Dimri erdhi edhe duheshe menjtuar qysh do të dimëronim. Kur vinim për në Frashër ishte një nat e ftohtë sa të përvëlonte fytyren. Ciknë të këtillë nuku kishim shijojtur, gjer ahere, po veç kësaj nuku na linin të qetë as ujqrit. Tufë, tufë dilnin nga pyjet dyke lojtur e dyke ulëritur. Shtimë kaqë herë po nuku vramë as nonjë. Në konak të Sulejman beut gjetmë edhe Nexhip Benjën, trimin të Leskovikut që vravi Kollasin, i cili guxojti t’i shanjë Shqipërinë. Nexhipi ishte një djalë i gjatë edhe ushqente ndjenja kombëtare, prandaj u bashkua me neve.
Në Frashër ndejmë dhjetë dit në për atdhetarët edhe në Teqe, ku Shenjtëria e Tij Baba Abidini na priti e na dha uratat. Që të tregojmë, hollësisht, shërbimet të kësaj Teqeje duhet penda e një historishkronjësi, i cili te mundë të mbushnjë shumë faqe të dobishme, prandaj neve do të përpiqemi vetëm të shenojmë ca shënime, dyke lënë pritmjes që të mbushnjë ketë detyrë.
Më 1879 në këtë Teqe u-mbloth parësia e Toskërisë, nënë kryesi të shpirt ndriturit Baba Alushit për të biseduar edhe vendosur çfarë masa të mernin kundra të krasiturit të Shqipërisë, prej Konferencës të Berlinit. Këjo Konferencë, q’ u bë për Luftën Ruso-Tyrke, u dhuronte Greqisë, Sërbisë edhe Malit Zi shumë pjesa nga të Shqipërisë. U vendos pra që të protestojnë, në Europ, edhe xgjodhë Abdyl be Frashërin e Mehmet Pashën Vrionin, delegatë që vanë protestuan, më gjithë dyert e mëdha, po më kot se as një nuku i dëgjonte dyke u thënë këto: komp pa gjuhë të shkruar nuku ka, prandaj përpiquni në doni të njihi, paskëtaj për komp!
I dëshpëruar Abdyl beu kthenet në Shqipëri edhe bashkë me shumë shokë të tjerë filluan ligën të Prizrenit. Kundrështimet, me armë në dorë dyke derdhur gjakun, si rëke, fatzinjtë Shqipëtarë, për mprojtjen të tokës tyre, nuku suall as një dobi se vendimet të Evropës i mbushi, plotërisht, Tyrqia, e cila dërgojti një ushtëri të madhe, nënë Komandë të Dervish Pashës, kështu që të mjerët Shqipëtarë u shtypnë edhe u shtrënguan të behen robër, bashkë me tokën e tyre, në të huajt!
Ngjarjet e atëhershme duhet t’i pikëllonjë në zemër, çdo Shqipëtari, edhe dyke psherëtitur të derdhë lote të nxehta, në këtë kujtim, se faqe më të hidhurë edhe më të zezë nuku do të ketë historia për kombin t’ënë! Le të shprehim tek i Madhi Zot që, me kohë, nonjë ditë janë për të u bashkuar në një trup me nënën e tyre Shqipëri!
Duheshe pra të zireshin nga punimi, me themel, që të pregatitnin kombin për pritmjen, që të mos u thoshin përsëri që Shqipëri edhe komp Shqipëtar, pa gjuhë të shkrojturë, nuku ka! Kështu që Abdyl beu, si e zunë edhe e shpunë në Stamboll, thiri edhe Naimin edhe bashkë me Saminë, të vëllezërit, ju vërvitnë punës dyke filluar nga themeli.
Ishte Frashëri vënt i bekuar, për Shqipërinë, se nga Frashëri duall dërgimtarët edhe lëçitësit, të gjuhës shqipe për të ndriçitur kombin e vet, prandaj Frashëri do të mbetet, për jetë, vënt i shënjtëruar i Shqipërisë!
Kur u ngjitmë në mal të Kolonjës, për mbi Frashër, i kam dedikuar këtë vjershë:
Si ty o Vithlehem e Mek’ e Arabisë Ku janë lindur Muhamet e Krisht i Krishtërisë Për muaësht Frashëri vënt i Perëndisë Tek është lindur Naim beu zemr’ e Shqipërisë! etj.
Pa si u largova pak nga thema, prapë për të kujtuar të rinjtë që kurdoherë të enteresonen për rjedhjet historike të Shqipërisë, po kthehem përsëri në Teqe të Frashërit. Kur hymë brënda mbetmë të habitur për qetësinë, pastrën edhe regullimin që mbretëronin atje. Pandeh që ndodhesh në tjatër botë kur sheh Dërvishlerët me një organizacie të pa treguarë. Cilido, nga Dervishët, ka shërbimin e vet edhe nuku del kurrë jashtë regullit, detyrës edhe disiplinës.
Shenjtëria e Tij munt të quhet me të drejtë një Shënt se Baba Abidini përmbleth virtutet më të nalta, dyke sakrifikuar shpirtin e Tij, vetëm e vetëm, për të ndihmuar edhe shëruar plagët e të vobekëvet edhe gjithëve që ndodhen në nevojë. Me mirëbërësit’ e Tij edhe urtësinë, q’i ka dhuruarë vetë Zoti ka fituarë simpathin’ e gjithë popullit, Muhamedanë edhe të Krishterë, kështu që me përunjësi edhe ndjerime të mëdha janë të bindur e vetëm fjalën të Baba Abidinit dëgjojnë.
Le të mos mohojmë edhe këtë që sikundër është Sh. e Tij, Baba Abidini, kështu janë edhe të 15-16 Dervishlerët q’e rethojnë. Të urtë, të ditur edhe patriotë të flaktë. Shërbime të paçmuara i sjellën çeshtjes kombëtare me përpjekjet e tyre, se si dërgimtarë venë katunt në kntunt dyke përhapur, ndjenjat kombëtare. Helmohem fort tepër që nuku munda të shënonj gjithë emrat, të Dervishevet, prandaj u kërkonj ndjesë, me gjithë këtë sjell nër mënt emrat të këtyreve Dervishe: Meçua, Mustafaj, Shemeja edha Murati.
Nuku munt të shkojmë nga verejtja Hoxhë Hasanë, një nga të rallët atdhetarë, i cili fshehtazi u jep mësime fëmijës. Gjithë kësisoj zotin Koste Bullamaçi, mësonjës i shkollës Romane, përpiqet me gjithë fuqi për gjuhën shqipe. Jo me pak nuku duhen haruar Sulejman beu, Servet beu, Hysen beu e Doktorët Refati me Xhemalë për shërbimet e mëdha q’i kanë sjellë kombit.
Përveç pritjes të mirë e të paharuarë, që na bënë, patnë mirësinë të na japin edhe një ndihmë, kështu që, si muarm lamtumirë, shkuam nga Frashëri më 1 të Dhjetorit dyke vatur në Odriçan. Odriçani është një fshat i bukur edhe pjellor, rethuar me pyje, me të cilat i jep një bukuri të pëlqyerë. Hoqmë në shtëpi të Gjorgjit Tuxharit i cili na priti edhe gostiti mirë. Këtu gjetmë edhe mjaft fshatarë me ndjenja komkëtare.
Që këtej u hothmë në Pangri, në shtëpi të Hysen Agajit. Pangria është një fshat i vogël po tepër i bukur sa më ka mbeturë rënjosurë në zëmër. Fshati ngritur në ca bregore ka tatëpjetë një fushë të vogël po pjellor, i rethuar me pyje dushku edhe i ujitur me lumënj e me burime. Ndejmë tri dit në Pangri, ku ardhë shumë atdhetarë, nga qarket, me të cilët biseduam gjër e gjatë. Tepër të kënaqur nga pritmja e mirë shkuam në Hotovë, në shtëpi të Salihut.
Si ndenjmë një dit ne Salihu shkuam bashkë për në Tremishtë, ku hoqmë në shtëpi të Ali Abdullahut, i cili na priti me gëzim të math. Këtu ardhë shumë atdhetarë, midis cilëvet e një djalosh i ri që këndonte fort bukur. Ky djalosh, 16-18 vjet, quheshe Haredin edhe me të parë neve ishte e pa mundur që të na ndaheshe, kështu që, me lejën të prindëvet, e muarm bashkë këtë trim, i cili ishte thënë të bëhet theror mbi alltarin të atdheut!
Nga Tremishti muarm malet të Benjës dyke vajtur në Pestë. Këjo udhë më ka pëlqyerë më tepër se çdo udhë që kam shëtitur gjer më sot. Një lumë që shkon midis dy mureve prej guri, të bërë nga natyra, të naltë e të zugrafisurë me gjelbësira, kaqë të bukura, që vetëm në për pikturat edhe panoramat mundt t’i vështrosh edhe shijosh. Këto ujëra minerale që rjedhin e mburojnë janë shumë të mira, se venë shumë njerës, me lloji sëmundje, edhe gjejnë shërim, po sikur të analizohen mirë edhe të ndërtonen siç duhet, pa f,alë, që bëhen nga Banjat më të mira.
Kapërxyem urën të Kadiut edhe vemë në Pestë dyke hequr në mulli, ku na kishin thënë që këtu kishin vrarë Riza Velçishtin. Shtrëngime të repta i bëmë millonajit dyke e munduar, gjithë natën, po më kot, se ay dyke qarë thoshte vramëni me fëmijën bashkë, në doni, po unë nuku di gjësendi për vrasjen. Riza beu, tha, kur vinte këtu vinte si në shtëpi të tij po tani ka kohë që nuk ka ardhur.
Nga Pesta u-hothmë në Postenan, fshat i të ndyerit e të pavdekurit Jon Vretua, i cili është një nga themelonjësit të shoqërisë, të Stambollit 1879, edhe një shok i pandarë i Samiut edhe i Naim Frashërit.
Jon Vretua ishte i ditur shumë edhe ka lënë vepra, nga të cilat muar lëndë e mësime shkrimtarët e rinj. Librat Mirëvetja, Numëretorja, (Arithmetika) edhe përmbledhja e Ervehesë janë veprat të Jon
Vretos, si edhe shumë shkrime të tjera në « Drita » edhe « Dituria » të përkohëshme që botoheshin në Stamboll 1880.
Pa si i ndalojti qeveria Tyrke që të vepëronin për gjuhën shqipe u hoth në Bukuresht ku si një dërgimtar i urtë edhe punëtor, i pareshtur, i solli shërbime të mëdha çeshtjes kombëtare. Me gjithë pleqërinë kërkonte burime të gjuhës shqipe, e për këtë qëllim pra vajti në Athinë, po, mjerisht, vdekja e pamëshirtë nuku e la të mbushte deshirat. Radhën ua kam lënë historishkronjësvet Shqiptarë, për të përshkruar jetëshkrimin të këtij dërgimtari të math!
Në Postenan hoqmë në shtëpi të Danges, një atdhetar që kish tregëti në Romani, ku ardhë shumë atdhetarë me të cilët biseduam gjër e gjatë. Mjerisht ushtëri vinte për neve edhe u shtrënguam të shkojmë, po duheshe të shkonim një rip të ngushtë, ku as dhitë nuku shkonin, që të shpëtonim nga një rezik të math. Mua më muar për dore Zemani edhe Asllani, se për të e kapërxyer as kurrë të kurrës. Një vështrim poshtë, prej 400-500 metra, ose një gabim në të shkelur mirnje lamtumirë prej kësaj bote! Sot pra edhe një kurorë mbretnore të më dhurojnë nuku e kapërxenj ripin të Postenanit!
Pa si u çëlothmë pak, me qënë në siguri, shkuam në Leskoviq të bashkuar me Komiserë të Policisë, Murat Gjinokastra, i cili na kish dalë një orë lark qytetit për të na pritur neve. Hoqmë në shtëpi të Haxhiut Gjinokastrës, teligrafist, një nga të parët luftëtarë të çeshtjes kombëtare. Këtu ardhë shumë atdhetarë me të cilët u hasmë edhe biseduam mbi lëvizjen kombëtare. Në Leskoviq ndejmë 4 dit ne Rahmi be Rusi, Pertef beu edhe në Krita, të cilët na kënaqnë me të tepër.
Si na dhanë edhe ndihma muarmë lamtumirë e shkuam në Shqeri, për të kërkuar gjyrmat të Riza Velçishtit.
Shëtitmë në Shqeri dyke mos lënë kasolle edhe haur pa kërkuar, po gjithë mundimet shkuan kot se gjyrmën të Rizajit nuku e mernim dot gjekundi! Shkojti edhe shkojti Rizaj, një nga komitat e parë të Shqipërisë, dyke u-bërë theror për Atdhenë!
Në Shqeri vajtmë në Melan, një fshat i bukur, në shtëpi të Atit Stathaqit, një nga atdhetarët e flaktë, i zgjuar edhe shumë trim i cili na mbajti dy dit në shtëpi të tij. Goditi të vinjë ushtëria, atë natë që vamë neve, po At Stathi me vrap dolli edhe i shpuri në konak të fshatit me qënë se ay ka vlimin të çupës, kështu që u dërgojti raki e verë sa ranë të flenë edhe neve muarni lamtumirë edhe shkuam për në Lushnjë, në shtëpi të Sulos edhe në të tjerë. Për fat goditi në një ditë festimi i motit ri me Bajramin kështu që i festuam bashkërisht dyke dëfryer fort mirë.
Në këtë fshat kam bërë një përshtypje të madhe me një trashëgim që kish mbetur nga pleqtë. Në majë të malit ishte një kishë, Shën Koli, edhe e kishin me radhë fshati që të ngjiteshin, nat për nat, për të ndezur kandilen. Po përshtypja e madhe më ardhi së Lushnja është një fshat Mysliman.
Që nga Lushnja u hothmë në Badillonjë, dyke kapërxyer Viosën e një orë lark Përmetit. Hoqmë në shtëpi të Vangjel Çobanit, i cili na priti fort mirë, po, mjerisht, më drekë herë ardhi Aliu Tremishti me një shok e na lajmëron që ushtëria po na gjyrmon, këmba këmbës, edhe na këshillon që të shkojmë sa më shpejt. Me nj’anë ushtëria edhe më tjetër anë një dimër i math, që na zuri, na shtrënguan që të shkojmë me vrap edhe në një kishë, për mbi Përmet, u-puthmë edhe u-përndamë nga Nexhip Benja edhe Bidua, shoku i tij, dyke shkuar ata për në fshat të tyre edhe neve për në Gjinokastrë.
Marim të përpjetën të Nemerçkës po dbora, prej 3-4 pëllëmbë, kish mbuluar çdo gjyrmë të udhës, kështu që ecnim verbërisht gjer arrimë në majë të malit. Nuku duhet haruar që malet e Nemërçkës përmbajnë gjithë verën dborë, domethënë e rea e zë të vjetrën. Një cikmë e madhe na ngrihte edhe dirset, që na derdheshin çurkë, po duheshe me domosdo të ecnim se kishim për të bërë udhë të gjatë. U rëzuam nga maja e malit edhe, hop andej hop këtej, gjetmë gjyrmën të udhës.
Të siguruar tani e në atë kohë, prej çdo reziku, ndezmë nga një cingare edhe u cëlothmë pakëzë edhe muarmë udhën se duheshe me domosdo që të kapërxenim karakollat, pa u gdhirë. Ecnim pra jashtë fuqisë tonë gjer arrimë në grykë të Selckës, një grykë e ngushtë qe me gurë nga malet e Libohovës munt të të bëjnë thërime. Me të arrirë derguam Zemanin me Haredinin përpara për të qëruar udhën edhe për të vërejtur xhandarët në ishin të xgjuar ose flinin, kështu që kthehen dyke na lajmëruar që xhandarët, të karakollavet, flinin edhe udha është e qëruarë. Me vrap shkuam ngushtësirën edhe me të gdhirë arrimë për mbi Suh, kundrejt edhe 3 orë lark Gjinokastrës.
Vetëm ata që kanë bërë këtë udhëtim munt që të kupëtojnë edhe çmojnë çfarë udhë kemi bërë, atë natë edhe në mest të dimërit! Unë me sa mbanj mënt kurrë nuku kishim bërë të këtillë udhëtimi, me gjithë reziqet që kishim shkuar. Të raskapitur e të drobitur ndejmë të ndezim nga një cigare edhe Çerçizi na thotë: në këto vënde kam ardhur shumë herë për gjah, edhe kam vrarë mjaft sarkadhe. Nuku kish mbaruar fjalën Çerçizi kur, për çudi, shohim të rëzohen 4 sarkadhe në një përua. Me vrap Çerçizi i qëllojti edhe goditi një dyke ikur të tjerat.
Si muarm sarkadhen u-rëzuam tatëpjetë, në fushë, kur shohim që ishte ngrehur një stan. Shikon me dullbi Çerçizi edhe njojti barinë, i cili kullote berrat, edhe e thëret më emër po, me të u-afruar, u trëmp dyke na parë të veshur me roba xhandarmerie. Pastaj me të njojtur Çerçizin, ardhi i gëzuar edhe si u puthmë zumë të përshëndoshemi e pyetemi. Na thotë që vetëm tri dit kishin që kishin ngrehur stane, prandaj na thotë të qëndrojmë e pakëzë gjer të vejë të lajmëronjë plakun, t’atnë, edhe vëllanë që të mos na çfaqin, me qënë që për fat kemi një mysafir ardhurë.
Stani ishte i Çarçanit, nga Lekdushi, një nga barinjtë më të dëgjuar të Kurveleshit edhe Çerçizi njiheshë mirë edhe kishin miqësi të madhe. Pa si u kthye i biri vamë në stan ku na priti me nderime zyrtare, gjoja si njerës të qeverisë. Si përshëndoshemi urdhron djemtë të na pjekin një qëngj të zgjedhur edhe djemtë tanë vunë sarkadhen në hell, kur se neve po bisedonim na ngjajti një episod komik. Çarçani na pyet nga vimë edhe për se kemi dalë në një kohë kaqë të ligë ?
Mos pyet, i thom unë, se jemi për të qarë halle, se si këtë herë, kurrë nuku na është vënë kaqë shtrëngim, nga Baba Dovleti, për të mbledhur gjithë bekaetë, si edhe xhelepin të këtij viti. Pa le, thotë Çerçizi, për ilamxhinjtë është qiameti se kemi urdhër që të përdorim çdo mënyrë sa edhe t’u djegëm shtëpitë !
Dorën e ka të gjatë Baba Dovleti, thotë Çarçani, edhe vetëm Rahmet’ i tij na mban për mbi dhe !
Kur djemtë pregatitnin tryezën, për të ngrënë, mysafiri dolli jashtë kasolles po nuku kish të kthehet, kështu që duall djemtë dyke e bërtitur Lamen tonë, siç e quanin, po ku, Lameja ishte bërë i padukur edhe nga qëllimi që kish la brucën që të mos i rëndonte ! Rini të hamë bukë, thotë një nga djemt’ e Çarçanit, se Lameja e ka zënë bicen kur dëgjojti që kini dalë për ilamxhinjtë (të dënuarit për burg) se edhe Lameja është ilamxhi.
Qeshmë mjaft më këtë ngjarje, të papandehur, pastaj ju rethuam bukës. Me të ngrënë bukë, me gjithë lutjet të Çarçanit që të rinim e të nesërmet, u pregatitmë edhe shkuam. Çarçani pati mirësinë që të dërgonjë e një nga djemt’ e tij me kalin, për të kapërxyer lumin se ishte mjaft i thellë edhe të mos lageshim. Njëherë me të u edhur përtej lumit muarn udhën për në Gjinokastrë. Unë isha i lodhur shumë prandaj djemtë, shokët, më muar në kuris gjer në shtëpi të Çerçizit, e cila është në një breg të lartë. Në Gjinokastrë rymë pas mezit natës më 6 Janar 1908.
Mihal Grameno