Mjerimet edhe gjithë të këqijat në vënt të pushonin, pas ikjes të Mbretit, më tepër po sntoheshin ne e ngrata Shqipëri. Gjakderdhja, midis vëllazërisë, vazhdonte edhe anarqia e rëmuja mbretëronin më të katër anëtë! Të tretën ditë, pas ikjes të Mbretit, rebellet Osmanllinj rynë në Durrës edhe ngritnë flamurin të Tyrqisë!
Me gjithë këto marrëzira edhe vepra andikombëtare shpresonin që paskëtaj si muar edhe Vlorën Osmanllinjtë do të përkujdeseshin të pakën për qetësinë të vëndit. U pandeh që dyke u formuar një pleqësi qeveritare, në Durrës, nënë Mustafa Ndroqin do të vireshe një regullim, po Esati nuku flinte edhe niset ma anën të Greqisë vete në Serbi edhe që nga Dibra, si mori me vete mjaft Dibranë e të tjerë Shqipëtarë, arrin në Durrës më 19 Shtator 1914. Në krye Mustafa Ndroqi me shokët e tij nuku deshnin t’i dorëzonin fuqinë në dorë Esatit, po Esati u forcua edhe mori frenë në dorë dyke e njojturë për kryetar.
Në Toskëri edhe në Gegëri Grekrit më nj’anë edhe Sërbët më tjatër anë diqnin, vrisnin edhe plaçkitnin të mjerët Shqipëtarë, të cilët të dëshpëruar muar aratinë, ca në Vlorë edhe ca në Shkodrë me shpresë që të gjenin sigurimin të jetës. Shumë të tjerë, nga frika, u hodhë në Itali kështu që qytetet Brindisi edhe Bari zjenin nga Shqipëtarët, të cilët shprehnin që Italia i kish për të përkrahur edhe më ndihmën të saj të ktheheshin në Shqipëri. Në Shkodrë ngjasën trubullime edhe vrasje midis kombëtarëvet edhë fanatikëvet Osmanllinj që kërkonin të ngrihnin flamurin të Tyrqisë, po më së fundi u dërmuan nga kombëtarët edhe valojti flamuri i Shipërisë gjer sa rynë Maleziasit në Shkodrë më 14 Qershor.
Kur të çmëndurit fanatikë përpiqeshin të ringjallnin Tyrqinë edhe i kishin vënë kazmën atdheut, lëkura e Shqipërisë kishte dalë në mezat me rastin e luftës Europeane. Fuqitë qendrore i propononin Italisë gjithë Shqipërinë, në qoftë jo vetëm se nuku mer anë në luftë, si Aliatë, po edhe në qëndronte neutrale, po Italia pa u marë vesh nxjer ushtëri më 25 Dhjetor 1914 edhe zapëton Vlorën. Në Londrë nënëshkruet një marëveshje, midis Aliatëve, me të cilën Shqipërinë e ndahnin midis Italisë, Greqisë edhe Serbisë, kështu që Shqipëria u bë shkelja e të gjithëve edhe fusha e luftës në Ballkan.
Me qënë që Greqia qendronte neutrale edhe Aliatët dyshonin mbi qendrimin të saj ushtëria Italiane përzuri Grekët nga Shqipëria e Jugës, përveç se Korçën të cilën e zaptojti ushtëria Franceze edhe përzuri ushtërinë e zyrtarët Grekë. Në Shqipëri të Veriut ku kishin ryrë Sërbët edhe Maleziasit, si për të mprojtur Esatin nga rebellet, i vuri përpara ushtëria Austriake edhe si zaptojti Shkodrën arriti në Durrës. Kështu pra gjithë Shqipëria u përça midis lëftonjësvet Aliatë edhe Qendrorë.
Më 1916 Themistokli Gërmënji, i cili ndodheshe në Poradec me shokët, meret vesh me Francezët edhe vjen në Korçë ku ngriti flamurin kombëtar më 10 Dhjetor 1916 edhe prokllamohet Kazaja e Korçës vetëqeverimtare. Nënëshkruet një protokoll midis Kolonelit Frances Descoins, Themistokli Gërmënji edhe këshillës qeveritare që independenca e kazasë Korçës do të ishte nënë mprojtje të Francës. Qeverimi do të ishte në dorë të këshillës; gjuha zyrtare do të jetë shqipeja, si në zyrat ashtu edhe në shkollat. Themistokliu emërohet Prefekt i Policiës Korçës edhe zunë nga vepërimet. Mjerisht intrigantët edhe armiqët të kombit përdorë gjithë mënyrat të poshtëra, kundra Themistokliut, gjer i bintnë Francezët edhe e dërgojnë në Selanik, ku gjyqi ushtëriak e dënojti për trathëtor edhe më 9 Nëntor 1917 e tyfeqisin! Q’atëhere u rëzua edhe i vetëmi flamur kombëtar që valonte në Shqipëri, edhe Korça sundoheshe prej Francezëvet.
Si shkuan Austriakët nga Shqipëria, pas luftës Europeane, gjithë viset i zuri Italia përveç Shkodrës ku rynë Francezët gjer në përfundim të Kongresit të Paqës. Më 25 Dhjetor 1918 mbahet një mbledhje kombëtare, në Durrës, e shtyturë prej Italisë edhe formohet një Kábinet nënë kryesinë të Turhan Pashës kësisoj: Turhan Pasha Kryetar, Prenk Bib Doda nënë Kryetar edhe anëtarë Myfit Libohova, Imzot Bumçi, Mehmet Konica, Mehdi Frashëri, Dr. Turtulli, Fejzi Alizoti, Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Sami Vrioni, Mustafa Kruja, Midhat Frashëri edhe Lef Nosi.
Midis Italisë edhe qeverisë tonë u nënëshkrua një marëveshje që Vlora i jépeshe Italisë edhe Shqipëria tjatër do të mbeteshë nënë protektoratë të Italisë, kështu që Italia zuri t’i dorëzonjë sundimin qeverisë Shqipëtare. Mirëpo kjo marëveshje, sado e fshehtë, nuku u pëlqye prej gjithë Shqipëtarëvet edhe kështu, me gjithë pengimet të Italisë, mbajtnë një Kongres në Lushnjë më 21 Janar 1920.
Ky Kongres ka për të mbetur historik edhe i pavdekur, në histori të Shqipërisë, me qënë se nga ky Kongres i cili mbajti 10 dit u hodhë themelet të shtetit edhe shpetojti Shqipërinë, nga armiqët, dyke mprojtur vetëqeverimin të saj me kufitë të caktuara prej Konferancës të Londrës 1913.
Po nuku duhet haruar kurrë që shpëtimi i atdheut u detyrohet fort shumë edhe Shqipëtarëvet të mërgimit, të cilët me këtë rast nuku lanë gjesendi për prapa, për mprojtjen të vetëqeverimit Shqipërisë, aqe në kohë të luftës si edhe në kohë të Konferancës Paqës në Paris. Protestimet, Memorandumet edhe lutjet rithnin si breshëri, nga Romania, Misiri, Amerika, Bullgaria, Tyrqia edhe tekdo ku ndodhoshin Shqipëtarë.
Përveç këtyreve dërguan edhe Delegatë në Paris pranë Konferancës së Paqës. Të Amerikës ishin Nuredin Vlora, D.r Turtulli, Mehmet Konica, Parashqevi Qirjas, Amerikani filloshqiptar Enrikson edhe Mihal Gramenua, të Stambollit ishin Halil Pasha, Shan Tepelena, Fuat Dibra, At Bonatti, Sylejman edhe Dr. Blinishti, nga Romania Pandeli Vangjeli, Princ Gjika, Dr. Temua, Dhimitri Berati edhe Petro Goxhamani, nga Korça Vangjo Turtulli, Salahedin Blloshi edhe Dhimitri Mano, edhe Shkodra perfaqesoheshe me Pater Gjergj Fishtën.
Qeveria e Durrësit përfaqësoheshe prej Turham Pashës, Imzot Bumçi, Mehmet Konicës, Louji Gurakuqit, Dr. Turtulli edhe Mustafa Kruja. Mjerisht edhe anëtarët të qeverisë ishin të përçarë midis tyre, kështu që Turhan Pasha me Imzot Bumçin, Mustafa Krujën edhe Luji Gurakuqin si edhe Fishtën punonin veçanërisht, Mehmet Konica, Dr. Turtulli edhe Midhat Frashëri, i cili vepëronte nga Svicera me mos mundur të vinte në Paris, punonin veçanërisht. Delegatët të Kollonive të mërgimit punonin edhe ata veçanërisht dyke patur për kryetar Halil Pashën, mjaft i zoti edhe i rahur në çeshtje dipllomatike. Për të sjellë një marëveshje ardhë në Paris Mehdi be Frashëri, Myfit Libohova e Lef Nosi po më kot të gjitha.
Shkaku i mos bashkëpunimit rithte nga të mos besuarit që kishin mbi qeverinë të Durrësit, pas marëveshjes me Italinë që kishin bërë, po dyke gjykuar hollësisht ishte pa dobi ky vepërim i përçarë, se delegatët ishin të lirë edhe përdornin një gjuhë pas nevojës. Lumtërisht që të gjithë ishin në një program edhe në një qëllim. Edhe Esat Pasha nuku largoneshe as pak, nga programi e vepërimi kombëtar, dyke punuar veçanërisht. Nuku duhet mohuar që Esat Pasha i solli sherbime të çmuara atdheut, në Konferancë të Paqës, me qënë që u mbajt hesap që Esati si President i Shqipërisë mori anë në Luftë pranë Aliatëvet.
Kongresi i Lushnjës mbajti 5 dit edhe shtrojti bazat e qeverimit të shtetit gjer të mblidheshe mbledhja kombëtare themeltare. Vendosi që të qeveriset me një Këshillë të Naltë, prej 4 vetash, Kabineti të formohet prej 7 Ministër, Këshilla kombëtare prej 37 anëtarë edhe ndarjen Administratore. Vendosi rëzimin të Kabinetit Durresit edhe zgjodhi një Delegacion pranë Konferencës së Paqës, prej Imzot Bumçit, Mehmet Konicës edhe Dr. Turtulit.
Si u betuan anëtarët të Këshillës kombëtare me vrap zunë nga vepërimi edhe me vota zgjodhë Këshllen e Naltë kësisoj: Akif Pashën, Imzot Bumçin, Dr. Turtulin edhe Abdi Toptanin. Kabineti u formua kësisoj: Sulejman Delvina Kryeministër, Ahmet Zogu i P. Brendëshme, Sotir Peci i Arësimit, Hoxha Kadri i Drejtësisë, Ndoc Çoba i Financavet, Mehmet Konica i P. Jashtme, i Luftës Ali Riza Pasha Kolonja. Për kryeqytet të hë për hëshmë vendosnë Tiranën edhe u vendos që Kuvëndi i Lushnjës të mos përçahet gjer të marë në dorë fuqinë qeveria.
Më 11 të Shkurtit arriti në Tiranë qeveria edhe zuri të vepëronjë dyke organizuar Ministritë e të bënjë emënimet e duhura në Administratë.
Gëzimi ishte i patreguarë në gjithë anët e Shqipërisë, për themelimin të shtetit tonë mbi një program fjesht kombëtar, edhe qarket dipllomatike të botës u pritnë me simpathi të madhe aqe më tepër të Parisit, ku bëri një përshtypje të pëlqverë midis Konferenciarëvet të Paqes. Shenjën të parë e dëftehu Franca e cila dyke hequr ushtërinë, prej Shkodre, ja dorëzojti sundimin qeverisë të Tiranës më 11 Mars 1920.
Njëra pas tjatrës zunë Prefekturat të bashkoheshin reth qeverisë të Tiranës. Korça e cila sundoheshe prej Francezëvet mban një meting të math me mijë burra edhe gra ku kërkojnë bashkimin me Tiranën edhe për të tretën herë u ngrit flamuri kombëtar 26 Maj 1920. Të nesërmet sundimtarët Francezë u dorëzuan sundimin edhe llogaritë Shqiptarëvet dyke uruar që të shohin një Shipëri të lumturë. Rëzuan flamurin Frances në buçim të Bandës « Vatra » me Marssiliezën edhe shkuan me nderime të mëdha nga ana e popullit Korçës.
Kur se vazhdonte gëzimi edhe mirëvajtja e shtetit tonë, pa pandehur, çfaqet një lëvizje me qëllim që të rezonte qeverinë edhe të sillte në fuqi Esat Toptanin. Lumtërisht nuku mundi të përhapet se populli ishte ngopur nga mjerimet që kish hequr, me të këtilla propaganda, prandaj u dërmua përnjerjesh pa gjakderdhje. Pas ca kohe më 13 Qershor u vra Esat Pasha në Paris prej Avni Rustemit edhe kësisoj shpëtojti kombi prej një pretendenti të rezikçme.
Në këtë kohë pëlcet edhe kryengritja e Vlorës kundra Italianëvet. Kryengritja mori një ngjyrë lufte edhe u goditnë Shqipëtarët me Italianët, reptësisht, edhe me humbje të mëdha u thyen Italianët edhe Shqipëtarët zapëtuan qytetin. Pa si u forcuan Italianët i nxuar prapë Shqipëtarët, nga qyteti, po luftërat vazhdonin se ardhë ndihmës nga gjithë anët e Shqipërisë, kështu që qeveria Italiane ardhi në një marëveshje paqësore me qeverinë tonë edhe u bë armëpushim. Më 17 Gusht Vlora ju dorëzua xhandarmarisë edhe sundimtarëvet Shqipëtarë, pas traktatit Italo-Shqipëtar, edhe flamuri u ngrit për mbi Vlorën historike edhe trimnore, në mest të enthuziazmit e në buçim të Bandavet kombëtare.
Me bashkimin të Vlorës Shqipëria mbeti vetëqeverimtare me kufitë të caktuara prej Konferancës të Londrës 1913 edhe nuku priteshe përveç që të vinte një Komisjon, i zgjedhur prej Lidbjes të Kombevet, për të regulluar kufitë strategjike edhe ca pengime të vogëla që qëndronin të pazgjidhura, midis Serbisë, Greqisë edhe Shqipërisë, për mbi çeshtjen të kufivë, aqe më tepër se kishin ngjarë goditje me Sërbët.
Më 14 Nëntor Kabineti i Sulejman Delvinës dha dorëheqjen edhe Këshilla e Naltë i ngarkon barrën Ilias Vrionit për formimin të Kabinetit, edhe si u formua më Nëntor u mbyll Senati i zgjedhur, prej Kongresit Lushnjës, dyke u vendosur me Dekretë prej Këshillës Naltë që të bëhet zgjedhje Parllamentare në Shkurtë 1921. Zgjedhjet u mbaruan edhe më 21 të Prillit çelet i pari Parllament i Shqipërisë me 97 Depytenj edhe si zgjothnë Kryetarë të Parllamentit, Pandeli Evangjelin, si edhe Biroun nisnë nga vepërimet, pa si votuan regullimin të Parllamentit.
Në Korik bëhet një lëvizje në Mirditë nga shkaku i të mos përkujdesurit të Qeverisë, po me këshilla urtësie u qetësua vëndi edhe lëvizja u pushua. Ilias Vrioni dha dorëheqjen të gjithë Kabinetit po Këshilla e Naltë i ngarkojti barën përsëri Ilias Vrionit i cili, dyke përmbledhur nga elementat me të provuar, formojti Kabinetin e dyjtë më 11 Korik edhe mori besimin te Parllamentit, me një shumicë vetash. Pa shkuar as 3 muaj zunë përsëri vërtitjet politike, të parasenave, edhe Ilias Vrioni dha dorëheqjen me gjithë Kabinetin.
Gjendja politike ishte kaqe e përzjerë sa nuku priteshe përveç shkëndisë që të pëlciste ekspllozja, që po zjente, nga bukurirat të politikanëve tanë, të cilët per te mbushur egoizmat edhe inatet vetiake, ose më mirë për Fronat Ministeriale nuku e kishin për as gjesendi se të shkretoneshe Shqipëria. Te vetëqojturat partira politike, Populloreja edhe Përparimtarja, pa nonjë program grindeshin, midis tyre, vetëm e vetëm për fuqinë. Përveç këtyreve partira ishte formuar edhe «Lidhja e Shenjtë» që t’i shenjtronte punërat ca më mirë!
Në të këtillë gjendje ndodheshin qarket politike, në Tiranë, prandaj, për të mos u majisur ca më shumë edhe mos ngjisnin trubullime, preferojti Ilias Vrioni që të japë dorëheqjen dyke shpresuar që me këtë mënyrë do të kulloheshe atmosfera e qelburë. Mirpo ahere u ndjeh kriza më kritike, me qënë që cila parti ishte në pozitë të merte fuqinë në dorë». U menjtuan që për të u qetuar punërat të formoheshe nji Kabinet asjatëre edhe kësisojë Këshilla e Naltë i ngarkoj barrën Pandeli Evangjelit, i cili më 16 Tetor formojti Kabinetin, i bazuar mbi besimin edhe ndihmën të gjithë partive siç i ishin zotuar.
Mjerisht, nuskat politike zunë të lozin në parasenë, dyke patur edhe Këshillën e Naltë që u hiqte spangon, kështu që për të mos u ashpëruar ca më tepër punërat u mbyll Parllamenti. Këto ngjisnin në kohën kur se Konferanca e Ambasadorëve, në Paris, e njojti vetëqeverimin të Shqipërisë me kufitë të 1913 edhe urdhrojti Serbinë që të hiqet në kufitë të caktuara. Komisioni i Lidhjes së Kombevet, për të kqyrur gjendjen të Shqipërisë, arriti më 21 Nëntor, në Tiranë, edhe bukuroshët politikanë vazhdonin grindjen edhe çkatërimet!
Më 6 Dhjetor pra pas mezit natës një shumicë njerës të armatosur, Dibranë, Kosovas etj. rethojnë Hotelin Internacional, ku flinte Kryeministri, edhe prisnin të parën shenjë që të mbushnin detyrën e shenjtë për atdhenë!!! Më ora 2 pas mezit natës ngjiten në dhomë të Kryeministrit Hasan Prishtina, Mustafa Kruja edhe Ramis Daci, të cilët i tregojnë gjendjen kritike edhe bëjnë thirje në patriotizmë të tij për të mos ngjarë nonjë gjakderdhje. Pandeli Evangjeli, si biseduan gjër e gjatë, u thotë që ajy ja ka dhënë doreheqjen Qazim Koculit për të ja dorëzuar Këshillës Naltë.
I falnderojnë Pandeli Evengjelit për shëmbëllën patriotike edhe si bashkohen me Qazim Koculin, shkojnë për të dorëzuar doreheqjen të Kabinetit në dorë të Këshillës Naltë. Këshilla ja ngarkon barrën Hasan Prishtinës i cili formojti Kabinetin. Pa mbushur as 6 dit u shtërngua edhe Hasan Prishtina të japë dorëheqjen më 11 Dhjetor nga shkaku se gjakrat u ndezë ca më tepër.
Gjendja politike kish kapërcyer çukën e krizës edhe duheshe gjendur melemi për të mbajtur gangrenën, të pakën për pakë kohë gjer mos i gjendeshe ilaçi i shërimit, prandaj vendosnë t’i dorëzojnë fuqinë Idomene Kosturit, i cili pranojti barrën dyke mbajtur Kryeministrinë vetë edhe Ministëritë t’i kqyrnin Kryesekretarët, të Ministrive, gjer të mblidheshe Parllamenti, e kësisojë u qetuan gjakrat. Parllamenti u mbloth me nxihtim të math edhe më 24 Dhjetor formojti Kabinetin Xhafer Ypi.
U pandeh që gjakrat u qetuan edhe do t’i jepnin gjithë ndihmën qeverisë për të mbushur nevojat e shtetit, aqe të brendëshmet si edhe të jashtmet, që lypnin një qetësi të plotë edhe bashkëpunimin, mirpo egoistët, intrigantët, ziliqarët edhe çkatëronjësit dëshëronin më mirë prishjen të Shqipërisë se satë mos mbushnin ambiciet edhe inatet vetiake, kësisoj që më 8 Mars 1922 pëlcet një kryengritje e madhe e cila e shpuri gjer në buzë të varrit Shqipërinë!
Në një orë kaqe të deshpëruarë edhe të rezikçme, në të cilën shkonte fati i atdheut, nuku duheshin bisedime edhe këshilla prej të Honxho-Bonxhovet, dyke equr tespijet në dorë po duheshe punë, punë edhe punë! Duheshe një dor’e hekurtë që të munte të shpëtonjë atdheun, nga ky rezik i math, po qysh edhe cili guxonte?
Ahere si nga Zoti i Math i Cili e ka mprojturë edhe shpëtuarë të ngratën Shqipëri, nga shumë reziqe, u çfaq në orizont një djalë i ri, po me një zemër prej dragua, i prikosurë me një mendje të kulluarë edhe i mbushurë plot ndjenja atdhesore mori guximin, dyke vënë jetën e tij në rezik, që t’i dalë ballë e të shpëtonjë atdheun nga ky rezik! Ky ishte një xhen, ishte një shpëtimtar i dërguar prej Qellit!
Ky djal’ i ri, me kaqe guxim, nuku ishte tjatër për veç se Ahmet Zogut!
Ahmet Zogu ishte Ministër i P. të Brëndëshme edhe nuku kishte shumë kohë që kur se ishte kthyerë nga Mirëdita, ku pushojti lëvizjen, edhe nga kufitë Shqiptaro Serbe ku mundi të dërmonjë një trubullim të math, të pregatitur nga andikombëtarët me ndihmën, pa dyshim, të Serbisë. Gjith kësisoj rëmbeu hutën në dorë edhe me trimat e tij, besnikë e luftëtarë, dërmojti këtë kryengritje kaqe të rezikçme për Shqipërinë. Si një leojkë, së cilës duan t’i prishin folenë edhe t’i përçajnë klyshët, u hoth përmbi rebellet edhe i dërmojti. S’ka fjalë se u derth po fort pak gjak, në kryeqytet, po dyke i ndjekur këmba këmbës mundi t’i dërmonjë më gjithë anëtë, ku ishte përhapur kryengritja.
U zunë mjaft nga kryetarët, të cilët u dënuan me mvarje, prej Gjyqit ushtëriak edhe të tjerë u burgosnë. Hasan Prishtina me ca shokë shkuan, me mprojtjen të Përfaqësonjësit të Engliterës, jashtë Shqipërisë. Me këto masa të forta u qetua ç’do lëvizje kryengritëse në Shpipëri.
Edhe gjithë keto lëvizje, andikombëtare, ngjanë në ato dit kur se kishte ardhur në Shqipëri Komisjoni strategjik Ushtëriak për të cakëtuar kufitë Shqiptaro-Serbe edhe Shqiptaro-Greke, pas vendimit të Ambasadorëve të Paqës në Paris.
Parllamenti, me këto ngjarje të vështira edhe të dëmshme, për atdheun, rëzojti nga Këshilla e Naltë Akif Pashën edhe Imzot Bumçin si mprojtës të kundrështarëvet edhe trubullonjësvet. Dr. Turtuli me Abdi Toptanin për të protestuar kundra vendimit të Parllamentit, mbi shokët e tyre, dhanë edhe këta doroheqjen.
Q’ atëhere zuri të mbretëronjë qetësia edhe qeveria të mbushnjë detyrën e saj që t’ u bënjë ballë dëmeve të mëdha, qe i ardhë shtetit mbi krye nga ambiciet edhe egoizmat të kundrështarëvet ose më mirë të dushmanëvet që losnin me fatin të Shqipërisë!
Më 24 Janar 1922 Parllamenti zgjodhi Këshillën të Naltë të përbërë prej Ymer Pashës Vrionit, Sotir Pecit, Refik Toptanit edhe Ndoç Pistulit.
Me gjithë këto ngjarje mos pandehin se u penduan edhe pushuan grindjet. Çaparët edhe nuskat vazhdonin të lozin në parasene, të Parllamentit, edhe në qarket politike. Tani ishte edhe një tjetër çeshtje e cila u hante mushkërinë. Trimëria e Ahmet Zogut, që shpëtoj atdheun, në vënt që t’ i gëzonte i hidhëronte, me qënë se Ahmeti fitojti një famë edhe një simpathi, të patreguarë, në zemër të gjithë kombit Shqipëtar, prandaj kërkonin me lloji mënyra t’ i sillnin pengime qeverisë.
Me qënë se Parllamenti zgjodhi në Këshillën e Naltë Gjon Çoben edhe Xhafer Ypin, Kryeministri dha dorëheqjen më 2 të Dhjetorit 1922, nga Kryeministria vetëm, të cilën e pranojti Ahmet Zogu bashkë me Ministrinë të p. të Brendëshme që kish. Më von u bënë ca ndryshime kësisoj: në vënt të Hysen Vrionit u emënua Milto Titulani Ministër i Drejtësisë, në vënt të Spiro Kolekës, Ministër i p. Botore, u emënua Seifi Vllamasi edhe në vënt të Ismail Haki Tatzatit u emënua Mustafa Aranitasi.
Me gjithë këto ndryshime prapë nuku reshtin kundrështarët. Pengime për mbi pengime i sillnin qeverisë, në Parllament, kur me pyetje për mbi njerën e tjatrën, kur për nonjë ligj xgjatnin bisedimet, vetëm e vetëm për të mërzitur qeverinë edhe pastaj me obstrukcionizmën, për të u vënë kallaj të gjithavet. Obstrukcion kishin dëgjuar nofta vetëm, po nuku ishin enteresuar as pak, Parllamentarët tanë, që vetëm atëhere kur Qeveria del jashtë Konshtutës edhe shkel ç’do të drejtë me këmbë, po jo se u bë nonjë faj, qoftë me dashje ose padashje, nga Ministrit edhe nënëpunësit.
Obstrakcionët janë fort të ralla që ngjasën në Parllamentet Konshtutëse të botës, me qënë se një Obstrukcion i paarësyeshmë nuku ka tjatër qëllim përveç se të iqet Qeveria edhe t’u thotë: Urdhroni merni vëndin tonë edhe mos beni shamatë! Përveç se në Parllament kishte ryrë edhe në Administratat një përçarje e mos bindje disiplinore, edhe për fat të keq kish kallur hundën në ushtëri!
Koha shkonte më kot kur ishin çeshtje me rëndësi për të biseduar e për të gjetur ilaçin të shërimit, të krizës ikonomike në të cilën shkonte Shqipëria.
Për mbi hallet e brendëshme kishim edhe halle të përjashtme me vrasjen të Amerikanëvet, që kishin ardhur në Shqipëri për të vizituar Shqiqërinë e të mernin konçesionë. Qeveria Amerikane u vërtetua plotërisht që qeveria tonë ishte e pafajshme edhe përdori gjithë fuqinë gjer sa vravi ca nga vrasësit, që nuku jepeshin, edhe të tjerët i dënojti me varje. Më 27 Gusht, tek ktheheshin nga Janina, vritet, në prite q’i kishin bërë, Xhenerali Italian Tellini, Kryetari i Komisionit Nërkombëtar për të caktuar kufitë Shqiptaro-Greke edhe Shqiptaro-Sërbe.
Këjo ngjarje e keqe pikëllojti gjithë kombin Shqiptar e ca me tepër Qeverinë tonë me qënë që vrasja u vepërua afër kufisë tonë. Lumtërisht u vërtetua që këjo vrasje ishte vepëruarë me qëllim politik nga të tjerët edhe kësisoj shpëtuam nga nonjë konflikt dipllomatik me Italinë. Shqipëtarët u helmuan pa masë për vrasjen të Xheneral Tellinit, se yshqenin një simpathi të madhe, kundrejt Xheneralit, edhe e qojtnë që vrasja u vepërua më tepër kundra Shqipërisë.
Qarket politike, të Tiranës, bisedonin me nxehtësirë gjendjen të brendëshme pas dëshirave të vetase, për fat të mirë, që të gjithë ishin politikanë të mëdhënj edhe si cilido jepte e merte me theorit’ e tyre, pa patur as parim as program po vetem se jam Popullor ose Përparimtar etj.! Me një fjalë do të gjenjë Babilloninë të gjallë në kryeqytet!
Me Dekret të Këshillës Naltë më 30 të Shtatorit Parllamenti çpërndahet edhe populli thëritet në zgjedhje të rea për një Mbledhje Kombëtare Themeltare që të behen më 17 të Dhjetorit 1923, pas vendimit që ishte vendosur. Çpërndarja e Parllamentit edhe thirja për Mbledhjen Kombëtare Themeltare (Asamblenë) gëzojti gjithë popullin me qënë që me këtë mënyrë do të pushonin grindjet edhe më tjatër anë do t’i hidheshin themelet shtetnore të qeverimit të shtetit Shqiptar.
Kryeministri edhe Ministër i p. Brendeshme, Ahmet Zogu, me këtë rast dha një shëmbëll patriotike, si burrat e mëdhenj, i cili do të mbetet i paharuar edhe një trashëgim në të pritmet qeveritarë edhe politikanë të Shqipërisë. Dyke parë që gjithë lufta edhe veshtrimi i politikanëvet, kundrështarë, ishte drejtuar vetëm kundra tij, Ahmet Zogu nuku qendrojti as pak në menjtim, po, për të mos u pandehur edhe besuar që do të sillte pengime edhe terorizma në zgjedhjet, u largua nga Ministria e p. Brendëshme dyke ja dorëzuar Seifi Vllamasit, Ministrit p. Botore.
Një shëmbëll patriotike dha e një tjatër burrë i shënuar, një javë përpara zgjedhjevet. Ky është Pishkopi Noli. Me qënë që në dorëzimin e tij, në Amerikë, ngjajti një episod me Arqiepiskopin Rus, Aleksandrin, edhe populli fedak Orthodhoks Shqipëtar kishte një pllenk në zemër, pranojti lutjet e popullit edhe kësisoj me ceremoni të madhe u dorëzua, ierarqisht, prej Sh. Tyre Ierotheo, Dhespot’ i Korçës, përpara zyrtarëve edhe një shumicë të patreguarë nga populli. Me të u dorëzuar ju kënduan lutje me titllat që ka Dhespoti i Durrësit.
Enthusiazmi edhe gëzimi ishin të patreguara në zemrat të gjith Shqipëtarëvet, të Krishterë e Muhamedanë, me veprën të shënjtë edhe patriotike që vepërojti Sh. e Tij Pishkopi Theofan Noli, Dhespot i Durrësit.
Mihal Grameno