Dyke pritur Çerçizin me Iton që të vinin e nuku ardhë, me të ngrysur, muarm lamtumirë nga pylli në të cilin kishim rrojtur 45 dit, nga shoku i ngushëllimevet me të cilin kishim kapërxyer kaqë hidhërime, domethënë nga zogu i shtrënjtë i cili nuku munt të na gjyrmonte edhe nga i dashuri edhe besniku Adem, i cili na kish detyruar me shërbimet e tija, edhe shkuam për në Gjinokastrë.
Po, mjerisht, nuku munt të arrinim dot, në Gjinokastrë, nga shkaku se nuku munt të ecnim, me qënë që këmbët na ishin mbërthyer, nga të ndënjurit kaqë kohë në një vënt e në shira, prandaj u shtrënguam të limerjasim në një përrua të thellë, midis Goranxisë edhe Dervicanit. Që nga këjo përua muarm malet po na gjeti një e keqe e madhe. U aratismë edhe me shumë mundim u bashkuam edhe vamë në Manastir të Dervicanit. Këtu si hëngrëmë pak bukë u rëzuam në Kolorçë, gjysmë ore lark Gjinokastrës. Këtu na zuri dita edhe u shtrënguam të hymë në Kishë, ku ndëjmë gjithë ditën. Me të ngrysur mirë fare me shumë të drojtura rymë në qytet edhe vamë në shtëpi të Çerçizit.
Në Gjinokastrë nuku ndëjmë përveç 2 dit edhe pastaj muarmë malet e gjërë e qëndruam në Sopot, për mbi Gjinokastrë edhe Delvinë. Në Sopot kemi ngrënë, në për stanet, ca mishra të shijshme, aqë më tepër me atë ujë të ftohtë e të lehtë. Çkuleshim së qeshuri me Iton se kishte veshur ca roba prej Policisti, të cilat ja kish marë Policies në Sarandë.
Në Sopot na ardhi Idris Guri dyke sjellë Fejzullanë për të u shoqëruar me neve. Fejzua ishte i bir’i Rustemit, nga Libohova edhe mësoheshe për Hoxhë në Janinë. Në krye na u duk që do të mos ishte i zoti për komit, po më von jemi habitur me atdhetarin’ e tij. Një i vëllaj i Fejzos, i qojtur Avni, djalë 14-15 vjet që ishte nxënës në Xhimnasio Tyrqishte, të Janinës, ikën fshehtazi edhe vjen në Gjinokastrë për të u bashkuar me neve. Me mos na gjetur shkon në Kardhiq, ditën e luftës të Mashkullorës, kështu që e zunë edh’ e dërguan prapë në Janinë.
Pas dy muaj të Avniut vendosi i vëllaj i tij, m’i madhi, dyke ju betuar që i vdekur kthenet e kurrë i gjallë. Fejzua ishte 25-26 vjet, i zheshkë edhe thatanik. Si nxori sërekun edhe robat të hoxhallëkut e veshmë me roba komite edhe e vumë të betohet. Atë që nuku munte t’ja tregonte dot fisionomia e tij, Fejzos, ja tregojti zemrë-gjër’ e tij se na ka habitur me burrërinë në një rast, kur ndodheshim në Beriavoll, një pyll i math ku bëjnë dru Gjinokastritët e Delvinjotët.
Kur ndodheshim këtu na lajmëruan që kish ardhur Allaj Pasha, prej Janine, në Delvinë edhe kishte zënë një ndjekje të reptë, dyke burgosur burra, gra edhe bagëtinë ua kish mbyllur që të gjenin, me domosdo, shkelësit të Sarandës. Këjo padrejtësi q’ i bëheshe popullit të pafajshmë na helmojti pa masë, prandaj vendosmë vrasjen e tij brënda në Yqmet.
Këtë vendim të rëndë e priti me gëzim të math Fejzua që t’ e mbúshnjë, i cili veshur Hoxhë do t’ e vriste. Kur se pregatitnim këtë ardhë shumë njerës, nga Delvina e nga qarku dyke na u lutur që të mos bënim këtë goditje se atëhere mjer populli ç’ kish për të equr nga qeveria. U bintmë edhe e lamë që t’ i bënim pritë kur të shkonte, po, si duket, Allaj Pasha, sikur e pikasi edhe shkojti pa pandehur për në Janinë, pa lajmëruar as njeri.
Në Beriavoll ndëjmë ca dit nga shkaku se këtu prisnim Asim Haderin me shokët, që kishin marë pjesë në shkeljen të Sarandës edhe këtu ishte një vënt shumë i fortë. Na ardhi e një ushtëri e madhe po as që u tuntmë vëndit, kështu që u kthye pa guxuar të afroneshe se ishin sigur që do të vriteshin.
Rinim e verenim që nga Beriavolli Delvinën, Sarandën, pjesë të Çamerisë edhe Korfuzin dyke mallkuar qeverinë Greke, e cila nuku na hapte këtë udhë që të vepëronim lirisht. Se është e drejtë që po të na lenë Grekrit të lirë Korfuzin do të mundim të vepërojmë fort mirë në Shqipëri.
Dyke biseduar për mbi shumë vepërime, që duheshe të moushim, vendosmë për një goditje të madhe, kështu që Çerçizi me Asimin shkuan në Gjinokastrë, edhe unë me Zemanin edhe me Myftarin në Kardhiq. Myftari ishte shëruar krejt nga plaga po një cifle i vërtiteshe nënë lëkurë! Në Kardhiq u bashkuam me Abdylin, Bajram Pergjinë e me Muratin edhe ngjitemi prapë në mal në një vënt ku kishim dhënë parollen.
Atë natë u kthyen edhe Çerçizi me Asimin dyke sjellë e të tjerë shokë, prej Gjinokastre. Një herë të mbledhur, që të gjithë, rymë në bisedim edhe vëndosmë goditjen të burgut edhe të Yqmetit Gjinokastrës. Goditja ishte e sigurtë se me të liruar të burgosurit do t’i hidheshin Yqmetit edhe gjith godinave zyrtare.
Pllani u vendos, me pëlqim të të gjithëve, edhe u rëzuam që të rynim në qytet edhe të përndaheshim në për shtëpitë, që në të parën shenjë, që po të jepeshe, të delnim edhe t’i hidheshim burgut. Kur se këto ishin pregatitur na vjen një komisjon, prej 10 shpirt, për mbi qytet edhe na lutet, në emër të Gjinokastritëve, që të shtymë këtë goditje të shumën edhe 10 dit gjer të kupëtonen adh’ ata, midis tyre për të mos ngjarë nonjë gjemë e keqe nga mosmarëveshja.
Këtë lutje e gjetmë të arësyshme edhe e pranuam, kështu që shkuam për në Sopot Atje na ardhi një lajme e keqe që konakët të Refik Budos, në Luvinë, ja kishin djegur, andarët Grekë, edhe që kishin qëlluar për të vrarë mbi të birin e tij.
Andarët Grekë kishin kohë që vepëronin në këto vënde më një program që të ndiqnin edhe tmeronin Shqipëtarët për të lënë mall’ e tyre. Pa u çfaqur neve në ato vënde vepëronin lirisht e në mes të ditës, po pastaj druheshin shumë e me gjithë kërkimet tona nuku u përpoqmë dot gjekundi. Lajmeja pra e konakëve të Refik Budos na pikëllojti fort tepër, kështu që me një zë vëndosmë një ndjekje të reptë kundra andarëvet edhe kësisoj shkuam për në Luvinë.
Atje si edhe gjetkë bëmë kërkime të plota edhe u siguruam që andarët kishin për qendrë të vepërimeve Kastanën, një katunt midis Gjinokastrës edhe Janinës. Këtu kishin mbledhur fshatarët e bujqrit që të lidhen edhe i vinin në kishë të betohen që kanë për të vrarë Shqipëtarët edhe t’u djegën shtëpitë e konakët të çifligjëve.
Vendosmë pra goditjen të Kastanës me shpresë që atje, pa dyshim, do të gjenim andarë edhe kishim për të xbuluar gjërra të enteresaçme!
Si muarmë mjaft të ngrëna edhe regulluam pllanin të goditjes, me të perënduar djelli, shkuam dyke marë malet. Një natë të tërë kemi udhëtuar në per ca majra edhe ripa, të cilat ishin për dhitë. Me mundime e rekullime, ku këtu e ku atje, nga të gdhirët muntmë të arrimë për mbi Kastanën.
Qendruam vetëm sa muarmë pakëzë frymë edhe ndezmë nga një cigare, pastaj me vrap rethuam fshatin edhe Çerçizi, unë, Zemani, Abdyli, Itoja, Asimi, Bajrami, Myftari edhe Maxari rymë brenda e shokët e tjerë qendruan reth fshatit, dyke patur urdhër që as njëri të mos linin të dilte përjashta. Nga ky urdhër u vra një fshatar i cili ishte i shurdhër e nuku dëgjojti.
Këjo ditë ishte 3 Qershor edhe prifti, i fshatit, po i binte këmbanës. Me të mbaruar, prifti shërbesen, e thirmë përjashta edh’ e shtrënguam të tregonjë të vërtetën, edhe në ndodhen andarë në fshat. Prifti na tha të vërtetën, që andarët Grekë i shtërnguan të betohen, në kishë, për farosjen të Shqipëtarëvet. Sa për andarë, tha, nuku janë dukur prej 2-3 dit, në fshat të tyre. Dërguam priftin me një nga shokët tanë të thëresin myftarin, të fshatit, edhe pleqësinë që të vinë shpejt në obor të kishës.
Që të gjith u fshehnë përveç myftarit (goxhabashit ose kryeplakut) edhe 4-5 pleqve të tjerë, të cilët arthnë në obor të kishës. Këtu u-bëmë pyetjet e duhura edhe nga shtërngimet kupëtuam që ishin të gjithë fajtorë, prandaj doqmë shtëpin’ e Xhutit me magazen’ e madhe, e cila ishte depo me armë e fishekë, të fshehura në qilar, shtëpin’ e të birit, shtëpin’ e priftit edhe të mësonjësit, ngjitur me shkollën, se këta ishin qendra edhe krerët të vepërimevet, n’ atë qark.
Nuku do t’ e fsheh pa dëftyer të vertejten, që përpara zjarit nuku paska tmer më i math! Lufta e të tjera të këqia nuku janë as gjësendi përpara zjarit! Edhe aqë më tepër kur ja ve vetë edh’ e sheh me sytë tënde! Vetëm kujtimi i këtij zjari edhe sot më drithëron shpirtin! Eshtë gjë e ligë edhe e vështirë, prandaj le të largohen nga zjari, qoftë në luftërat, dyke përdorur të tjera mënyra kundra armiqëvet.
Po; lumtërisht ose nga ana e Zotit, këtë zjar e ç’paguam edhe me një të mirë. Më përpara se të vinim zjarë i porositmë që të nxjerin çdo gjë të gjallë përjashta, që të mos digjeshin. Kësisoj porositmë edhe në tregëtari Panajot Xhuti, po me të marë zjari përhapen flagët, më gjithë anëtë, edhe në mest të ulërimevet, të njerëzvet të shtëpisë, lëshohet një grua e re e tmëruarë, e cila dyke këputur leshrat hidhet për mbi mua e bërtet: Aman Kapitani; më digjet djali në dhomë! Kaqë tha fatzeza nënë edhe ra për dhe e drunjosurë!!!
Ah! ç’ndjeva, un’i gjori, në këtë zemër?! Mishrat m’u drodhë si purteka, leshrat m’u ngritnë përpjetë edhe humba çdo gjykim! Abdyl Mersini, i cili ndodheshe pranë meje edhe i cili kish djalën e vet lenë në shtëpi, me të dëgjuar këtë gjëmë, nga e dëshpëruara nënë, me vrap sulet në mest të tymit e të flagëvet, dyke vëuë jetën e tij në rezik, ryn brenda, rëmben djalën edhe e shpëton nga vdekja!
Burrëria, kalorësia edhe shpirtmadhësia e Abdylit nuku ka shëmbëll edhe rëfim!!!
Gëzimi tim, që kam ndjerë atëhere, nuku tregonet dot edhe vallë do t’e shijonj nonjëherë. Sa për fatzezën nënë rëmbeu djalën dyke e pushtuar, si nonjë dragojkë, qante nga gëzimi. Qante e mjera se i shpëtojti djali edhe zjari, që këcente edh’i diqte shtëpinë, nuku i bënte as më të voglën përshtypje! Shpëtimi i djalit nuku barabiteshe, për atë, me as gjësendi në botë!
Si mbaruam me zjaret edhe, pas vendimit e kërkimit të komitetit Gjinokastrës, duheshe të vrasëm ose varëm dy shpirt dëgjohen të xbrazura prej pushkasb, jashtë fshatit. U shtrënguam të shkojmë se pandyhem që shokët lëftonin me andarët ose me ushtërinë. Muarmë me vete priftin e myftarin e duallmë përjashta, kur atje mësojmë që shokët kishin xbrazur, për të mos lënë fshatarët që të delnin përjashta fshatit. Me këtë shkak u vra ay i shurdhëri prej Muratit.
Si u mblothmë gjithë shokët shkuam dyke marë drejtimin të Koshovicës, ca male të lartë shumë e të fortë, po, pa arrirë në rëzët, hapet një zjar i reptë kundra nesh që do të na grinte të gjithëve. Zjarë e hapnë ca xhandërma edhe trimat e fshatit, të cilët manin grykën, me qënë që s’andejmi hidheshin andarët në Shqipëri nga Greqia. Lëftuam edhe atje nja dy orë gjer arrimë të knptonemi që të mos vritemi me kot, pastaj u ngjitmë në malet të Koshovicës.
Të lodhur shumë edhe të dermuar qendram të çëlodhemi pakëzë edhe të hanim bukë. Na suall dy mishra të pjekura, djathë edhe kos kështu që u gostitmë mirë. Pas të ngrënit menjtonemi ç’drejtim do të mirnim, po, më përpara se të shkojmë, thotë Çerçizi, duhet të vrasim priftin, myhtarin e një tjatër që zumë ndanë fshatit. Mirë thonë, ca nga shokët, po priftin duhet të vrasë Mihali.
Duheshe pa dyshim që t’e vrisnja priftin, kur të vendoseshe nga të gjithë, po unë, dyke patur në një menjtim Sulon nga Palavlia, Abdylin, Zemanin, Asllanin edhe të tjerë shokë, u kundërshtuash me arësye kundra këtyreve vrasje për këto shkake: që pse nuku i vramë në fshat po tani 5 orë lark fshatit, e dyta hëngrënë bukë bashkë me neve, shoqërisht, edhe zakoni i Shqipëtarit nuku e pranon kurrë këtë. E treta, thashë, që kur t’i gjejnë të vrarë, në këto male plot egërsira, çdo të thonë për neve? Pa dyshim që i muarm për të i rjepur, edhe atëhere ku na mbetet nderi ynë edhe i gjithë kombit?
Proponimi t’im pranohet prej gjithë, afër, shokëve edhe u vendos lirimi i tyre. Kur u thamë të mjerëve që janë të lirë e munt që të shkonin, fytyr’e tyre, e verdhë dyllë, u çel pakëzë edhe deshnin të na puthnin duart, po neve nuk’ i lamë. U dhamë të ngrënë, që të kishin për udhës, edhe i porositmë që t’u thonë të gjithëve që të shohin punën e tyre e mos cenojnë nonjë Shqiptar, tjatërsoj ishim të shtrënguar të përdornim masa të repta, kundra atyreve bashkë me fëmijën.
U thamë që programi ynë është për lirin’ e të gjithëvet edhe duhet të na përkrahin për të mbushur këtë qellim. Muar lamtumirë, prej neve, edhe shkuan të mjerët, po frika nuku u kish dalë, prandaj në çdo dy pashë, kthenin kryet dyke pandehur mos i vrisnim që prapa! Lirimi e të kthyerit, të pashpresuar, të priftit me shokë, në fshat, bëri një bujo të madhe, kështu që aqe përpara gjindjes si edhe përpara Yqmetit treguan programin t’onë, vetëm për liri!
Neve që nga Koshovica muarm malet edh’u rëzuam në një fshat, në Çamëri, ku blemë ca duhan e ca plaçka, pastaj shkuam në malet e Sotiros. Këta male janë ca fortesa të forta e të lartë shumë, ku dbora nuku tretet kurrë. Fshati është në një përrua të thellë shumë dyke patur një të vetëmë rugë, për të ryrë e për të dalë nga fshati. Dërguam dy shokë për të u thënë të na sjellin gjesendi të ngrënë edhe, pa fjalë, të vinin 3-4 shpirt, të zgjedhur, që të kuvendonin me neve.
Ardhë njerëzit me bukë, po na lajmëruan që përmbi 200 ushtarë u kishin vatur, dyke na kërkuar neve. Këjo lajmë ishte e vërtetë, se pa shkuar shumë kohë dukeshin fort mirë ushtarët, kur muar të përpjetën e malit. Mirpo këjo e ardhurë e ushtërisë, nuku na bënte as nonjë përshtypje, nër ato male se duheshe një ushtëri e madhe qe të lëftonte me neve, prandaj rinim e vërenim, fatzinjtë ushtarë, kur ngjiteshin me duar edhe me këmbë, kur se neve, po të deshnim, i vrisnim me gurë!
Një nga pamjet e çudiçme, të natyrës, na është çfaqurë atë natë, kur rëzoheshim nga malet e Sotiros. U rëzua, prej qellit, një dritë kaqe e madhe sa u tmeruam që të gjithë. Unë besonj që ishte nonjë trup qellorë, me qënë që në rezim të tij u dëgjua një buçim i math shumë.
Ndejmë gjer më të ngrysur në malet e Sotiros, dyke lënë të mjerët ushtarë që të na kërhonin neve, pastaj, si hënrgëmë mirë, u hothmë, përtej, në malet e Libohovës. Dyke ecur, siç duhet, në një rugë të ngushtë arrimë me të lindnr djelli në një krua, në rëzët të nji fshati të vogël. Këtu u çëlothmë pakëzë edhe, si ndezmë cigaret, muarm të përpjetën gjer duallmë në malet, ku ndodheshin stanet.
Pas të vërtiturit 2-3 dit, në për stanet, me lutje muntmë të çkëputemi nga stanarët, të cilët dashnin të rinim shumë kohë midis tyre, e kështu arrimë në stan të Çarçanit, për mbi Libohovë. Mjerisht e gjetmë shumë të brengosur e të helmuar, mikun tonë të shtrejtë, nga shkaku se u kishte ngjarë një dramë familjare, fort’e tmeruarë, në shtëpi të tyre!
Këjo dramë ngjajti kësisoj: një nga nuset e të bijvet kishte shkelur nderin dyke zënë udhë të ligë. Me të u vërtetuar me prova të plota, për mbi këtë turp, vendosnë bashkërisht, me prindërit e nuses që t’i vrasën të dy të dashurit. Një herë vendosur viret në vepërim vendimi, dyke i rojtur një brëma kur u bashkuan, nuseja me të dashurin, edhe kësisoj i vranë që të dy!
Vrasësit ishin i shoqi i gruas me dy të vëllezërit e tij, edhe me dy të kunetrit domethënë me të vëllezërit e gruas! Këjo dramë më çuditi fort shumë, për mënyrën të mbushjes të denimit. Aqe më tepër habitesha kur i ati i së vrarës, me djemte, kishin bagëtinë të bashkuarë me Çarçanin edhe kishin një dashuri të madhe.
Në stan të Çarçanit ardhë, prej Gjinokastre, Alit Sferi, Alit Topulli edhe Bardhua, të cilët na suall edhe plaçkat e nevojshme, q’i kishim porositur. Këta na suall lajmë fort të enteresançme. Një Oficer, bashkë me 200 ushtarë kishte ikur nga Manastiri, me programë kryengritëse, edhe vepëronte ne anët e Korçës. Për këtë qëllim, na thonë, Komiteti i Korçës u thëret të vini sa më shpejtë që të hasi edhe të meruni vesh.
Përveç këtyreve, na thonë, një njeri i dërguar, enkas, prej Salih Butkës po u kërkon me gjithë anëtë për të ja dorzuar letrën në dorë Çerçizit. Me sa mundmë të kupëtojmë tërthorisht, thanë, letra është nga Baba Hyseni, i Melçanit, i cili na theriste që të vinim atje, një orë e më parë.
Këto lajmë më nj’anë na gëzuan tepër po, me tjatër anë, na kallë në një dyshim, dyke pandehur e besuar që mos kërkonin me këtë mënyrë të na shtinin në nonjë grackë. Me gjithë këto duheshe, pa fjalë, që të marim lajmë të sigurta e të plota, prandaj vendosmë që të hidhemi në Kolonjë ku do të mireshim vesh mirë, me Kolonjën, Korçën edhe Manastirin, edhe do të dinim qysh të vepëronim.
Kur tek rinim edhe bisedonim, mbi këto çeshtje, vjen një nga karaullat, (rojtësit) më orënë 3 pas dreke, e na lajmëron që një ushtëri, mjaft’ e madhe, duket edhe po vjen për këtej. Me vrap ngrihemi, përcjellim atdhetarët, edhe regullohemi dyke zënë vënde të forta për të lëftuar. Nuku shkojti as pak kur duken ushtarët, që ngjiteshin edhe përndaheshin më dysh, një anë që të lëftonte në ballë edhe tjatra anë të na mirte krahët.
Abdyl Kardhiqi me vrapë hapi zjarë, pa lënë ushtërinë të mbushnjë pllanin, kështu që u nis lufta e regullshme. Një ushtar trim guxojti të ngjitet, në mest të plumbavet, edhe të zërë një bregore të fortë nga e cila, po t’e zinin, zotëronin për mbi neve edhe ishim në rezik. Çerçizi e qëllon, dyke e shtrirë për dhe, edhe me vrap dërgon 3 shokë që të zënë këtë bregore.
Ushtëria përbeheshe për mbi 200 ushtarë edhe kemi lëftuarë gjer më orënë 8, kur u ngrys mirë edhe nuku dukeshe. Atëhere zumë, një nga një, të hiqemi që të muntnim, sa ma shpejt, të kapërxenim të vetëmën udhë, që ishte, edhe kësisoj të shpëtonim.
Këjo udhë ishte një rip i ngushtë shumë, kështu që, sikur të na kishin prerë këtë udhë, vetëm me 5 ushtarë munt të na vrisnin. Këjo luftë ngjajti më 18 Qershor dyke mbetur 4 ushtarë të vrarë. Njëherë të shpëtuar nga reziku i math, i ngushtësirës, qendruam pakëzë të çëlodhemi e ndezmë nga një cigare, dyke e thëthirë fshehur në gunat
Q’ atje u-rëzuam, ose më drejt u xvarosmë, gjer arrimë në rëzet e maleve, edhe u hoqmë në Suh, ku na priti Haxhi Hasha edhe na gostiti fort mirë. Me mos mundur ku të vinim ndejmë mbyllur gjithë atë ditë, në një mulli, e vetëm Zoti na mprojti, se një ushtëri, prej 100 shpirt, shkojti për mbi neve po nuku kërkuan e muar drejtimin të Përmetit. Më të ngrysur u hothmë në Lunçëri, kundrejt Gjinokastrës. Lunçëria është një vënt fort i bukurë, me fshatra të bukura e të pasura, me njërës të ditur edhe me ujra shumë. Këtu pra kishim vendosur të përndaheshim për t’u organizuar më mirë.
Mihal Grameno