Më 1908 pas lirisë edhe prokllamimit të Konshtutës, të Tyrqisë, pa si u-rëzuam edhe neve nga malet e Shqipërisë muarm lamtumirë njëri nga jatri, prej shoku shokut, edhe u-përndamë në për shtëpitë. Unë, dyke kujtuar që detyrat kundrejt atdheut nuku kanë kurrë të sosurë, u-mënjtuash që të shkruanj këtë librë, pas shënimeve që kisha mbajtur nga malet me shpresë që do t’i shërbenj atdheut edhe do t’i sjell dobi pritmjes Shqiptare.
« Kryengritja Shqiptare », që ka emrin libri, është histori, e cila tregon qysh u-organizua i pari komitet kombëtar kryengritës, për lirin’ e Shqipërisë, vëprat të Komitetit, pësimet, vojtjet, ndjekjet edhe luftërat që bënë komitat Shqiptarë me ushtërinë Tyrke, gjer sa u dha liria më 1908.
Kur se kombi ynë fatzi ndodheshe në robëri, ishte edhe i dënuarë që të çkombësohet, pa e ndjëre këtë gjëmë kaqe të madhe, të turpçme edhe të rezikçme, as pak fatzinjtë Shqipëtarë! Nuku ishte shkaku i ndryshimit fetar, midis Shqiptarëvet, as përdorimi i forcës, as i shkallëve të nalta që u-jepnin, as dhelpërit, as shtrëngimiti math, që përdornin armiqët, po ishte përdorimi i shkollës!
Me anën të shkollavet përpiqeshin që t’i përçajnë. t’i armiqësojnë, midis tyre. edhe më këtë mënyrë t’i çkombesojnë. Jo që t’u humbisnin gjuhën e tyre të nënës, jo; e dinin fort mirë që gjuha amtare nuku humbet lehtë, edhe aqe më tepër në kombi Shkiptar, po ishtë tjatër mënyrë. Në ato shkolla do të mësoheshin, pa dyshim, ne gjuhën e tyre edhe do t’i mësonin midis të tjerave historinë të kombeve të tyre.
Cili është ajy prej Shqiptarëvet, që ka gjyrmuar shkollat edhe nuku është çkombësuar vetëm e vetëm nga historia të mësonte, të armiqëvet të Shqipërisë? Që në krye, domethënë të foshnjërisë, të kllisnin dyke mësuar nga nonjë emër trimi, të cilit i vinin edhe fytyrën herojike, të veshur me lloji lloji petka edhe të armatosurë që në krye gjer në këmbë! Çunat e vegjel si edhe vajzat çudideshin me genjeshtrat e përallat trimnore. q’u tregonin mësonjësit e mësonjeset, edhe u mbeteshe për tëtë rënjosurë në zemrë. Dale gadale, pas të riturit të fëmijës, u shtonin këto mësime gjer i kllisnin në për historitë plot me të rema edhe më von të vërteta, gjer arrinin çunat t’a kishin për turp të quheshin Shqiptarë! Edhe jo kaqe vetën; po riteshin me ndjenjat që një ditë të bëheshin edhe ata therorë, si trimat e historisë, për atdheun. po, për fat të zi, për një atdhe të huaj edhe armikë!
Sa djem prej kombit Shqiptar nuku janë bërë therorë dyke nderuar e xbukuruar faqet e historisë Tyrke, Greke, Serbe, Italiane edhe kombeve të tjerë? Edhe sa e sa nuku janë vrarë midis tyre, vëlla me vëlla, për kombet e huaj, nga shkaku se kishin humbur ndjenjat kombëtare edhe pandeheshin si ca armiqë të pa nginjur? Shumë edhe shumë shkuan më kot më anën të shkollavet, po veçanërisht me anën të historisë, të cilën e thëthinin të rinjtë Shqipetarë!
Në të këtillë gjendje kisha arrirë, edhe unë kur si nga Zoti më dërgojnë librin të të pavdekurit patriot Vasil Dhimitri Russit, nga Romania, të shkruarë shqip me shkronja të ndryshme. Zura gadale të leçit edhe shekonja që sikur më hiqte një magnet që t’e leçit fare e të ndjenj një ëmbëlsinë të madhe dyke kupëtuar ç’do që shkruante. Më gëzim të math, mora librin t’ua tregonj e bashkënxënëzvet, të cilët mbetnë të habitur kur panë që paska libra edhe në gjuhën shqipe.
Gëzimin tonë deshnim t’ja çfaqnim edhe Direktorit e mësonjësit tonë Dhjamantiut, Grek, i cili na qërtojti ashpërisht dyke thënë që është mekat edhe kurrë mos zemë të këtilla libra me dorë. Lumtërisht, përveç meje, zuri rënjë ndjenja kombëtare edhe në shumë bashkënxënës, nga të cilët sjell nër mënt Nuçi Buzon, Kristo Floqin, Foqion Dr. Turtulli, Thoma Avramin, Spiro Duçin etj, kështu që pastaje e kishim për turp që të mos quheshim Shqiptarë! Në 1885 shkova për në Lomani edh’atje gjeta fushën të hapur për të xvilluar e punuar 40 vjet, gjer sot, për rë shenjtin qëllîm të atdheut t’im të shtrenjtë.
Këto më shtytnë që të shkruanj e botonj librin « Kryengritja Shqiptare », historinë të vërtejtë, të levizjes për lirin’ e Shqipërisë, që të mësojnë të rinjtë ndjekjet, vojtjet, burgimet e gjithë të këqiat që kanë hequr vëllezërit edhe atrit e tyre, për të arrirë me therorira të mëdha ditën e sotme, ditën e shenjtë që të valonjë flamuri dykrenor kombëtar mbi Republikën Shqipëtare!
Siç thamë. në krye, dorëshkrimin e pata shkrojtur më 1908 edhe prisnja kohën që t’a shtyp, përjashta, kur se përsëri Tyrqit zunë ndjekjet kundra kombit Shqipëtar. Ju pregatit më prapë kryengritjes po, nga shkaku i baskenevet të përditëshmë që më bënin, dorëshkrimin ja dhashë një kushërire, Vikës P. Llogorit, që t’a fshehë në shtëpi të saj. Mjerisht pas kryengrintjeve ngjajti lufta Ballkanike edhe pastaj shkelja e Shqipërisë edhe kësisoj u-përçamë dyke marë muaxhirllëkun. Unë bashkë me gjithë fëmijën u-hothmë në Amerikë edhe kushërira në Bullgari.
Që nga Amerika i shkrojta kushërirës në Bullgari, po nuku e silltë nër mënt për librin, kështu që e pandenja të humbur këtë thesar, për historinë kombëtare, kur vjet për fat ardhi Vika nga Bullgaria edhe dyke kërkuar midis plaçkavet gjeti dorëshkrimin. Sa gëzim që ndjeva është e pamundurë që t’a tregonj. Desha me vrap që t’a botonj po një sëmundje më hodhi në shtrat, ku ndenja 9 muaj pa parë djellin më sy. Me gjithë sëmundjen mëndjen e kisha tek libri edhe me ndihmën të adhetarit vyer Dr. Satih R. Zavalani që vuri gjithë shkëncesinë për shërimin t’im kombëtarisht d. m. th. pa pagerë, shkrojta gadale edhe vëllimin të 2të me qënë e perzjerë në kryengritjet, që pasuan edhe mora anë në të gjitha.
Nuku dyshonj që mësonjësit, nxënësit edhe përgjithërisht gjithë Shqipëtarët do t’a pelqejnë këtë histori kombëtare, « Kryengritja Shqipetare », pa verejtur gabimet orthografike, të metat edhe fajet për të cilat u kërkonj ndjesë, me qënë që kaqë është fuqia t’ime.
Vetëm u lutem gjithë Shqiptarëvet, dyke nisur që nga Kryetari i shtetit e gjer në i fundit, që të mos u mungonjë kurrë këjo librë nga shtëpia dyke ua lënë trashegim fëmijës tyre edhe te mësojnë rjedhjet të historisë kombëtare gjer u prokllamua Republika Shqiptare edhe të ketë të Parin President Ahmet Zogun, shpëtimtarin edhe burrin të math të Shqipërisë!
Mbaruar më 17 Maj 1925, në Korçë.
Bërësi
Mihal Grameno





Mihal Grameno