U pandeh me të vërtetë që u shua zjari, q’ish ndezurë, në gjithë anët e Shqipërisë, po ish vetëm një pandihm, se me të ardhur pranvera e të gjelbëronte gjethi zuri të lëviste prapë kryengritja, ue vitiu 1912. Barbarizmat e tmeruara vepëruar, prej Turqvet, kundra Shqipëtarëvet deshnin shumë kohë që të shërohen edhe harrohen, po gjithë këto Tyrqit, në vënt të gjenin melemin për të mbyllur plagët, përkundrazi kërkonin t’i hapin ca më tepër.
Pas amnistisë në vënt të mbushnin zotimet zunë të ndjekin krerët edhe bajraktarët, të Gegërisë, dyke burgosur ca nga këta edhe me mënyra dhelpërake kërkonin që qysh e qysh t’i përçanin, midis tyre, edhe t’i armiqësonin! Në vënt të ndreqeve të shtëpive të djegura, prej ushtërisë, të rugave, të çelura të shkollave zunë me një reptësi të madhe ç’armatimin edhe të përsëritin ndjekjet e para, kështu që të mjerët Shqipëtarë u shtrënguan të marrin malet për të mprojtur jetën e tyre.
Kryengritja plasi në gjithë anëtë edhe zuri të zgjerohet e në Toskëri, ku kishte ardhur Kapiten Tajari me nipin e tij Tasimin, të ikur prej ushtërisë nga Manastiri. Shtypi European për dita nuku mereshe përveç se me kryengritjen të Shqipëtarëvet të cilën e quanin tani lufta Turko-Shqipëtare dyke treguar trimëritë të Shqipëtarëvet, edhe për herojin më të math kishin trimin burrë Isa Boletinin!
Ushtëria Tyrke për dita po thyeshe nga Shpipëtarët, të cilët në numur 30.000 shpirt po pregatiteshin që t’i rynë Ysqypit. Në Toskëri plasi kryengritja e përgjithëshme edhe qëllonin të marin qytetet. Në këtë kohë vranë komitat Shqipëtarë të tmeruarin Rexhep Palla, i cili vriste edhe priste në Prefekturë të Korçës pa pyetur njeri, me qenë zemra edhe shpirti i Xhemietit!
Qeveria Tyrke atëhere vetëm e kupëtojti që medhelpëritë, të zakonëshme, si edhe me ushtërinë nuku munte te pushonjë kryengritjen Shqypëtare prandaj dërgojti një Komisjon fuqiplotë, nga Stambolli, për të nënëshkruar një traktat të marëveshjes edhe lidhjes midis Turqisë e Shqipërisë.
Komisjoni arriti në Ysqyp ku ardhë dhe përfaqësonjësit e Shqipëtarëvet edhe zunë nga bisedimet. Pas shumë mbledhjeve arrinë në një kupëtim dyke lënë nga Nyjet edhe nga njëra anë edhe nga tjatra. Me një fjalë njiheshe Kryesia e Turqisë po me një Shqipëri Autonome! Kështu pra u pushua kryengritja edhe nuku priteshe përveç që të emëroheshe Guvernatori, prej Stambollit, e të zinin nga vepërimet qeverimtare edhe organizatore. Mirpo pa shkuarë shumë kohë plasi lufta Ballkanike!
Armiqët më të mëdhenj, midis tyre, gjer djethinaj, dyke përfituar nga politika e qelburë Tyrke, e cila kishte 3 vjet me radhë që po përdorte fuqinë kundra Shqipëtarëvet, pernjerjesh u bashkuan edhe lithnë aliancë kundra Turqisë. Ata që dridheshin nga hijeja e Turqisë me të parë që Shpipëtarët, të cilët ishin shylla edhe krahërori, të Tyrqisë, u armiqësuan si kundër edhe frika e Autonomisë Shqipëtare, i bënë që t’i hedhin prapa krahëvet gjithë merite edhe armiqësitë, që kishin midis tyre, e të bashkohen Grëqia, Serbia, Bullgaria edhe Mal’ i Zi kundra Tyrqisë, së cilës i dekllaruan luftë më.
Kohë më të bukurë edhe rast si këtë nuku munt të gjenin kurrë të kurrës Ballkanasit, me qënë që Shqipëtarët ishin tepër të mërzitur nga politika Anadollake, kështu që nuku muar anë në këtë luftë. Se përveç mërzitjes ishin të ç’armatosur, kështu që vetëm një kundërshtim të vogël treguan. Prandaj ushtëritë Grekë, Serbë edhe të Malit Zi nuku gjetnë nonjë kundrështim të math, prej ushtërisë Tyrke, edhe rynë e zapëtuan Shqipërinë me të rënë Selaniku.
Shqipëria po shkeleshe, an’ e mbanë, me nj’anë prej ushtërive Greke edhe me tjatër anë prej ushtërive Serbo-Malëzezë, dyke gjetur pengim edhe kundrështim vetëm në kryeqytetet të Shqipërisë, Shkodrë edhe Janinë, ku lëftonin trimat Shqipëtarë nënë Komandë të dy luftëtarëvet të mëdhenj, Esat Pasha Toptani edhe Esat Pasha Janina, dy herojë të cilët habitnë gjithë botën me burrërin’ e tyre që treguan!
Dëshpërimi pra ishte i pa treguarë nër gjithë Shqipëtarët, për fatin që i priste, po ç’munt të bëniu? Gjithë shpresën e kishin varur tek Perëndia për të mjerën Shqipëri, edhe si të hequr prej magneti drejtoheshin në Vlorë për të gjetur nonjë shpëtim. Plakosnë nga gjithë anëtë të Shqipërisë po as nonjë vendim nuku mereshe prej askujt, për shpëtimin të atdheut, kur se armiqët po shkelnin më gjithë anëtë.
Në ketë kohë edhe gjendje, kaqë kritike e të rezikçme, arriti në Vlorë plaku Ismail Qemali, kështu që gjithë vështrimi ishte drejtuar tek ky plak i rahur me dipllomatinë Europeane, edhe priste shpëtim. Edhe kishte aresye populli që të mvarte gjithë shpresën, tek ky plak i vyer edh’ i ndjerë, me qënë që vetëm mëndja e Ismail Qemalit munte të gjithte një enigmë kaqe të koklaviturë!
Shqipëria po shkonte në orën e fundit të rezikut, se më nj’anë ushtëria Serbe arriti në Durrës, ushtëria Greke po vazhdonte përparimin të saj edhe ushtëria Tyrke, e thyerë edh’ e çkatëruarë, po përmblidheshe në Berat. Nuku kishte mbetur pra përveç Vlorës e cila lidheshe me Gjinokastrën edhe me Janinën dyke ju kundërshtuar ushtërisë Greke pa nonjë shpresë.
Në të këtillë gjendje duheshe mëndje e hollë edhe guxim, prandaj Ismail Qemali si mendonet, vetë vetiu, mblodhi gjithë parësinë, që ndodheshe në Vlorë, edhe si u tregon gjendjen edhe rezikun të math u thotë që melemi edhe shpresa e fundit e shpëtimit qendron këtu: Të çkëputurit të Shqipërisë, nga Tyrqia, edhe prokllamimi i vetëqeverimit të saj si një i pavarure. Menjtimi i Plakut pëlqenet nga të gjithë edhe me gëzim te math nënëshkruhet protokolli i shenjtë!
Atëhere Ismail Qemali përpara popullit proklamon vetëqeverimin të Shqipërisë edhe me duart e tij të çelnikta ngriti flamurin dykrenor të Shqipërisë në mest të enthusiazmit, të pareshturë, të popullit i cili qante nga gëzimi!
Pas 500 vjet, pra, u dërmuan zinxhirat e robërisë edhe atëhere Toskë edhe Gegë, Muhamedanë e të Krishtëre u njojtnë që janë vëllezër edhe bijt’ e vërtejtë të nënës Shqipëri! Q’ atëhere u çporë gjithë dhelpëritë edhe intrigat e armiqëvet, të cilët i kishin përçarë Shqipëtarët, në Turq edhe Kaurë, kështu që e kupëtuan se Shqipëria është një e të gjithëvet pa nonjë ndryshim feje!
Simbolli edhe dita më e shenjtë, kombëtare edhe historike, për kombin Shqipëtar, është edhe do të jetë, sa të rronjë bota, dita e flamurit 28 Nëntor 1912!!!
Formohet Kabineti i parë, i Shqipërisë, nënë Kryesi të Ismail Qemalit kësisoj: Kryeministër Ismail Qemali edhe nënëkryetar Nikolla Kaçori, Ministër Myfid be Libohova, Mehmet Pasha Kalkadeneli, Luigj Gurakuqi, Petro Poga, Abdi be Toptani, Lef Nosi, Midhat Frashëri edhe Pandeli Cale. Me të u formuar Kabineti me vrap Ismail Qemali u bën të njojturë Fuqive të Mëdha vendimin të kombit Shqipëtar edhe u luteshe t’ i mprohen të drejtat e tij në Konferancë të paqës.
Prokllamimi i vetëqeverimit Shqipërisë, i pa priturë edhe i papandehurë, solli një ndryshim të math në qarqet dipllomatike aqë më tepër kur se në Londrë ishte hapurë Konferanca e paqes Balkanike edhe bisedonin për zgjidhjen të kësaj çeshtje. Pas ca dit një vapor lufte Greku bombardojti Doganën e Vlorës dyke bërë të paka dëme. Qeveria tonë protestojti në Greqi, për mbi këtë ngjarje, e cila u përgjigj që gabimisht u vépërua këjo goditje dyke pandehur se flamuri ishte i Tyrqisë edhe jo i Shqipërisë.
Grekrit, për të mos patur marëveshje me Europën, na prenë kabllon, kështu që mbetmë të rethuar, si peshku pa ujë, nga gjithë anëtë edhe ca më tepër ahere kur se kishim nevojën më të madhe që të mësonim gjyqin të fatit t’onë, prej Konferancës së paqes. Vetëm kur vinte nga nonjë anie lufte, për të kqyrun bllokatën, e na jepte nonjë gazetë mësonim edhe neve se ç’beheshe në botë!
Lufta po vazhdonte me reptësi të madhe në fortesat të Janinës, ku, ishte mbledhurë gjithë fuqia Greke për të shtrënguar rënien të Janinës. Po Esat Pasha qendronte i çelniktë me ata burra luftëtarë Shqipëtarë, me gjithë që municionët edhe të ngrënat kishin zënë t’i sosen. Pas shumë luftërave, të repta e të pareshtura dit’ e natë, u shtrëngua të vinjë vetë mbreti, i Greqisë, edh’ atëhere u përsëritnë goditjet më të mëdha, gjer sa mbeti Esat Pasha pa nonjë gjyle e pa bukë edhe kësisoj e dorëzojti Janinën në duart të ushtërisë Greke, 6 Mars 1913!
Me të rënë Janina ju turë Gjinokastrës, Delvinës, Përmetit e Tepelenës, pa gjetur nonjë kundrështim fare, edhe po i afroheshin Vlorës. Atëhere na pushtojti një frikë e madhe, andaj me vrap bëmë një mbledhje me Kosovasit dyke patur për kryetarë trimat burra Isa Boletine, Riza be Jakovën, Zenel be Ipekun, edhe neve gjithë refugjatët e Toskërisë me Salih Butkën, Muharem Rushitin edhe vendosmë që të lëftojmë gjer të mbetet i fundit, për nder të flamurit q’u ngrit në Vlorë, me gjithë që e dinim fort mirë se kundrështimi ynë ishte varrimi i sigurtë! Lumtërisht ushtëria Greke nuku kish urdhër për Vlorën edhe kështu zunë prapë jetën të bllokatës, dyke pritur dita ditën që të nënëshkrueshe paqeja.
Kur se ndodheshim në të këtillë gjendje e dështpërim ardhi në Vlorë, prej Serbie, Fehim be Zavalani i dërguar me një mision te posaçmë nga ana e qeverisë Sërbe. Misioni ishte një proponim q’i bëheshe qeverisë tonë që të rynte Shqipëria në një Konfederacie me Serbinë dyke patur të dy shtetet Kryetar mbretin të Serbisë. Qeveria Shqipëtare nuku e priti këtë proponim nga shumë shkake e kësisoj nuku rynë as në nonjë bisedim për marëveshje.
Të bllokuarë, zumë të ndjejmë mungimin e gjërrave të rrojtjes edhe neve, pa nonjë shpresë që do të hapeshe bllokata. Për fat të keq kishte ca kohë që edhe aniet Greke nuku na vizitonin si përpara, prandaj ndodheshim të brengosur e të mërzitur po ç’munt të bënim?
Në të këtillë dështpërim ndodheshim kur një brëma, errëtë fare edhe gjindja ishte mbyllurë në për shtëpitë, dëgjonet një signall vapori që rynte në liman të Vlorës, më 26 Mars 1913. Ishte mjaft që të çkulët gjithë gjindja e të rëzohet në skelë për të mësuar ç’vapor ishte edhe ç’të rea na sillte. Dritat po llamcin që për së largu dyke i dhënë një bukuri të veçantë, limanit, aqe më tepër ahere kur kish mbeturë, prej kaqe kohë i shkretë. Me të u afruarë heth ankoren edhe dalin me një shallupë me benzinë Petre Goxhamani edhe Petre Kakariqi, nga të cilët mësuam që ishte Yakti i Duk Moanpensierë. Pyes Goxhamanin, shok të vjetër, veçanërisht për Princ Gjikën në ndodheshe në Yakt, e m’u përgjigj që jo, përgjigjie e cila më kalli në dyshim, me qënë që Goxhamani ishte sekretari i Princ Gjikës.
Ramë të flemë po mua nuku më zinte gjumi, kësisoj që pa u gdhirë mirë rëzohem në skelë edhe heth sytë në Yakt, kur shoh që pranë flamurit Engles valonte edhe flamuri i Shqipërisë! Zemra më rihte pa prerë, nga gëzimi, kur pashë edhe flamurin tonë të valonte për mbi Yakt e një mijë shpresa të bukura më shkuan nër mënt, për pritmjen të Shqipërisë. Një shallupë niset nga Yakti edhe me të u afruar sallutonj Princ Gjikën, me të cilin njihesha fort mirë që në Romani. Dalin përjashta e më bën të njojtur me D-rë të Dukës edhe një Oficer që ishin bashkë.
Me pak fjalë Princ Gjika më thotë: I dashuri Grameno, po eq dorë nga kërkimi i Fronit Shqipërisë për të ja oferuar Duk Moanpesierë, trashëgimtar i Burbunevet edhe një nga më të pasurit e Mbretërve të Europës. Fati i ardhi në derë Shqipërisë edhe tani le të përfitojnë Shqipëtarët, se rast të këtillë nuku do të gjejnë. Si ndejmë edhe pakë, në zyrë të karantinës, më mori edhe mua në Yakt ku isha i pari që më paraqiti L. N. Tij Dukës. Më priti me kënaqësi të madhe edhe biseduam për mbi Konferancën të paqës edhe pritmjen të Shqipërisë.
Duka dolli në qytet e vizitojti qeverinë dyke i dhuruarë Bashkisë 2,000 fr. ar për të vobekëtit. Biseduan për mbi ofertën të Fronit edhe të beheshe prokllamimi i Dukës për Mbret i Shqipërisë që të dyjtën ditë. Ismail Qemali, Myfit Libohova, Gurakuqi si edhe që të gjithë Ministrët e populli e pritnë me gëzim, këtë ofertë, po mjerisht nuku dinim as pak frymën e Europës, prandaj u vendos që Ismail Qemali me Gurakuqin edhe Isa Boletinin të vinin me Yaktin në Europë për këtë çështje si edhe çeshtjet të kufivet e të ngriturit të bllokos.
Në Europë nuku gjetnë nga fuqit’ e mëdha që t’ë përkrahin kanditaturën të Dukës edhe kësisoj Fronin e lanë në dorë të fuqive të mëdha. Me përpjekjet e lutjet të Ismail Qemalit, pas 5-6 dit u ngrit bllokata edhe ardhi i pari vapor Italian. Niazi be Resnja, tepër i sëmurë, ardhi nga Berati, në Vlorë, për të shkuar në Stamboll po, mjerisht’ e vranë kur do të ipte në barkë për çeshtje vetjake. Unë me të ndyerin Pandeli Cale shkuam në Itali dyke u hedhur Pandeliu në Svicerë edhe unë në Milano, ku ishte Komiteti Shqipëtar nënë kryesi të Preng Bid Dodes.
Pas përpjekjeve që bëmë që të gjithë, të përndarë në Europë, u mblothmë në Vlorë dyke pritur xbrazjen të Shqipërisë prej ushtërive lëftonjëse. Me qënë që Gjinokastra ndodheshe në rezik shkuan në Europë Myfit Libohova me Petro Pogën, Reuf Ficon edhe Thoma Papapanon për të protestuarë kundra kërkimit të Greqisë.
Shkodra qendronte e rethuarë edhe e bombarduarë, dit’ e natë, po luani Esat Toptani qendronte i patundurë edhe që nga Taraboshi edhe nga Bardica i shtynte armiqët. Me rethimin e Shkodrës mbeti Europa e habitur edhe gjithë qarket ushtëriake edhe dipllomatike çuditeshin me guximin edhe trimërinë të Esat Pashës, i cili me një grusht Shqipëtarë mori një famë të madhe edhe nderojti gjithë kombin Shqipëtar!
Mirpo goditjet e repta e të përditëshme zunë t’ja sosin municionet Esat Pashës, edhe të ngrënit arriu kaqe pak sa ¹/₄ t’ i jepte ushtërisë, sa për popullin ¹/₁₀ nuku i vinte, përveç të tjeravet sende të nevojshme që i ishin sosur! Me gjithë këto herohji i Shqipërisë nuku tundeshe po, si një Kapitan anie që vështron mbytjen edhe ri i patundur mbi detyrë, kërkonte që të qendronjë gjer në orën e fundit, për të mbushur detyrën ushtëriake edhe Shqipëtare!
Vetëm atëhere kur e pa që gjindja vdiste nga urija edhe yshqeheshe me rënjë bimë e pemësh, ushtëria arriti me ¹/₈ të të ngrenit municionët u sosnë krejt edhe ç’ do shpresë ndihmë ishte e prerë që t’ i vinte, nga gjekundi, atëhere edhe vetëm atëhere vendosi Esat Pasha që t’ e japë Shkodrën, në dorë të armiqëvet, më 23 Prill 1913!
Shkodra vërtet ra, po Xhenerali i math, Esat Pasha Toptani, nuku e dha! Bëri marëveshje me armiqët, me konditë, që të jetë i lirë që të hiqet me ushtërinë, në Tiranë, edhe kësisoj ditën 23 Prill pas një rethimi prej 7 muaj, dyke lëftuar si burrat më të mëdhenj të botës, dolli me nderime të mëdha, nga ana e armiqëvet, dolli nga Shkodra jo si i mundur po mundës!!!
Pa si ndenji ca kohë në Tiranë edhe mori vehten, pas kaqe të vojtura, ardhi në Vlorë edhe për hir të atdheut pranojti të rynjë në Kabinet dyke marë Ministrinë të punëravE Brendëshme. Gëzimi ishte i patreguarë në zemrat e popullit, për këtë marëveshje e cila siguronte pritmjen e lumturë për Shqipërinë, po ky gëzim ishte i shkurtër se me vrap zunë mjerimet! Si
Mihal Grameno