Krye e II. Plasja e kryengritjes

Më të u përndarë Bedri Pejen që të nesërmet e burgosnë kur pregatiteshe për të u hedhur në Rumani, Bektashi me Bakinë shkuan për në Vlorë me anën të Korfuzit, ku do të qendronin 2-3 dit për të u bashkuar e biseduar me Ismail Qemalin, Gurakuqin e të tjerë Shqipëtarë që n lodheshin atje. Hil Mosi shkojti për në Shkodrë edhe unë për në Korçë.

Gjithë udhës po menjtonesha për barrën e rëndë që kisha marë, aqë më tepër që në këto kohëra ndjenjat e nxehta ishin ftohur edhe ishin larguar nga atdhetarët, më të shumët, me mbylljen të shkollavet, shoqërivet edhe ndjekjevet të kombëtarëvet. Arriva në Selanik edhe u bashkova me Myftarin po nuku i çfaqa qëllimin, dyke i thënë që si të vete në shtëpi të shohim ç’vendim do të miret.

Në Manastir ku kisha një shpresë të madhe më dolli e krimburë. I ndyeri Telemah Gërmënji më thotë që Themistokliu, vëllaj i tij, ishte hedhur për në Bullgari e q’andej do të ktheheshe në Shqipëri. Arriva në Korçë edhe zunë të më pyesin për të reat e Stambollit. Në Stamboll, u thashë, këtë kupëtova që gjithë fuqi edhe nuku është çudi të shohim një lëvizje të përgjithëshme edhe neve të mbetemi për turp të botës!

Që të gjithë psherëtitnin po duheshe punë e jo fjalë të thata. Atëhere u thom vetëm shokëvet, luftëtarë, të vjetër edhe mblidhemi që të vendosim programin. Mblidhemi edhe formojmë një komitet, i përbërë prej meje, Tefik Panaritit, të ndyervet patriotë Vangjel Gjika e Ferit Frashëri, Goni Katundi, Jaup Dishnica, Lambi Bimbli, të ndyetët e të pandarët Kristaq Aristidhi, Gaqi Thanas Viso e Qamil Panariti, Doktor Hakiu, Lazo Progri, Skendo Pojani, Stavre Karoli, i ndveri Aleks Koçi, Nepsi Kerenxhiu, Shaban Plasa djaloshi Gavril Pëppo, Stefan Kondillari etj.

Në Devoll ishin vepëronjës Mehmet Bidincka, Istref Verleni, Ali Çaush Verleni edhe i ndyeri Ali Mengulasi. Në Starovë Jashar beu edhe në Kolonjë Salih Butka, i ndyeri dëshmor Qani Ypi, Xhezo beu e të tjerë.

Vërtet këjo punë u regullua po duheshe vënë në vepërim e në lëvizje programi, se për fat të keq neve Shqipëtarët i harojmë shpejt zotimet edhe fjalën, kështu që punën e barrën më të rëndë e muarm, unë, Vangjeli, Feriti, Goni, Jaupi, Skendoja, Stefani edhe Qamili. Duheshe një marëveshje e plotë më gjithë anët që të jepnim, në një kohë të caktuar, një shenjë për lëvizje kryengritëse. Të holla na mungonin prandaj vendosmë të dërgojmë të ndyerin Stefan Kondillari që të miret vesh me Beratin, Vlorën, Gjinokastrën, Frashërin e viset e tjera.

Çdo nisje është gjysm’ e punës e mbaruarë, kështu që nisa unë i pari! Pagova qiraxhinë gjer në Berat, për të ndyerin Stefan edhe i dhashë shifrën, të marëveshjes, e cila ndodhet edhe sot e shkruarë në dollap, në shtëpinë tonë. Duheshin spenzime për udhëtimin në Shqipëri edhe që të hidheshe në Korfus të kupëtoheshe me Ismail Qemalin, Gurakuqin, Pandeli Calen e të tjerët që ndodheshin atje. Spenzimet u bënë prej gazetës time «Koha» dyke mbledhur pajtimet, të cilat u bashkuan edhe këto me të tjerat për atdhenë.

Letrat e Stefanit na gezonin, që tekdo mbretëronin dëshira e nxehtë për qëllimin e shënjtë. Kësisoj na shkruante edhe nga Delvina, i kthyer nga Korfuzi, që po marrin masat e duhura për të kallur armë në Shqipëri, nga Korfuzi edhe pastaj të pëlcasë kryengritja! Mirëpo ditët shkonin, Themistokli Gërmënjin e zunë në Delvinë edh’ e dërguan në burg të Janinës kështu edhe Kolë Rodhen me Vasil Tromarën i burgosnë në Gjinokastrë. Nonjë shenjë nuku dukeshe q’ as gjëkundi. Neshat be Vrioni me të ndyerin Ferit Lumanin vinë nga Berati që të mësonin ç’ bëheshe në Korçë. U thamë që jemi gati po ata ç’ presin, kur se as nonj vënt nuku ka si pengimet e Korçës me qarket e sajë ?

Duheshe nisja, të cilën as një nuku guxonte, prandaj u mblothmë në një qark të ngushtë edhe u vendos që Korça të japë shenjën e parë. Flamurin pra të kryengritjes e rëmbyen Doktor Haki Mborja Vangjel Gjika, Dervish Ibrahimi edhe Nepci Kërënxhiu dyke marë malet përpjetë, më 16 Qershor kur Sulltan Reshati ardhi në Manastir.

Këjo nisje bëri një bujo të madhe në të gjithë anët e Shqipsrisë edhe ca më tepër kur duallë, pas një javë, Qamil Panariti, Lambi Bimbli, Sabri Lamariti, Kostaq Kosturi, Odhisea N. Kotta, Tushi Krastafilaqi, Kristaq M. Furxhiu, Nuçi V. Lapi, Fetah Qinami e të tjerë. Armët më të tepërtat dhamë ata që kishim, Qamili dy, unë dy bashkë me gjithë takëmin të komitarisë, për të cilat më qan zëmra edhe sot, Fëriti dy, Kristaqi një, Sabriu dy, Jaupi një, Skendoja një, Goni dy e kësisoj zumë mblithnim për të tjerët. Të holla për të i veshur te pakën me guna edhe opinga, hë për hë, shtimë si cilido pas fuqisë.

Po të holla dusheshin pas këtaj më shumë edhe zumë të mbledhim nga atdhëtarët që nuku trazoheshin në lëvizjen kryengritëse. Sjell nër mënt këto emra : Spiridon Ilo 15 lira, Selim Mborja 10, Stavre Karoli 15 lira, Fuat be Frashëri 10 lira edh’ u zotua të na dërgonte 5-6 Tugra, Nikollaq Zoji 15, Aleks Koçi 15, Mahmut be Pojani 10, Jorgaq Raci 10, Thodhoraq V. Mano 10, Kostaq Fundo 10, Lytfi be Zavalani 10, Vangjo K. Turtulli 10, Viskë Gorguzi 10, Nikolaq Vangjeli 10, Miljadhi Adham 7, e shumë të tjerë, të cilëvet helmohem që nuku u sjellë emrat nër mënt.

Qani be Dishnica zuri të mblethë edh’ ajy midis të njohurvet si në Korçë kështu edhe në Starovë. Të tjerë gjetkë për të përmbajtur Komitetin. i cili kish harxhe të mëdha se për dita po shtoheshin komitat, kështu që duheshin veshur e armatosur.

Gegëria gjithë me malësin’ e Shkodrës ishin në kryengritje të plotë, e cila tani kishte shtruar edhe një program kombëtar, dyke kërkuar autonominë të Shqipërisë me një Guvernator prej Sulltanit. Edhe në Toskëri zuri një lëvizje më gjithë anëtë po organizimin qysh u bë nuku e dimë, prandaj na lëmë dijesvet edhe atyre që muar anë në këto lëvizje kryengritëse.

Komiteti i Korçës dyke u forcuar dërgojti, në Stamboll, Aleks Koçin për të dërguar Çerçizin këtu që te hidheshe në Gjinokastrë e gjetkë për të vepëruar. Çerçizi dyke marë edhe Myftarin, nga Selaniku, arriti në Korçë më 15 Korik ditën që martohesha unë dyke shpresuar që me mënyrën të martesit do të shpëtonja nga verejtja e qeverisë. Si ndejnë tri dit, në shtëpinë tonë, edhe biseduam gjër e gjatë shkuan për në Gjinokastrë, dyke ju dhënë nga arka e Komitetit 50 lira përveç spenzimeve. Veç këtyreve të holla u dha edhe Lambi Ramizi një sumë.

Në Korçë plakosi një ushtëri e madhe edhe gjithë qyteti u rethua an’ e mbanë edhe u deklarua rethimi ushtëriak. Më 21 Korik që me natë na ruanin edhe me të dalë nga shtëpitë na shpinin në Yqmet, ku, si na kërkonin gjithë robat e trupit e na pyesnin për emrat, na klisnin në burg. Atje po sillnin një nga një prej nesh ku përshëndosheshim, midis tonë, po mjerisht ishin edhe ca të pafajshmë si Idhomenea e Kristaq Kosturi.

Nga Devolli suall në burg Mehmet Bidinckën bashkë me të dy bijt’ e tij Hasanë edhe Haxhinë. Istref Verleni, i cili si për çudi kishte shpëtuar nga vdekja, kishte shkuar me Ali Çaushin për të blerë armë nga Bullgarët po ushtëria u kish bërë prite edhe Ali Çaushin e vranë edhe Istrefin e zunë të gjall. Trupi i tij nuku ishte përveç plehë edhe gjakrat i rithnin nga të rahurit q’i bënë 3 dit e tri net! Pastaj të lidhur e suall në burg bashkë me Reufin, vëlla me dëshmorin Ali Çaushin.

Kësisoj u mblothmë në burg 26 shpirt si suall e

Themistokli Gërmenjin lidhur, nga Janina e Dervish Hajderin, sot Baba në Teqe të Turanit Korçës. Ishim pra këta, me sa sjell nër mënt, të burgosur: Unë, Tefik Panariti, Ferit be Frashëri, Idomenë Kosturi, Mehmet Bidincka me Hasan e Haxhiuë, Stavre Faroli, Jaup be Dishnica, Kristaq Kosturi, Skendo be Pojani, Baba Hajderi, Themistokli Gërmenji, Istref Verleni, Kristaq Aristidhi, Reuf Verleni, Bido Tepelena, Gaqi Thanas Viso, Dervish Ibrahimi, Rexhep Vinçani edhe Alim Tragjasi, nga Vlora. Ishin pastaj një rojtës në çifliq të Pandeliut, lopëçari i Burgalecit, një xhandërma nga Taçi, një çoban q’e kishin marë udhëheqës.

Me një fjalë shpirti edhe zemra e lëvizjes kombëtare, jo vetëm i Korçës po edhe në viset e tjera, ndodheshe në burg. Dëshpërimi i të jashtmevet ishte i math shumë edhe frika u kish mbirë në zemër. Një nga vëllezërit tanë, të Komitetit, Goni Katundi mundi të shpëtonjë, nga burgu, dyke u fshehur po nuku munte që të punonte dot. Në burg na vunë në një vërejtje më të madhe dyke na përndarë në për kaushet nga 2-3 me urdhrin që të mos kuvendonim midis nesh.

Mbi gjithë këto u kish rënë në dorë një letrë e shifruar drejtuar mua, nga Gjinokastra. Më nxjerin nga burgu në Yqmet, në dhomë që ishte ngrehur enkas për neve, prej rethimit ushtëriak, për të na bërë hetimet më kallin brenda kur shoh që ishin 8-10 Oficerë, Pyetësi, edhe Lytfi be Zavalanin, të cilin e kishin marë për përkthenjës (terxhumah). Pyetësi më tregon një thirje të Komitetit, botuarë në gazeta «Koha» edhe më thotë që përse e botova?

I thashë që e përktheva nga gazetat tyrqishte edhe gërqishte me qëllim për të i hequr vërejtjen qeverisë që të marë masat e duhura. Oficerët tundnë kryet me një qeshje të mvrojturë. Mirë fare, thotë pyetësi, po kur qënke kaqë dashëmirë i qeverisë lëçite edhe tregona ç’të shkruajnë në këtë letrë, se s’ka fjalë që vetëm tinë e kupëton.

Mar letrën e me të shtënë sytë e njojta shkrimin, po dyke e vertitur u thom: plitkua si edhe letra janë për mbi mua po unë nuku e njoh këtë shkrim si kundër as këtë gjuhë, me të cilë është shkrojturë, nuku e kupëtonj.

Atëhere ngrihet me zemërim një Kolonel (Bimbash) e dyke më treguar ca shkopinj të njomtë më thotë: A i sheh këta shkopinj? të gjitha mbi kuris tënt janë për të u thyer po trego të vërtetën, se tinë edhe tinë je kryeja i këtyreve trubullimeve që vepëronen në Shqipëri!

Dorën e kini të gjatë edhe munt të më bëni ç’të doni, u thom, po dijeni këtë që unë as fajtor jam as letrën nuku e mar vesh kush ma dërgon.

A qen ore qen, më përgjigjet, do të veshtrosh tinë edhe vrapon tek dera për të thirur një ushtar që të më rinte kur një tjatër Oficer m’i math, prej të shtetit Madhor, e ndalon edhe mblidhen që të gjithë, në një qoshe të dhomës për të biseduar. Dyke mbetur vetëm me Lytfi benë më thotë: mbaju burrë Mihal se pastaj litarka të pret! Le të bëjnë si që të duan Lytfi be, në dorë më kanë, po unë jam i pafajshmë. Pa dyshim që druhesha e nga Lytfi beu edhe nga cilido që të ishte.

Si biseduan midis tyre kthenet, pranë meje, Oficeri i shtetit Madhor e më gjuhë të ëmbëlë, se dukeshe që kishte një arësim të naltë, më thotë: Grameno Efendi tinë je një gazetar edhe është turp që të rihesh, prandaj tregona për letrën kush ua dërgon, me qënë që juve nuku u ngarkonet nonjë faj. Tregona që cili është shkronjësi i letrës ose në mos e njihni mbi cilin kini dyshim?

Besomëni, në kini Perëndi, u përgjigjem, që nuku e njoh as shkronjësin as gjuhën të letrës, po s’ka dyshim që letra më është dërguar mua me qëllim që të më humbasin. Si gazetarë kam bërë edhe armiqë, edhe dyshimi tim qendron vetëm me Propaganda Greke, e cila më ka hale në sy, me qënë që i kundrështonem në qellimet që yshqen kundra mbretërisë tonë!

Dyke parë që nuku nxirnin nonjë tjatër fjalë më dërgojnë prapë në burg, po më thonë kësisoj: të lemë të menjtonesh mirë se nga këjo nuku ke shpëtim.

Kur ryra në burg shokët po prisnin me padurim, edhe mjaft të frikësuar, të mësonin pësimet e mija, po unë që në porta zura të shanj ata që më kishin dërguar letrën. S’duhet thënë që as shokëve nuku u tregova për shifrën sa kohë që ndejmë të burgosur, me gjithë që i ndyeri Themistokli e kupëtojti që do të ishte nonjë letrë e shifruar.

Gjendeshim pra në një gjendje të keqe shumë, po me gjithë këtë nuku dëshpëroneshim edhe menjtonim që me çfarë mënyrë munt të delnim nga burgu se ishim sigur që do të na dënonin rëndë. Direktori i burgut ishte Take Talaj, me të cilin njiheshim edhe kishim që të gjithë miqësi po jo të përzjerë në çeshtjen kombëtare, gjer në një besim të plotë. Me gjithë këto i çfaqim menjtimin dyke i proponuar kryesinë që do t’e kish ay, kështu që do të mbeteshe i pavdekur në histori të Shqipërisë, për një veprë patriotike si këjo.

Në krye Takeja u zëmërua edhe nuku afroheshe gjëkundi, po pastaj, dyke i treguar neve famën që do të mirte edhe shërbimet e mëdha që do t’i sillte atdheut, pranojti të bënim këtë goditje. Vendosmë pra që nesër brëma të zëmë rojtësit e xhandarmarinë të burgut, të cilët do t’i mblithte Takeja që t’u jepte nonjë urdhër gjësendi, edhe do t’i mbyllnim në burg edhe neve gjithë, sa që ndodheshin të burgosur 135-150 shpirt, do të shkonim për në Ersekë, ku kishte mjaft municione.

Pllani ishte prementuar fort bukur, po fat’ i zi nuku na ndihmojti që t’e vinim në vepërim. Një gjemë nga më të këqiat e të tmeruarat ngjajti atë mëngjes pa u gdhirë mirë. Çetat e Qamil Panaritit edhe Spiro Bellkamenit ishin bashkuar në Frashër edhe kishin ardhur në Orman Çiflig, gjysmë ore lark Korçës me qëllim që të mireshin vesh edhe t’i binin burgut. Këto po menjtonin trimat e Shqipërisë, edhe flinin me këto ëndëra të bukura pa shkuar nër mënt që një ushtëri e madhe i kish rethuar natën!

Kur zuri të hapeshe dita karaulla veshtron që ishin trathëtuar edhe rethuar, prej ushtërisë, kështu që vrapon të lajmëronjë shokët. Xgjohen të tmeruar edhe kërko në të zënë nonjë vënt të fort, me qënë në fushë të hapet, po zjari hapet nga gjithë anëtë edhe kësisoj dyke lëftuar arrinë në kënetë. Të mbytur në baltra muntnë të hidhen përtej, po për fat të zi jo të gjithë! Duheshe vaditur dheu i Shqipërisë me gjakun e vyer, të bijvet saj, për të shenjtënë liri!

Kristaq M. Furxhiu, Nuçi Lapi, Pajazit Rehova, Kostaq Spiro Kosturi, Odhisea N. Kotta edhe Tushi Krastafilaqi ranë dëshmorë për mbi alltarin të atdheut!!!

Dita pra 28 Korik 1911 do të jetë një ditë e zezë, po edhe një ditë historike për Shqipërisë!

Alim Çelo Trajazin, i cili ishte nxënës në Korfuz edh’u shoqërua me Spiron e Mihal Belkamenin kur u hodhë në Shqipëri, e zunë në një fshat ku kishte mundur të shpëtonjë nga lufta, e zunë të gjallë edhe e suall në burg bashkë me neve.

Q’atë ditë u rethua edhe burgu me ushtëri, kështu që pllani ynë mbeti i pambushur. Zumë nga ankimet në Stamboll po përgjigjeja ishte që, punën tonë, do t’e kqyrnjë drejtësija. Me gjithë këto nuku dëshpëroneshim as pak, përkundrazi gëzoneshim kur mësonim që lëvizja kryengritëse po perhapeshe në gjithë anët e Toskërisë.

I pavdekuri patriot e dëshmor Memdu be Zavalani ishte hedhur në anët e Përmetit edhe me Mehmet Pavarin kishin regulluar shumë mirë çetat edhe lëvizjen. Dyke u bashkuar e me çetat e Delvinës, nënë kryesi të Nafiz Aderit nga Palavlia, qëllonin të goditnin Përmetin edhe t’u vinin ndihmë Gjinokastritëve, po, mjerisht ushtëri e madhe ish dërguar e në ato vënde, kështu që në një luftë që bënë për mbi Pangri ra dëshmor Nazif Haderi, dyke lëftuar burrërisht për të shpëtuar gjithe shokët!

Kryengritja pra e madhe e Gegërisë, si edhe përhapja që po merte në Toskëri, e shtrënguan qeverinë Tyrke të menjtonet që të përdorë tjatër mënyrë, për pushimin të kryengritjeve. Si e pa që me gjithë ushtërinë të madhe, që dërgojti, si e me masat barbare që u vepëruan, kundra Shqipëtarëvet, nuku munte të sjellë nonjë dobi vendosi të dërgonjë Komisione paqësore edhe këshillonjëse, prej Shqipëtarësh, që të bindiu Shqipëtarët që të mos vazhdojnë me armë në dorë të lëftojnë kundra qeverisë.

Në Toskëri u emëruan edhe dërguan Fejzi be Alizoti edhe i ndyeri patriot Abdyl be Ypi. Shetitnë Çamërinë, Labërinë edhe pastaj ardhë në Korçë. Tekdo kishin pushuar kryngritjet, në Toskëri, me amnistinë që dhanë edhe me zotimet të qeverisë Tyrke — si nga hera — që paskëtaj do të mbushen, plotërisht, kërkimet edhe të drejtat e Shqipëtarëvet.

Fejzi beu me Abdyl benë ishin nga Shqipëtarët, të cilëvet nuku munt t’u mohonjë patriotizmën, kështu që nuku kishim nonjë dyshim përveç asaj që i shërbenin edhe qeverisë. Na vizituan në burg dyke na thënë që do të përpiqen edhe për lirimin tonë, pa si tani qendron në dorë të drejtësisë, po të jemi sigur që për së shpejti do të lironemi.

Mbi emër të shokëve u përgjigia kësisoj: U njohim fort mirë që jini kombëtarë po sot jini dërgatës të qeverisë prandaj u lutemi t’i thoni qeverisë që edhe pas të liruarit prapë burgu do të na presë. Sa për lëvizjen kryengritëse që e pushuat, Z. uaj, jini të gabuarë, se ajo do të përsëritet edhe xgjerohet më tepër sa kohë që qeveria nuku na jep të drejtat tona.

Atëhere i ndyeri Abdyl be tepër i hidhëruar thotë: Ç’munt të bënim tjatër kur se nuku gjetmë gjekundi nonjë organëzim siç duhet? Dëshpërimi edhe mosmarëveshja mbretëronte kudo se ja edhe juve po ndodhi të burgosur!

Jemi të lumtur, thotë Fejzi beu, që fituam amnistinë e për Toskërinë, e cila ishte dhënë vetëm për

Gegërinë, se tjatër soj do të jepeshin vetë edhe të na mbeteshe një turp i math gjithëvet.

Si biseduam mbi rjedhjet e ditës, atdhetarisht, shkuan edhe ardhë pas 3-4 dit kur muar lamtumirë se shkuan për në Stamboll. U përpoqnë me gjithë fuqin’ e tyre, për lirimin tonë, po më kot se drejtësia (Adlia) vinte pengime, kështu që ditët shkonin edhe pas tyre shkonin edhe javët e muajt.

Për fatin tonë ardhi në Korçë një korespondent i «Tajmsit» Londrës, Z. Guod, i cili na vizitojti në burg i bashkuar prej Z. Kenedy edhe prej Prokurorit me dy anëtarë të Gjykatores. Na pyeti edhe mori shënimet e duhura, kështu që me të vajtur në Manastir ju qa Valiut edhe Stambollit për mbajtjen tonë në burg, kur se ata që kishin rëmbyer armët u falë.

Nuku shkuan shumë ditë kur na liruan më të shumët, pas 5 muaj burgimi edhe mbajtnë Tefik Panaritin, Themistokli Gërmënjin, Dervish Ibrahimin, Ferit benë, Istref Verlenin, Alim Trajasin edhe Xhandarin akoma edhe tri muaj. Veç këtyrevet mbetnë në burg edhe Shpatarakët që nënë kryesi të Sadik Zashit, dërguar prej Korçe, goditnë Postën të Elbasanit.

Kësisoj mori funt kryengritja e vitit 1911 dyke u pandehur që qetësia do të zotëronte paskëtaj.

Pjesa e radhës
Krye e III. Lufta Ballkanike edhe vetëqeverimi i Shqipërisë