Pa si fati e rrojti kaqë vite këtë librë historike « Kryengritja Shqipëtare » e cila mbaron me dhënien të Konshtutës Tyrke, 1908, e quanj të nevojshme edhe të dobishme që të rëfenj, me pakë fjalë, vazhdimin të kryengritjes shqipëtare pas lirisë Tyrke, dyke marë edhe unë anë, pas fuqisë t’ime.
Me anën të këtij shtimi dëshëronj që t’u lehtësonj udhën e duhur historishkronjësvet, të cilët kanë për të plotesuar, pa dyshim, historinë të re të Shqipërisë, kështu që nga shënimet t’ime, do të gjejnë burimet edhe lehtësirat, per të mbushar veprat e tyre të mbaruar.
Jo më pak që edhe nxënësit e këndonjësit do të përfitojnë shumë, se me anën të këtij shtimi janë për të ndrituar mjaft mbi rjedhjet kryengritëse, të Shqipëtarëvet, për të fituar lirinë.
Me të u dhënë liria, në Tyrqi, Shqipëtarëvet e mjerë, të dëshëruar e plot etje, për këtë liri, me vrap edhe si të dehur u hodhë në fushën e luftës, për të ndrituar kombin e tyre fatzi me anën e diturisë! Se më fatzi se kombi Shqipëtar nuku jetonte as nonjë komp tjatër, në Imperatorinë Tyrke, me gjithë që kombi Shqipëtar kishte qënë shtylla edhe ajy më besniku i Tyrqisë. Gjaku i vyer, i kombit Shqipëtar, që ishte derdhurë si rëke edhe pa reshturë për Tyrqinë, prej 500 vjet, nuku ka rëfim as në historinë të përbotëshme që t’e ketë shëmbëllyer tjatër komp!
Mjerisht, Tyrqit, në vënt të mirënjojtjes, ua çpërblyen Shqipëtarëvet me ato më te këqia e të tmershme vepra. Përdorë gjithë mënyrat dhelpërake edhe të dobëta me qëllim që të çkombësonin kombin Shqipëtar, edhe me të vërtet, dale nga dale, i arrinë këtij qëllimi se në këto 500 vjet arrinë Shqipëtarët të përçahen, midis tyre, edhe të mohojnë kombësin’ e tyre.
Vitet edhe Shqipëtarët, të narkosur, flinin gjumën e vdekjes, në te cilin i kishin shtënë Tyrqit, edhe fort rall xheku ngjalleshe nonjë dërgimtar, për të u kujtuar Shqipëtarëvet që të zgjohen e të kupetojnë se janë, që të gjithë, vëllezër edhe bijtë të një kombi trim edhe fisnik! Po që të gjitha ishin te kotta, këto predikime, se Shqipëtarët flinin gjumën e qetë gjer më 1878, kur Konferenca e Berlinit krastite tokat e stërgjyshërvet t’anë, dyke ua dhuruar fqinjëvet!
Atëhere edhe vetëm atëherë zunë të shkunden nga drunjësia edhe të hapin sytë e të shëkojnë rezikun e math, në të cilin shkonte Shqipëria, kështu pra filluan, ne Stamboll, të parën shoqëri diturake për xgjimin të kombit, dyke shtypur libra në gjuhën shqipe. Në krye qeveria Tyrke i përgëzojti Shqipëtarët, për udhën që nisnë, edh’ i sigurojti për përkrahjen të saj, mirpo, pa shkuarë as pak, me të parë përparimin që mori gjuha shqipe edhe ndjenjat kombëtare, që përhapeshin nër Shqipëtarët, zunë ndjekjet e repta, burgimet, mbylljet e shkollavet edhe gjithë të këqiat kundra Shqipëtarëvet!
Lumtërisht, fara e mbjellë zuri rënjë edh’ u përhap në vëndet e huaja ku jetonin Shqipëtarë, kësisoj botoheshin libra, gazeta e të përkohëshme, të cilat i kallnin fshehtazi ne Shqipëri. Po me këtë mënyrë ishte e pamundurë që të sillnin nonjë pemë te dobishme e të plotë, prandaj më 1905 u fillua i pari komitet kryengritës Shqipëtar, në Manastir, i cili shtrëngojti Tyrqinë të japë Konshtutën më 23 Korik 1908.
Me të u dhënë liria me vrap Shqipëtarët zunë të punojnë me nje zell te math dyke çelur klube, shkolla e dyke botuar gazeta e të përkohëshme. Klubi i Manastirit, i cili u fillua i pari, mori nisiativën të nevojshme e të dobishme që të thëresë gjithë Shqipëtarët, të Shqipërisë edhe mërgimit, në një Kongres kombëtar, në muajin Dhjetor 1908, për të biseduar edhe vendosur çeshtja e abeçesë.
Këjo veprë e Klubit Manastirit me përpjekjet të Fehim be Zavalanit, kryetarit edhe Gjorgji Qirjazit do të mbetet historike edhe nuku ka nevojë lëndimi. Ky Kongres mundi të përmbledhë, pas 500 vjet, Delegatët që përfaqësuan gjithë kombin, nga gjithë anët e Shqipërisë e të mërgimit, në një bashkim, në një dashuri e në një vëllazëri të pandarë, pa ndryshim feje. Gëzimi i këtij Kongresi nuku tregonet dot, i cili, për heren e parë, permblithte Toskë edhe Gegë, Muhamedanë, Katholikë edhe Orthodhoksë në një bashkim e një qëllim!
Përveç Abeçesë Kongresi votojti edhe çeljen të një shkolle Normale në Elbasan. Për natë do të mblidheshin në një tryezë, të ftuar kur prej një anë kur prej tjatre, dyke dëfryer Dëlegatët si vëllazër, plot enthusiazmë e këngë kombëtare.
Përveç këtyreve shërbime, q’i solli Kongresi atdheut, i solli edhe një tjatër shërbim më të math, çeshtjes tonë kombëtare. Qarket dipllomatike, të Europës, u enteresuan tepër për këtë Kongres edhe shtypi të meret gjër e gjatë me lëvizjen Shqipëtare, e te botonjë artikulla me rëudësi, prej njerës njojtës mbi historinë të Shqipërisë.
Tyrqit dyke parë përparimin të Shqipëtarëvet zunë me vrap nga dhelpërit’ e zakonëshme, për të ndaluar e përçarë nga ky qëllim e përparim. Në krye nxuar një farë Shqipëtar të blerë, i qojtur Arif Hiqmeti bashkë me ca shokët e tij dyke çpallur një Abeçe, me shkronja Arabishte edhe botuan një gazetë, të përmbajturë, pa dyshim, prej qeverisë Tyrke.
Dinakeja qeveri Tyrke, si kurdoherë, zuri të enteresohet mbi këtë çeshtje edhe të çfaqnjë hidhërimin të math, gjoja, që ndjente për mosmarëveshjen midis Shqipëtarëvet, mbi çeshtjen të Abeçesë. Çfaqi pra hidhërimin qëështë e shtrënguarë të ndalonjë gjuhën shqipe, në shkollat zyrtare, gjer në një vendim tjatër.
Protestimet qe rithnin si breshëri, nga gjithë anët e Shqipërisë si kundër edhe mitinget nuku mereshin nënë vështrim, në Stamboll, prej qeverisë Tyrke, e cila për kundrazi vazhdonte programin të saj, që më çfarëdo mënyrë të çfaroseshe lëvizja Shqipëtare. Ndjekjet, mundimet, burgjimet e gjithë të këqiat dita me ditën po shtoheshin, kundra kombëtarëvet Shqipëtarë, kështu që edhe dëshpërimi po shtoneshe në Shqipëtarët e mjerë.
Pa nonjë shkak mbyllnin klubet, shkollat edhe çdo shoqëri kombëtare gjer arrinë që të çkatërojnë edhe « Bandën të lirisë » në Korçë, e cila kishte Kryetar të nderit Sulltan Reshatin, i cili kur ishte trashëgimtar e ndihmojti lentarisht dyke u zotuar që do t’e ketë nënë hije të Tij!
Shtypi shqip po ndiqeshe me një reptësi të madhe gazetat njera pas jatrës mbylleshin e ksefestroheshin, gazetarët dënoheshin edhe burgoseshin. Nga këta ndiqeshin më tepër unë, Dervish Hima, Jashar Erebara edhe Muço Qulli.
Në të këtillë gjend,e të tmeruarë gjendeshe kombi Shqipëtar, edhe që të gjithë e kupëtonin rezikun e math, po nisiativën as nonjë nuku e mirte, për organizimin e fillimin të një lëvizje kryengritëse. Vërtet shumë patriotë botonin thirje kryengritëse, në emër të komitetëve, po mjerisht në Europë kur se në Shqipëri nuku guxonin.
Më 1910 pëlcet një kryengritje në Gegëri po pa patur as qellim as program kombëtar. Më tepër këjo kryengritje ishte drejtuar kundra Xhon Tyrqvet edhe për bazë kishte rënien nga Froni të Sulltan Hamitit. Me vrap u dërgua ushtëri e madhe nënë komandë të Xhavit edhe Tyrgut Pashës, të cilët vepëruan ato më të mëdhatë barbarizma kundra fatzinjvet Shqipëtarë!
Të dy gazetat shqipe, të Korçës, « Korça » edhe « Koha » ndalohen edhe Direktorët jepen në gjyq. I ndyeri edhe i pavdekuri Sami be Pojani, Direktor i « Korçës » trembet edhe shkon në Klysyrë, edhe q’atëhere nga brengu e hidhërimi, që ndjente në shpirt të tij, u shti në sëmundje e cila e shpuri në varr! Unë Direktor’ i « Kohës » jepem në gjyq edhe dënohem me 2 muaj burg edhe 75 lira gjobë. Fati, nofta, më shpëtojti se ditën e gjyqit më kërkonte rethimi ushtëriak, për të u gjykuar prej gjykatores ushtëriake, në Dibrë!
Besim Vesel Gegën e muar lidhur nga Korça edh’e dërguan në Ysqyp si shokun tim në çdo lëvizje edhe Hafëz Alinë e ndiqnin dyke i thyer natën penxheret me gurë e të tjera.
Prokurori — këllëu siç i theshnim — një Tyrk fanatik, po fort i nderçmë, më nderonte mua, sido Shqipëtar kombëtar, e më këshillon mos bënjë Apell [Istinaf] në Manastir se shpëtova lehtë në Korçë. Unë nuk’e dëgjova po e bëra Apell edhe kur do të vinja në Manastir u ktheva në Resnjë. Ishte Ramazan edhe vajta, bashkë me të ndyerin Mehmet be Frashërin, ne Niazi beu i cili na priti fort mirë. Biseduam për gjendjen e tmershme të Gegërisë, që vepëroheshin kundra Shqipëtarëvet, prej Turgut Pashës, edhe e pashë që psherëtiti e i helmuar më thotë: vëlla Mihal mos u dëshpëro se është një re me furtunë po do të shkonjë edhe këjo! Sa për dënimin t’im më tha që më jepte një letrë ose t’e hasnja në Manastir, ku do të vinte të nesërmet.
As lëtrë mora as q’e kërkova Niazi benë dyke e lënë në dorë të drejtësisë. Gjykatësit të Apelit patnë mirësinë të më xbresin 10 dit nga burgimi, kështu që u ktheva në Korçë ku mbusha dënimin në burg edhe pagova gjobën, për të cilën më ndihmuan nga kombëtarët e vjetër të Korçës, edhe të Amerikës. Ky denim ishte i dyti ose i treti, andaj të burgosurit më prisnin me gëzim që t’u mësonja shqipen e t’i ngusëllonja që për së shpejti do të lirohen.
Me përpjekjet të Hasan Pashës Mesarese m’u dha lejë për botimin të «Kohës», teligrafisht nga Stambolli, po shumë atdhetarë pandehnin se e ndrova fletën, me qënë që lëvdonja shumë Mahmut Shefqet Pashën. Po këto dyshime nuku më bënin nonjë përshtypje, se delnin nga ca atdhetarë vetëm të berihajit edhe që i prisnin gështenjat t’i hanin të pjekura!
Në këtë kohë ishte hedhur në luftën kombëtare edhe trimi patriot, dëshmori i pavdekur, Themistokli Gërmenji, i cili vepëronte në Manastir. Kishte mundur të nxjerë Spiron me Mihal Bellkamenin komita e kësisoj të zireshim për organizacie e vepërim të gjërë, po, mjerisht, tmeri edhe ftohtësira i kish pushtuar zemrat të Shqipëtarëvet.
Organëzimi në Manastir udhëhiqeshe prej Ferit be Ypit, Themistokliut, Dr. Bedri Përmetit, Tellemah Gërmenjit edhe të vyerit patriot, që ra dëshmor në Durrës, Kamber Sejçedini.
Me qënë që ardhi dimëri vajti Themistokliu me të pavdekurin trimin edhe dëshmor kombëtar, Ferit be Frashërin, në Kolonjë edhe suall Spiron me Mihal Bellkamenin në Korçë, ku i mbajtmë ca dit, fshehurë, në Bandë të Lirisë edhe në shtëpi të të ndyerit patriot Vangjel Gjika. Si i veshmë me roba prej redifi (rezervë në ushtëri) i përcuallm në Korfus e q’andej në Napoli edhe Misir ku dimëruan.
Ishim unë, Themistokliu, Feriti edhe Vaugjeli që i kemi shkuar për mest qytetit edhe tregut gjer arrimë në han të Radenecit, dyke ja dorëzuar Laskës qiraxhiut, me siguri që t’i hithte në Korfus. Ishte mez’i natës edhe po rinim reth mangallit me zjar, gjer të pregatiteshin kuajt, dyke pirë nga një raki të ngrohtë për urim të djemvet që shkonin në Amerikë, se ndodheshin edhe ca udhëtarë të huaj. Në këtë kohë ardhi një patrullë, për inspektim, edhe Vangjel Gjika, siç ishte guximtar, porosit hanxhinë t’i gostitë me raki për të uruar djemvet udhën e mbarë.
Me gëzim të math pranuan gostitjen si edhe cigaret e ndejnë gjer i përcuallm, po unë me Vangjelin ndejmë me patrullën dyke pirë nga rakia edhe dyke qarë hallet. Ndejmë se kishim frikë edhe dyshim, mos na ngjiste nonjë gjësëndi, gjer u kthyen Themistokliu me Feritin të cilët i kishin përcjellë jashtë qytetit, pastaj u kthyen në Bandë ku i gjori profesor Paskali u ngrit nga gjumi i tmeruar se mos ishin nga qeveria, po më të na njojtur hapi portën e ndejmë brenda gjer në mëngjes, kur u përudamë.
Në të këtillë gjendje ndodheshim prandaj më 1911 unë shkova në Stamboll i thirur me një letrë si prej Çerçizit po jo, ishte prej Zemanit. Dyke udenjur nat’ edhe ditë me Çerçizin vështronj që as nonjë shenjë nuku tregonte për një lëvizje kryengritëse, me qënë tepër i dëshpëruar. I tregonjë gjendjen e tmershme, të Shqipërisë, edhe bindet po më thotë gjej të holla se vetëm kështu munt të vendosim. Edhe mbi këtë pikë kish arësye të plotë se fort të rallë ishin ata që të ndihmonin.
Në këtë kohë kishin ardhur, në Stamboll, edhe Bektash Oakrani me të ndyerin, patriot e dëshmor Baki Gjinokastra gjithë për këtë qëllim, që të mireshin vesh me politikanët Shqipëtarë, të Stambollit. Për dita bashkoheshin në zyrë të «Shqipëtarit», drejtuar prej Dervish Himës, ku mblidheshin e bisedonin shumë atdhetarë, po bisedime të kotta.
Një ditë mbetur vetëm neve, unë, Dervish Hima, Bektash Oakrani, Baki Gjinokastra edhe Hil Mosi vendosim të mblidhemi në Hotel Imperial, ku ndodheshe fshehur nga ndjekja e qëvërisë, Bedri Peja e të bisedojmë xgjeshur. Dhamë fjalën e nderit që as nonjë tjater do të mos e dijë, kështu që të nesërmet u mblothmë edhe e gjetmë të arësyshme të ftojmë uga deputenjtë Shqiptarë Nexhip be Dragën edhe Hasan be Prishtinën.
Këtë barrë e muar Dervish Hima me Bektash Oakranin që t’i lajmërojnë edhe kësisoj të nesermet, në orën e caktuar, u mblothmë në Hotel Imperial. Bisedime të gjata nuku duheshin me qënë që ishim në një menjtim të plotë. I ndyeri Nexhip be Draga me Hasan be Prishtinën thonë që për në Kosovë kanë shpresën më të madhe për një kryengritje të përgjithëshme, pa e ditur qëllimin përveç ca të pakë nga krerët me dijë, po sa për uë Toskëri nuku besojnë, arrin vetëm që të dalin çeta e të bëhen lëvizje vendiake, ku aty ku atje, për te i dhënë ngjyrën të bashkimit, Gegë e Toskë të kësaj kryengritje.
Ky menjtim u pëlqye prej të gjithëvet edhe e pranuam që në Kosovë do të’ vepëronin Nexhip be Draga edhe Hasan be Prishtina, në malësi të Shkodrës Hil Mosi edhe në Toskëri unë, Bakiu edhe Bektashi. Dervish Hima mbeti për në Stamboll edhe të hidhet në Çamëri me të parë që i aftohet reziku. Bedri Pejën vendosmë të hidhet në Romani e në Bullgari, ku të pakën të na ndihmonin atdhetarët me anën të shtypit European edhe me protestimet, në fuqit’ e mëdha. Si mbetmë të lidhurë në këtë vendim u përndamë.
Mihal Grameno