Giuha

Pjesë e katert

Shtylla e msojtoreve t’Shqypniis t’jetë giuha Shqype.

« Atdheu e giuha, mênnimi e fjala, fjala e jeta, jânë trii sênne qi i lidhë nji varg, e njâna paa tjetren s’mûnnet me pasë t’gjallët. »

— E. De-Amicis

Trashigim mas trashigimit qi skatragjyshat u kan lânë stregjyshave, stregjyshat gjyshave e kta atënve t’onë, atënt t’onë neve, e nà nipave, e dorë mas doret, brêz mas brêzit, shiten, nnrohen, blehen e sterblehen. — Shpijat kû kena lee nnoshta jânë rrênue, e n’vênn t’tyne jânë trajtue t’reja, e ashtû t’thona per gjithshkaf —

Nysh, gjithshkaf vjen e shkon, nnrohet e shnnrrohet, shitet e blehet: nji gjâa sênn âsht, qi nuk mûnn t’blehet, nuk shitet e nuk nnrrohet; nji sênn âsht, qi do t’ruhet si nji gurë i çmue, do t’ruhet si nji dhântii e posaçme e Perennîis, e si nji trashigim i t’Parve t’onë, qi nuk i pergitet nji tjeter n’jetë - per nee -; do t’ruhet si drita e synit. Kjo dhântii e madhnuëshme, ky trashigim i paçmuëshem i t’parve t’onë, âsht

Giuha Shqype!

Saa mûnn t’mênnohet diëlli paa dritë, aq mûnn t’mênnohet komi paa giuhë! —

§ I.

Shêji i paar i jetës s’onë gjytetnore fillon me t’liruëmit t’giuhës s’onë n’t’folun. —

Nji foshnje qi s’kaa çilë gojen e vet nenè n’t’folun, goja e sajë mamaçe nuk munn t’na shkakoje nnoj gzim, masi aj sênn qi na perket zêmren âsht fjala e gojës; e kuur t’filloje me folë, atëhere, mûnn t’thona, se fillon jeta per tê, e knaqa per nee.

Lum e lum, se saa i kânnshem âsht kerthîni qi ja mrrîin asajë ditë! — Ftyra e tii t’tânë gaz, sypt e tii m’mnnyrë t’vetimës xhixhillojnë, e ato duërt e njoma i shtrîin pa-prâa kahë prînnja e gjinnja e shpiis, tuj lypë — si me thânë — nnîmë prejë sish, e rreket, me saa fuqii qi kaa me ato gjymtyrë t’pa shfilluëme, per me mujtë me qitë gojet at dishiir qi i pushon n’zêmer t’vocerr. Gjithsaa hîin e dalin, ky i pret edhè i percjell me atà syy t’kannshem; e me nnollë, se i afrohet kush, kaa m’u sjellë e kaa m’u perdredhë me syy t’ngulë m’tê, e kuur t’shofë, se nuk i nnimon m’at mûnn t’vet, do t’i afroje gojës s’vet ato duër t’njoma, e me ata gishta t’vocerr kaa me fillue me i rrmue buzët e gojen, si me dashtë me perdhuni me xjerrë ato fjalë qi rreket me i thânë. — Saa na knaqet zêmra tuj soditun at foshnje qi don me nisë me folë, aq e mâa na shkrîhet, kuur pikë s’parit e qet gojet fjalen, me t’cillen nep shêjet e jetës, t’shoqniis e t’gjytetniis, t’cillave do t’u bâhet pjesë kuur t’rritet.

Une po t’pves o vlaa Shqyptaar, pse i bjèn shpiis gjith at gazmênn fjala e kerthînit? e pse gjith aj dishiir m’kerthînin per me qitun gojet at fjalë, e permasi t’a keet thânë nji herë, e nnîin tuj e perkthye shpesh e shpesh me nji t’bredhun zêmret?

Oh, dhântii e paçmuëshme e t’Lumit t’jetës! Oh, shpija e prinnja e lume! Atdheu fatbardhë, persè fjala e atii kerthînit âsht shêji i shfillimit t’shises s’tii, si me kohë kaa per t’i vjeftë vedit, shpiis, komit e atdheut, me gjygjë t’arrsyerhme qi do t’i flasë ajo gojë e giûhë! —

§ II.

Shka âsht giuha?

Giuha âsht perdorsja e zânit edhè e t’folunit; âsht shtjellsja e mênnimit; âsht rrogesha e nnisijve t’zêmres.

Shka âsht giuha?

Giuha âsht prîsja e marë e nierit edhè e shoqniis; âsht msuësja e detyrave e t’mârrë e dhânave; âsht diftuësja e nevojëve t’zêmres.

Shka âsht giuha?

Giuha âsht nji shêj per t’cillin dahena prejë kafshash t’pa arsyëshme tuj folun me arsye.

Shka âsht giuha?

Giuha âsht dhântija mâa e hieshme e mâa e çmuësme - posë arsyes - qi Perennija na kaa falë.

Paa giuhë kishim me kênë t’kalamênnë, t’hutue e t’daam shoqnijet, paa mujtë me nnrrue fjalen e dishirit me t’dashtunt t’onë as me kurrkânn.

Atdheu i jonë vajton e lott i shkojnë rrkajë, kuur shef n’prêhen t’vet njasì djelmsh, qi nuk duën me folë n’giuhë t’vet, e m’u madhnue me ket dhantii t’Madhit t’jetës.

O vllaa atdhetaar, n’kjoftë se njef Perenniin, ti, jo veç qi s’mûnnesh, por as nuk guxon me vûu n’lojë e n’shagatë dhântiën e Tii, giûhen t’ânne. Zoti vetë âsht njaj, qi t’a liron gojen e giuhen n’t’folun; drita e Tii t’a sdritë mênnen, e prejë gojës s’vet t’hyjnuëshme ja dha fjalen gojës s’ate. Praa, giuha e fjala e sajë, nuk kjene sennergjue prejë nierit por prejë Zotit. — Giuhët e lînnjes e t’prênnimit, t’jugut e t’verit vetë i Lumi i jetës i kaa falun, e ktii do t’i dihet per nneer.

Kafsha e shtâsa e sejcilli shpênn n’giuhe t’vet e lumnon t’Madhin Zot, e mêrren vesht nnermje-vedi. Sênne frymore e t’pafrymore flasin n’giuhë qi i kaa msue i Gjithdijshmi Perennii, si me thânë:

Hyjt me xhixhillim t’vetin Pllumi tuj gûngutë
Hâna me at dritë t’sburitme Korbi » u krrokë
Diëlli me rreze t’flakëta Turtulli » turrnakë
Qiella me thkjellim t’kânnshem Pula » kokorizë
Dheu me natyrë t’hiëshme Zogu » cingrrue
Buçila tuj bûnnue Cerloj » ciasun
Kroni tuj rrjedhë Falkoni » fjâfue
Gurra » gurrgullue Maca » mjaukatë[1].
Prroska » rrmye[2]. Gjarpni » fishkllue
Prroni » vrêngllue Lepri » zingllue.
Lumi tuj krisë Qêni tuj lehë
Liqêni » ushtue Dhija » vekrrue
Deeti » vlue Delja » blegrue
Gjethi » zhabllue Skilja » u kîzë = skîthe
Mali » shungllue Uku » lurue
Eera » frṽp Derri » hûngrrue
Bleta » zukatë Kau » u berlykë = bulueritë

E tjera.

Sejcilla ksosh, praa, kaa fjalen e giûhës s’vet! Mûnn t’mârrim per tregim edhè Shkrimin Shêjt, kû gjâjmë n’shum vênne qi Parafolsat e Perenniis natyren marë e grishëshin per me lumnue e me urue Zotin e rruzullimit n’giuhë t’sajë. Danieli Parafolës (k. III.) i thrret Ênjuit e qiellës, me lumnue Zotin n’giuhë t’yne; thrret diëllin, hânen, hyjt; brymen e voësen, ziarmin e vapen, dimnin e akullin; boren e ngrîesinen; nâten e diten; driten e erresien; rêjen e rrfejen; malet e kodrat, e bimat e dheut; kroje e prrojna, lume e detna, peshqit e detit e zogjt e tokës. — E nieri e perbuzë ket gjâa sênn qi vete Zoti âsht pelqye me ja falë!?

O ju, qi guxoni me ja sjellë shpinen ksajë dhântiis, e per mii ktê me e shaa edhè me e vûu n’gaz, veshtroni, kê po shani kuur t’a shani giuhen e fjalen e sajë:

« Kjo âsht lidhnija e ême me tà, thotë Zoti: Fryma e ême qi âsht m’tyy, e fjalët e mija qi vûna n’gojë t’ânne, nuk do t’hiqen prejë gojes s’ate, as prejë gojet t’farës s’ate, as prejë gojët s’farët s’farës s’ate, thotë Zoti, ç’me tashti e n’jetë t’jetës. »[3]

Veshtroni edhè nji cahariq tjeter e t’bînnshem t’lidhniis s’ree:

"E masì u mushne ditt e Rrshajve (Pentekostes), kjene mledhë t’tânë m’nji vênn. E befas u nnie nji kumim prejë qiellet porsì nji zhaurimë e rredët, edhè m’kânnt e mushi shpien ku ishin nnêjë atà. E u dukne atyne giuhët porsì zjarmi qi u pshtetne permii sejcillin asish; e t’tânë u mushne me Shpirtin (Frymen) Shêjt edhè fîlluëne me folë n’gjithnnuër giuhësh, porsì Shpirti Shêjt u nepte me ligjirue. E ishin, qi gjallitshin n’Ieruzalem Iudej, nierz bestarë prejë çdo komit nên qiëllë. Mas ktii zânit, rrâni sogorija, e met e hutuëme tui nnie kta qi folshin n’giuhë t’sejcillit ksish, e t’tânë u habitshin edhè u bînnshin tuj thânë: Qe kta qi flasin a nuk jânë t’gjith Galilejas? e si â kjo, qi na t’tânë i nnieme kta tuj folë n’giûhë t’onë n’t’cillen kena lee?»[4]

Giuha e fjala e sajë, praa, nuk kjene kavetue prejë nierit, por prejë Zotit. Masì praa, i Lumi i jetës âsht pelqye me ja u dhânë deri shpênnve t’malit nji mnnyrë giuhet e fjalet, qi t’mêrren vesht nner vedi, e t’i napin lavde Atii t’Lumit, saa do t’munnohet nieri, t’cillin e dau prejë sish me nji gojë e giûhë, jo mamaçe, jo t’pafjalë, por me fjalë e fjalë t’arsyëshme! Shtâsët e shpênnt e malit e duën sejcilla at dhântii qi Zoti e natyra ja u fali, e pse nierzt duën m’u bâa mâa t’pamârrëvesht se egersiinat tuj mos dashtë giuhen e vet, giuhen t’arsyeshme, qi i Bukuri i qiellës mas mirësiis s’vet u pelqye me ja u dhânun? Shqyptaar vllaa, duëje giuhen t’ânne me nji dashtnii t’perflakëshme, jetò per tê e dis per tê! —

§ III.

Ç’farë t’mirash e nnerash na sjell giuha?

Tuj kênë nji dhântii e Perenniis giuha, e tuj kênë nji trashigim i t’parve t’onë nner mâa t’kânnshmit, mûnn t’thirret faqja e bardhë e komit, e mûnn t’quhet gurra e dijes.

Giuha âsht rrnesa e komit: nji komë qi nuk madhnohet me giûhë t’vet, atii nuk i vîin gjâa jetesa e mûnn t’njehet nner t’nnrruëm jetet. — Giuha e man komin n’jetë, tuj kênë kjo shêji i paar e i vetmi, me t’cillin dahen komi me komë. — Nji qi nuk e don giuhen e vet, as komin e vet s’e don, gjakun e vet e perbuzë, e prannêj as vedin nuk don. — Nji qi nepet mas msimit t’giuheve t’huëja e t’veten e lên mas shpinet, — sikursè per fat t’zii t’onë, i kena shum ksish n’Shqyptarii t’onë — aj u nep krah e u bâhet nnîmë anmiqve t’onë, e bashkë me ta rreket per rrênnim t’giuhës, t’atdheut e t’komit.

« Nga giuhët e huëja s’mûnn t’mârri nieri msim, as driten e dies si duhet. Giuha e bashkon komin, e nnriton, e xjerrë nga errësija, shpirtin e mênnen ja lartëson, vedin e sbukuron, vetëdien e njohen i lulëzon, vllazniin ja shton, edhè miqesien ja shumon. Giuha e nji komit s’kaa t’nnalun as nuk mûnn t’nnâlet kurr. At çmim qi t’i napë vedit komi, atê edhè prejë t’huëjsh do t’a presë. — Giuha e jonë edhè dija jânë shum t’nevojshme per nee, e moskênja e giûhës edhè e padija e kanë lânë Shqyptarin mrapa mje m’sod, e nieri i padijshem âsht si drûni i padhênun». (115.) —

§ IV.

Ç’farë detyrash kaa Shqyptari nnaj giuhen e t’Parve?

Nji atdhetaar i njimênnët âsht n’detyrë me xânë giuhen e vet me e folë paa gabim, m’u rrekë me gjith dije t’mênnes per me e lulzue, me e sbukurue, e me qirue fjalësh t’hueja. — N’detyrë âsht me e njoftë per t’veten! —

Kû lulzon giuha e t’Parve e kû mûnnohen me e qitë n’dritë, jeta e atii komit âsht e lume edhè e âmel!

Pûnë e nneershme edhè e vjefshme âsht me dijt giuhë t’hueja, porsè na duhet m’u ruejt qi mos t’na zotnohen zêmres, e mos t’ftofena kahë e jona. — Giuhët e huëja t’i xâmë per nevojë t’tregtiis, per nevojë, a muerme vesht! e giuhen t’onë t’a xâmë, pse âsht e jona e pse na urdhnon natyra! Si na là me t’shkrueme Dorëpraruëmi i Frasherit:

«Giûhen e mêmedheut mesò;
Ajo mûnn te te nnritonje
Edhè te tjera ti kennò
Po atê t’a keesh per zonje!» —

Nji atdhetaar qi nuk vêhet qyshë n’vocrrii me xânë giuhen e vet, e nuk ja thithë rrâjen me at kânnje e shije qi e pat thithë tâmlin e krahnorit t’nânës, atii i huëjtohet giuha, e besà edhè komi e atdheu. — Detyra e jote âsht, o vllaa i dashtun i atdheut t’êm, qi t’a ruëjsh fmiin t’ânne, e saa t’jeet m’kâmë t’vogla, mos t’a lâash me marrë mrapa msime nner aso msojtoresh, kû nuk xêhet giuha Shqype, persè kaa me i nnollë djalit t’ânn, shka i pat nnollë atii djalit «t’Anzave t’Parnasit!..»

Nner kujdese, mâa i pari kujdes per nji tatë e nânë shqyptaare do t’jeet, qi t’ja xejnë zêmren fmiis s’vet n’dashtnii t’gjuhës s’vênnit, e at hërë kan me mujtë me pritë prejë si fatin e mirë. —

Po deshte me ja falë orës s’ligë e ditës s’zezë fmiin t’ânnê, o Shhyptaar, e mos t’ja shofish nneren as ti as komi, dergoje nner msojtore t’huëja saa t’ jetë m’ kâmë t’ vogla, e kee me mrrîi me paa t’ zezen t’ ânne: mâa t’ parin tyy kaa me t’ pasë gjak nner syy, mannej nânen e vet, vllazent e motrat, atdheen e komin e gjuhen e vet. T’ vetët kaa me i pasë paçarii, e t’ hujët kan me ja vjedhë zêmren. — E ç’ nneer kee me mujtë me pritë prejë ksi farë djalit? » Nneren saa lethija, — e dhûnen saa shpija! » ( 119. ) —

N’ mos m’ besoshi, siellni syyt rreth vedit, e do t’ shifni, se m’ç’kâmë e kan prûu djelmniën Shqyptare giûhët e hueja . . . . . Per me e kputun, veshtroni Gegë Postripen e dashtun, saa hiëshem e me arsye e theer Shqyptarin e pervarun kahë gjaku e giuha:

» . . . . . . . . . . . . . . .
Sot qi Shqyptari baben kaa mohue
Zakonin t’ vjeter e Shqyp nuk po flet:
Duket i poshtem . . . . faret i turpnue
Si aj qi . . . . nuk di kush kje baba i vet . . . .
E nnofta ky i shkretë
Flet giûhen qi kaa folë . . . . baba i vertetë . . . .
Prannêj s’ âsht Shqyqtaar
Por âsht si mushku: as kaal as gomaar! » (120.)

§ V.

Sod per sod gjithkush âsht dhânë mas msimit e lulzimit t’ giûhës s’ vet, e nà a do t’ rrimë n’ terr nenè? Nà, qi giuhen e hiëshme e kena prejë t’Lumit t’jetës, a do t’a lâmë edhè mâa ashtû t’harruëme e t’djerrë? T’i hapim syyt nji herë, o vllazen Shqyptarë, e t’vêem oroe, se m’ç’krajatë kena vojtun! I huëji na vjen n’votër, e n’vênn qi t’vêhet aj me xânë giuhen t’onë, giuhen e komit per n’don m’u mârrë vesht me nee, aj na nguston nee n’vênn t’onë, qi t’vêhena me xânë e me folë n’giuhë t’tii! … - I flet Shqyp: e aj guxon me t’a shaa me gojë t’plotë giuhen e t’Parve, e mâa teper me t’vûu n’gaz, pse s’din me folë n’giuhë t’tii, qi tyy gjâa nuk t’duhet, e qi as i pari as i mrâmi nuk t’a pat dijt. — E zêmra e jonë jo veç qi s’trazohet e ftyra s’na kuqet tuj veshgue at giuhë veshtirin qi m’at mnnyrë t’panierziishme na fyen m’carâa t’votres s’onë, por me faqe t’zezë t’onen, i gjegjena dishiirit, tuj bajtë shagata e t’qestisuna e korien, edhè vêhena me gjith fuqii t’mênnës me xânë giûhen e huëj, e saa t’na hînë n’trûu nnoj fjalë e qi me t’zì e gojamajtas e flasim, mûnnohena me diftue vedin se ç’perparim bâme n’giuhë t’huëj, e zêmra na bredhë edhè buza na qeshet kuur t’i nnîim fjalët e hutave tjerë qi na i thonë mrapa: « O saa hiëshem folka, si me kênë zogu i Lëtinit » E at giuhë, qi Zoti, natyra e nâna e jonë na msoj, dona, e mâa teper rrekena me e shlye prejë zêmret.

O vllaa Shqyptaar, e kuur kee me ardhë n’vedi?

A jena verbue syysh, a shka t’zit kena qi nuk s’hofim se saa na kaa mlue shnierzimi e korija?

Giuhëve t’huëja u âsht dhânë kryet e vênnit nner msojtore t’Shqypniis, e giuha Shpype? kaa metë jashtë, kaa metë, si mo Zo’, mâa keq! E shamun, e perbuzun!..

Dyy pllâmë mii tokë, e por saa t’xânë m’u mkâmë fmija e nânës Shqyptarë, e nnîin ke belbon n’giuhë t’huëj!.. E giuhen e nânës? e kaa qitë mas shpinet, e rreket me e harrue! Njat sênn, njat dhântii, qi i Paxânfilli na e fali jena tuj e shaa; njat trashigim qi t’parët na e lânë n’porosii e n’besë per me e ruëjtun jena tuj e perbuzë, e jena tuj e lânë si nji qyqe t’pafatë m’degë t’thatë; e zêmra s’na theket n’dhimë per tê! —

T’ishim kênë t’zot’ e nnisijve e t’mênnimit t’sodçem, kishim nnîi se saa jânë kênë gazmue prînnja e dashamirët n’ditë t’leemit t’onë, e saa t’faluna e urime i bâjshin t’Madhit t’jetës, mun n’ket giuhë qi nà atëherë nuk e diishim e qi sod e flasim me nji naze t’madhe!.. E urojshin Hyjin n’ket giuhë, qi nà sod ja kena sjellë shpinen, i kena raa moh, e zânit t’ksajë i kena shtupue veshtë! —

Prohè! errsii, se saa na jee trashë nner syy! Mênnja na kaa lânë, e zêmra na âsht bâa gurë, o Shqyptaar vlaa! — Ç’nevojë kena m’u bâa gazi i botës tuj kênë n’vênn t’onë? pse t’a barim gjith ket shnjerzim e faqe t’zezë e shagatë prejë t’huejsh tuj kênë n’plâng t’onë? pse t’bâhena nevojaart e sênnit t’huëj tuj pasë t’onin? — Veshtrò zânin e zêmres t’atii atdhetarit t’flakët e t’paharruem se me ç’zêmer t’grishë n’dashtnii t’ giuhës s’ate o vllaa Shqyptaar!

«Vellezer Shqipetarë!
Qasniu me degjoni,
Saa te muntni me parë
Giûhen tuaj mesoni.
Kete giuhë qe flasim,
Keteze te kennojme,
Gjênë tene te qasim
Te huajnë ta debojmë.
Shqip te flisni per herë
Fjesht e te paperziere.
Diëlli, hêna, hylli,
Ênjlli, shpêsi e dashi,
Kembora, gjethi e pylli,
Dallendysha e larashi
Edhe bylbyli vetë
Shqip te flasë ne jetë!

— N. B. F.

. . . . . . . . . . . . . . .

§ VI.

Shqyptaar vllaa! A don m’u vertetun se ç’ kujdes pret prejë nesh giuha Shqype? shemlloja nji lules qi bîin n’ zêmer t’ kopshtit e cilla s’ del faret kurr, e qi s’i gjinnet shoqe n’ jetë.

Po xâmë, praa, se kena nji kopshtë; detyra e kopshtarit âsht qi t’ a pûnoje e t’ i shkallmoje me gjith rrâjë, ferra, bazhdile e do bimë tjeter qi s’âsht e nevojshme per at vênn. — Po thona se me dy’-trii t’ sjelluna shatit, e paa njomë ballin me djerzë mûnn t’ bije lulja m’ at farë kopshtit. A na mêrr mênnja, o atdhetaar, se do t’ mrriimë me erue at lule, n’ kjoftë se do t’ a lâmë paa sherbime tjera! A kaa me i dalë m’ u perhapun rrâjësh e trikash n’ tokë t’papûnuëme si n’ t’ pûnuëme me kujdes!

Ç’ do kopshtaar kishte me na vûu n’ lojë me e pvetë per ket pûnë, e me nji herë kishte me na pergjegjë: kopshti i pûnue me kujdes t’ posaçem, i dlirun mirë, i mifun n’ mnnyrë qi kuur t’ a mârrish dheen n’ dorë, t’ derdhet si kryelâne, e t’ i vêesh mênn, qi mos t’ jese kûnn asnji aso bîmash qi kishin me mujtë me ja nnalë t’ rritunin lules qi do t’a mjellish m’ tê, e atbotë kee me i dalë qellimit m’krye. -

I lumët ajo e bardha gojë kopshtarit qi na msoj! — Qè, ke u pûnne kopshti, mas msimit t’kopshtarit, u muëll e bîni lulja! A na ve mênnja se kaa per t’ u rritë e kaa per t’ lulzuë lulja me aq pûnë? - I regjuni n’kso pûnësh do pvetë! Persërii kopshtarit i do shkue n’ derë. —

Mirë se bîni lulja, thotë kopshtari, porsè tash do ujët, duhen harrë bazhdile e barishtna qi do t’i bîinë per rrâzë; e saa t’ hype pak permii tokë lulja, i vînë per rreth kryma e miza dâmtore, e mos ja vûfshim mênnen me t’ shpejtë me i largue e me i shtypë, do t’a mlojnë lulen fûnn e maje, e n’pak kohë kishim me e paa t’breme, t’thaame e t’shuëme me rrâjë e me trika. Kujdesi e pûna, praa, e rritë lulen, e n’kohë t’vet kaa per t’ lulzue, e zêmra e jonë do t’ jese e knaqun kuur t’ hîmë n’ kopshtë e t’ i lshojmë syyt per me soditë at farë bukurijet, e cilla kaa per t’ na ngîi zêmren me eer t’ kânnshme. — Lên-e se zêmra e jonë do t’jese e knâqun m’at bîmë t’mûnnit t’onë, por edhè s’kena me pasë frigë se do t’na kuqet ftyra n’na e msyët kopshtin kushdo me kênë, mu do t’jese edhè aj i habitë n’bukurii t’lules qi me hieshii t’vet madhnohet n’zêmer t’kopshtit e me eer t’vet i mushë skâjet e rrethit marë.

Lule e bukur edhè e paa shoqe, permii t’cillen t’flas, o atdhetaar i dashtun, âsht giuha e kânnshme e jona; kopshti i hieshem e i dlirun ferrash e bazhdilesh, âsht atdheu i jonë Shqyptarija; e kopshtaar t’palodhun qi do t’i binë mrapa lules, giuhës, jânë atdhetarët Shqyptarë. —

Prejë se âsht xânë Shqyptarija e Shqyptari, bashkë me tâ âsht xânë edhè giuha Shqype. — Paa dalë faret komi i jonë, s’kaa si del faret giuha. — Gjysha e atent t’onë kan nnrrue jetë, e do t’vînë koha kuur do t’i mârrim mrapa edhè na, porsè giuha kaa per t’metë n’gojë t’bijve e t’nipave t’onë mas nesh. Nderi qi t’permênnet Shqyptari e Shqyptarija n’jetë, kaa per t’u permênnë e kaa per t’u folë edhè giuha Shqype! —

§ VII.

A dona praa, giuhen t’onë, giuhen Shqype!

Kujtoj, se nuk âsht kush qi mûnn t’thonë se s’e don. Dashtnija e giuhës s’onë na prîin n’dashtnii e n’evarii nnaj t’Parët t’onë, edhè na bân m’u bînnun n’kujdes t’madh qi kan pasë t’Parët nnaj ket giuhë. Gjysha e atent t’onë, si edhè t’parët e tyne, me shpatë n’dorë e kan pasë ruejt ket trashigim, e me kujdes mâa t’madh na e lane neve per me e ruëjtun e me e hieshue e n’dritë me e qitun.

Thashë - me shpatë n’dore -, o vllazen, masì m’atò kavaljete kuur kan pasë gjallue atà, nner lufta t’paprâshme e t’rrethue prejë anmiqësh u gjiishin e prannêj s’u kaa pasë dalë ngaja me na lanë gjâa me t’shkruëme, si komet tjera. Tuj diit, praa, se komi i jonë prejë se i dihet êmni i kânnshem Shqyptaar, asè prejë kohës s’Pelazgjve e te tëhê, ditt e jetës i kaa pasë kalue nner lufta per t’dalun zot t’atmes, e me krahë t’fortë i kaa pasë majtë larg rrethit t’atdheut anmiqt. Shum do t’u diim per nneer qi s’i kan lanë t’huëjt m’u perzie me farë e fis t’onin, tjetersit kaa kênë tuj na u dâmtue giuha, tuj na u perdhosun gjaku i burrave t’dheut, e nnoshta nnoshta, tuj na u shuë me rrâjë e me êmen.

M’ato kavaljete kaa pase hecë shpata, e kjo e kaa pasë prujtun vênnin e giuhen prejë gercnimit t’anmiqve. Sod tefi i shpatës e tuni i spatës jânë nji doret! Nuk na shtyyn kush me rrokë shpaten, o vllaa; shpata e sodçme e pushka âsht dashmimi, âsht zêmra, âsht dashtnija; pushka e sodçme kjoftë mûnni e pupla; lufta e sodçme âsht pûna e hollimi i mênnes. Kto armë jânë, qi mûnn t’na sjellin driten; me kto perdorsa a vegla, kaa me na dalë me e harrë at kopshtë, t’cillin atent t’onë e ruëjtne edhè e majtne t’thurë, paa lânë per mrênna, kurrnjì kafshë t’keqe!.. Sod âsht dita, e lumja ditë, qi at lule t’ruëjtun prejë t’Parësh t’onë, t’a mârrim n’kujdes, t’a pûnojmë e t’i largojmë kryma e miza dâmtore (!) qi kan xânë me e brejtun! T’a qirojmë ket kopshtë t’hieshem prejë bazhdilesh e plaçkaresh, e t’a bâjmë, qi lulja e perthaame, t’filloje me shkemue e me qitë trika t’reja, e t’i trashet rrâja m’kânnet e Shqyptariis s’onë.

T’a sbusim ket giuhë t’kânnshme, e cilla pat pasë gjith at fuqii m’ato kavaljete t’egra me dridhë boten - ç’m’kohë t’Pelazgjve e mjè’ m’trima t’vonë! Ket giuhë qi e pan folë ata trima - trimash Leka, Burri e Kastrioti, e me nji fialë gojet u nnêzshin zêmrat e Shqyptarve edhe i trimnoshin ato Shqype t’leeta! — Atëherë kaa pasë dridhë boten me tingell t’rrebët, e sod, me knaqë e gzim t’zêmrave t’ona, po shofim se âsht tuj u dridhë zêmrat dijetarve t’kater ânve t’rruzullimit n’joshe e n’bînnun, aq, qi jânë dhânë me nji shije t’posaçme, per m’u thellue n’dije t’giuhës s’onë: edhè rreken, me nji t’tëhjekun t’pannâluëm me u miqsue — a si t’tham! — me ket giuhë, qi aq mija vjet, pat nnêjtë e harruëme e gadi e shuëme nner syyt e botës gjytetnore.

Mârre e turp per nee, o vllazen Shqyptarë, qi t’rrimë me shikiue t’huejin aq t’nnêzun n’dashtnii e n’joshe t’giuhës s’onë, e nà aq t’ftoftë e t’huëjtuëm nnaj ket dhântii t’Perênniis!

§ VIII.

Shqyptaar vllaa! ç’dobii âsht qi t’thuësh - une due giuhen t’ême — n’mos u vûfsh me e xânë e me ja thithë me shije bukuriën? Paa u thellue n’dije t’giuhës s’nânës, s’ûnn do t’mrrîish me ja njoftë bukuriën, e prannêj nuk kee me mujtë me e dashtë me ato nnîsii qi jee n’detyrë, por kee me e pasë larg zêmret. — Nuk âsht vetun dashtnija qi do t’na shtypn per me xânë giuhen t’onë, por âsht edhè e mira e jonë, âsht nevoja edhè fitimi. Nevoja e fitimi, po, masì sikursè sejcilli komë, ashtû edhè na Shpyptarët, do t’kemi t’mârrë e dhâna nnermjevedi. Po xâmë se dyy vllazniit e Shqypniis qi jânë Gegë e Toskë, duën m’u mârrë vesht njana me tjetren, e tuj diit se folja Toske nnryshon prejë foljes Gege, qyshë do t’bâjmë tashtì, per me mujtë me u mârrë vesht, kuur t’na bjere rasa me i shkrue shoqi shoqit e mos t’na nnerliken mênnime e t’na dalë ngatrresë? Duhet giuha e dliir, giuha e msojtores. Paa giuhë t’msojtores kurrnji t’thânme, e kurrnji mênnim s’mûnn do t’na e shqyptoje goja. Fjala e jonë e folun me gabime, nuk kaa me mujtë me pasë fuqii, per me ja mushë mênnen shoqit per ket o at pûnë; urata e jonë nuk kishte me ja thekë zêmren bâmirit; gjygjì a arsyja e jonë s’kishte me xânë vênn n’kurrnjì kuvênn, e paa e tjerrë mâa, me nnollë se na shkarkohet a na shpifet kush per nnoj pûnë, paa diit giuhen mirë, na nuk kishim me diit me i dalë zot vedit, e m’u dliir prejë asajë s’shpifmes, e ashtû faj e paa faj kishim me raa me t’dyy kamët m’nji kpucë.

Qe, praa, se paa diit giuhen t’onë mirë nuk kishim me kênë t’zot me qitë gojet dyy fjalë t’drejta e paa gabim, e per paa na u bâa ftyra prush. — Prohè! saa faj i rânnë âsht per nji Shqyptaar, kuur mos t’dije me i rreshtue fjalët e arsyës si duhet, e me qitë per fushë mênnimin e zêmres s’vet!

Gegë e Toskë vllazen! t’jetë nner nee njinija n’t’folun e njinija n’shkrim; njinija na man n’bashkim, na shton fuqien . Kjo mnnyrë jeteset, âsht e nneershme edhè e vjefshme per komë, âsht dryni i jetës gjytetnore e prîsja e fatit t’mirë.

Si do t’i vêhet nnrrimit t’stinës s’vet ç’do pêmë, ashtu mûnn t’thona edhè per giuhët e rruxullimit. — Giuha e jonë, si âsht folë, si folet e si do t’flitet, koha e shkuëme edhè e sodçme na e rrfèn e koha e ardhshme kaa me ja u rrfye atyne qi do t’vînë mas nesh. Do fjalë e mnnyrë t’thânunash kan nnrrue e kan mârrë nji shemëll qi kurrkûnn s’i giet t’hershmit. Ky nnrrim vjen prejë t’pakujdesit, a mâa me rrugë, prejë t’padijet t’komit, e mûnnet me mrrîi me na çartë giuhen me do mnnyrë t’thanunash, qi vneerin t’a dynnin, e me tingëll t’vet t’i shpojnë veshët prejë merzijet. Kjo pûnë nnollë mâa s’shumti m’ato krahina t’atdheut kû fliten shum giuhë. —

T’cillve u perket kujdesi e roja e giuhës? Sejcilli gjytetas âsht n’detyrë me ja bajtë kujdesin giuhës s’vet, e sidomos letrarët. — Si i ruën porosiit e t’mirat e prinnës i biri, me at arsye âsht n’detyrë sejcilli Shqyptaar me ruëjt giuhen e t’parve e fjalen e tyne. E ket giuhë e fjalë, si na kan lânë neve t’parët t’onë, ashtû do t’u lâmë edhè nà djelmve t’onë e brêz mas brêzit. Per dashtnii t’atdheut, per lumnii e madhnii t’komit, per nevojë e dobii do t’vêhena me xânë giuhen t’onë. — M’ç’do kâmë nnerjet qi t’gjinnena, n’ç’do zyre t’gjytetit e t’qeveriis, e n’ç’do ânë t’Shpyptariis t’gjallisim, mos t’i huëjtohena giûhës s’onë: t’a xâmë me shije e t’nnêzena n’joshe t’sajë, tuj diit se "Atdheu e giuha, mênnimi e fjala, fjala e jeta, jânë trii sênne qi i lidhë nji varg, e njâna paa tjetren s’munnet me pasë t’gjallët». (121) —

§ IX.

Si ruën driten e synit, ashtû ruëje giuhen t’ânne, o vllaa Shqyptaar, delizot e shkrîju mas sajë, tuj kênë se, saa t’a keesh giuhen kee me kênë edhè ti vetë. —

Fol n’giuhë t’ânne, persè âsht zâni i nânës, t’cillin e pate nnie pikë s’parit te djepi: me ktê t’vête n’gjûmë, e me ktê t’çote prejë gjûmit; me ktê ti e thirrshe i pervajshem, me ktê t’u pergjegjte kjo me gazmênn; ajo t’a pat lirue giuhen e kadalë-dalez e me kujdes t’madh t’i pat msue buzët n’t’folun. Mâa t’paren fjalë qi t’a pat shqyptue goja kaa kênë êmni i nânës; praa, paash ket êmen, duje giuhen t’ânne! - Duje giuhen t’ânne, me at flakë qi Zoti i lum t’a kaa nnezë n’zêmer; duje me ato nnisii qi natyra t’kaa msue. T’a dona giuhen t’onë persè âsht shfilluësja e mênnës s’onë; âsht shtjelluësja e mênnimeve t’ona, âsht shêji i parë, i cilli na daan e na dymton prejë komesh tjera . T’a dona , persè âsht ushtimi i zânit t’Parve t’onë, i kavaljeteve t’shkueme e i kohëve qi do t’vînë; t’a dona persè âsht zêmra e atdheut t’onë. T’a dona, persè kaa nji tingell t’kannshem , âsht shoqja e padaame e vajit edhè e gazit t’onë; persè kaa nji shije e knaqë qi na shkrîhet n’gojë e na perket n’loçkë t’zêmers. T’a dona, persè âsht zâni i zêmrës e drita e mênnimeve t’ona ! —

§ X.

Rreku, praa, o Shqyptaar vllaa, me xee zêmren t’ânne n’dashtnii t’giuhës s’ate! — Mûnnimin e djerzët e ballit derdhi paa dhimë per lulzim t’giuhës Shqype. —

Mos e qit n’harresë, paash lott e kerthîniis qi i pate rigue n’prêhen t’nânës; paash at tâmel t’krahnorit t’nânës; paash njeket giuhë, me t’cillen t’i pat lecue gjâmët e foshnjiis! Xeju n’dashtnii t’giuhës s’ate, paash at kashatë buket, qi t’a pat pertypë goja e nânës! Xêne, sdrite e hijeshoje, e mos baaj qi t’a shajë bota. Mos u bân rrogtaar i botës, tuj kênë se t’Parët i kee pasë sunnimtarët e sajë.

Mos t’rrimë n’gjumë, o vllazen, persè ftofsina e plozhtija e jonë, u shton fuqiën t’huëjve edhè u liron shtekun qi mûnn t’platasen mâa paa mûnnë n’Shqypnii t’onë. N’mos i çilshim sypt e n’mos u diftoshim ballin e trimniis, kan per t’mrrîi m’u hapë n’vênne t’ona, e n’u dalët per doret mos pvet per nee, se do t’rreken me na shue me êmen, giuhë e atdhee! Po deshtem me kênë t’nneruëmun e t’drashtun prejë jetet; t’duhena nner vedi, t’a dona giuhen e atmen t’onë, t’shkrîhena mas lulzimit t’tyne.

Tash âsht koha e pelqyeshme, qi do t’i diftojmë botës se kush jena e t’bijt e kuëj jena! Mos t’na dhimet jeta per dashtnii t’giuhës! Shpirti do t’na dahet prejë trupit, po, por êmni i jonë e giuha kan per t’u permênnë saa stinë t’i nnrroje jeta, e nipave t’onë do t’u lâam nji msim t’burrniis s’paçmueshme!

N’u trimnoftë kush me n’a thânë qi t’a nnalojmë hovin, n’na kshilloftë kush qi mos t’a rrokim n’dorë flamurin e trimniis e t’liriis s’shêjtnueshme, para se t’i gjegjena, t’pvesim vedin, para se t’na thehet hovi, mênnt ke t’Parët e t’i shtrojmë perpara pûnët e madhnueshme t’tyne… Kû âsht Burri?.. Kû âsht

Leka i Madh?.. Kû âsht Kastrioti?.. Kû jânë trimat tjerë t’dheut t’onë?.. Per lirii t’atdheut kan metë, per t’dalun zot t’komit e t’giuhës kan luftue! Masì atyne s’u kje dhimtë jeta, shka jena nà qi aq po kursehena? Atà e patne dridhë boten, e nà nipat e tyne a jetojmë veç per m’u kotun sypsh?

Mjaft, o vllazen, mjaft kena fjetun, t’trêmegena tashtì prejë ploget e prejë t’padijes; t’na theken zêmrat, n’mos per tjeter, per mûnnë e nneer t’atyne burrave, qi e shkrîine vedin per nânen Shqypnii. — T’i pervielim llânat, t’i biim mrapa pûnës marë; t’jetojmë m’nji besë, besë t’hershme, m’nji zêmer e m’nji mênnim. Mos t’i turrena kuëj, por n’pashim se doën me na trazue e me na ardhë n’qafë anmiq t’onë, mos t’frigohena, e t’u dalim per ballë, t’u qinnrojmë nneri te pika e frymës, t’luftojmë per trashigim t’Parve t’onë! N’pûnofshim kso doret, me arrsye mûnn t’na thonë e kan me mujtë me na knnue nipat t’onë:

„ O atà t’lumët qi dhânë jeten,
O atà t’lumët qi shkrîne ve’ten,
Qi per Mret e vênn te Parve,
Qi per erz e nneer t’Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue
Porsi t’Parët u pa’n pûnue!
Leet u kjoftë mii vorr ledina,
Butë u kjofshin moti e stina,

Aklli, bora e serrotina;
E deer t’knnoje n’mal nnoj Zânë,
E deer t’keet n’detë ujë e rânë
Atà kurr mos u harroshin,
N’kângë e n’valle por u knnoshin!!. ( 122.)


  1. Maca tui markezë ( » » » ) ↩︎

  2. Prroska me quriqime (Êmzot P. Xarishi.) ↩︎

  3. Izaija Parathânës, k. LIX. 21. — ↩︎

  4. Pûnët e Apostujve, k. II. — ↩︎

Pjesa e radhës
Shtim