arabatë edhe kuajt u vunë në shërbim të ushtërisë, për të transportuar municionet edhe ushtarët në kufi. Qytetet zjenin nga Oficerët të fabrikuar me një orë e sipërë, dyke dhënë një pamje lufte edhe që të dëftenin ca më mirë fuqin’e tyre çpallë rethimin ushtëriak, që kësisoj t’u shtinin tmerin popullin edhe atyreve që të guxonin të flisnin edhe kundrështoheshin!
Po përveç lëvizjes ushtëriake, nga e cila vetëm Perëndia e di ç’u vepëruan, dolli në shesh, ku ish mbyllur, zanati i vjeter i Tyrqisë, Arxhet edhe Arxhet! E gjora Shqipëri! Duheshe të duronjë ato që nuku kish hequr as nga armiqët, me të këtilla masa, vetëm e vetëm për të i rjepur lëkurën edhe t’e shkretonin. Larot kaqe prisnin që të ringjalleshe zanati i arxhevet (fuqi i mbledhur me të holla) që të vraponin si qenat e kasapanavet, për të marë pjesë në shpëtimin e atdheut!!! Katillëk m’i math se i arxhevet nuku munt që të bëhet. Me përdorimin, të këtij zanati, që të mos thomi shërbimi se është turp, vepërohen gjithë hajdutëritë, prandaj janë gati në ç’do orë që të kesh nevojë për kryetarë të arxhevet, se mo këtë zanat të bukur rjepet lëkura e popullit varfër nga dy anë. Nga njëra anë dyke paguar, pas kalemit edhe haterit, për 50 shpirt 500-1000 edhe nga tjatra anë dyke rjepur e plaçkitur popullin qetësor!
Me këto masa edhe shtrëngime qeveria mblodhi një fuqi prej 15-20000 vetash në kufitë Shqiptaro-Sërbe për të ju kundrështuar Ahmet Zogut që të rynte në Shqipëri. Me një fjalë kombi Shqiptar u dënua, për të mbushur egoizmat, inatet vetiake edhe urejtjet të ca njerësve pa ndjenjë atdhesorë, të paguanjë miliunë edhe miliunë lira Engleze, edhe jo franga, përveç gjakderdhjes, midis vëllazërisë, edhè rëmujës të Shpipërisë!
Këta janë pemët të qeverisë Noli e cila në një kohë, prej 5 muaj sundimi, mundi t’i sjellë dëmet më të mëdha Shqipërisë, sa të përmblidhen gjithë dëmet q’u vepëruan nga gjithë Ministritë e shkuara se, nuku bëjnë as një të pesëdhjetën! Përveç dëmeve marrëzore ishte edhe reziku i math në të cilin po e xvarosnin Shqipërinë!
Mihal Grameno