Hyrje

«Periimus jam omnes, dum quisque sibi se tantum natum existimat.»

— Georgius Kastriotus ad Vladislaum Hungar. Reg.
Ex Kroja, Pridie Nonas Sextiles, MCCCXLIII.
(Barletius)

A. Gjergj Fishtës, O. F. M. AUKTORIT T’»LAHUTËS S’MALCIIS» E SAA SHKRIMEVE TJERA N’PÊNG T’NNISIIS KOMJARE KTO FLETË ATDHEDASHTNIJET JA TRUËN ME MALLË

Shkruësi

Shqyptaar t’dashtun!

»… Sokrati nnoq Platonin, Platoni Arristotelin, Arristoteli Averroen; Cecili muër prejë Sulpicit, Lelij prejë Varronit, Hennij prejë Horacit, Seneka prejë Gjellit, Thesali prejë Galenit, Hermagora prejë Ciceronit, e Ciceroni vet muer prejë Salustit.»

— Emzot P. Bogdani, «Cuneus».

Due me thanë, se gjaa prejë vedit nuk qita n’kto pak rreshta, por veç shka mora uhaa prejë tjerësh.

Sido kjoftë ky liber, pelqeje, o vllaa atdhetaar, e maje si nji dhantii qi bûnnoj prejë loçkes s’zêmres t’atii qi t’ngiatëjeton e t’falet Shqyptarçe!

Gomsiqe - Gojani i poshter - n’Mirëditë,
Me 14. t’ Kallnnorit, 1910

A. Shtjefni Konstantini Gjeçov,
prejë Urdhnit t’ Vllazenve t’ Vogjel t’ Shqypniis

Pjesa e radhës
Shoqnija