Kavalietet e arta kan mrrîi per Shqypnii t’onë! I kjofshim falë t’Bukurit t’Qiëllës!
Sod me sod pêsë fjalorë e nji fjalorth i gzojne t’bijt e Shqypës:
i I âsht i t’Êmzot Frank Bardhit, 1635.
„ II „ „ A. Frank Rossi-t. O. F. M. 1866.
„ III „ „ A. Iakë Iunk-ut, S. I. 1895.
„ IV „ „ Z. Nelkos Kristoforidhit 1904.
Fjalorthi i Z. Lekë Grudës 1906.
i V âsht i Shoqniis’ Bashkimit 1908.[1]
Shqyptaar vllaa, kishte pasë thânë nji plak motit: «Non quam multos, sed quam bonos libros habeas ac legas». Me grumullue libra t’mira e t’pamira saa per m’u dhânë hijeshim kater mureve t’ânës, âsht nji mârrii. Nuk t’viiën gjâa saja e librave, n’mos i shkûnnsh si dita - ditë prejë pluhnit, e n’mos ja xâsh shtekun skerbajës (têjës).
Kto fjalë i perkasin edhè fjalorit, o vllaa i dashtun. M’u knaqë e me na bredhë zêmra veç psè duël n’dritë fjalori i giuhës s’onë, e mos m’u perkujdesë qi t’na bjere n’dorë, kishte me kênë nji hutim mênnjet; e persrii, me e blee, e mannej me e lânë nneper musânnra e lpîza per m’u brejtun prêjë mîish, edhè kjo kishte me kênë nji prrallë per m’u knnûe n’bisht t’lahutës! — Porsè tuj mos kênë qellimi i jêm me shikjue shpaten per tef!.., po xâa fiill me nji herë mas De-Amicis, me ju diftue atdhetarve t’mii t’dashtun, se saa i hiëshem edhè i shiëshem saa i kannshem e i argtuëshem, e saa i nevojshem âsht fjalori i giuhës s’nânës, per n’dona me hypë n’dije t’ksajë, e n’na voftë mênnja m’u xee n’dashtnii t’giuhës s’onë.
« Si t’bjerr giuhen nji popull shqim maron;
N’shum çeta kaa me u daa:
Giuha nierzt e nji komit i bashkon,
I lidh si vllaan me vllaa.
Si t’lâmë zakonet qi keem pasë nej parë
Prînnt t’onë si t’i mohojmë,
Fisnikë mâa s’jena, s’jena mâa Shqyptarë,
S’keem mrapa kuëj t’i shkojmë. »[2]
Me knnue, a sè m’u vûu me xâne fjalë per fjalë fjalorin e giuhës s’onë, posë qi âsht nji nevojë e madhe, âsht edhè nji detyrë per t’gjith atà qi duën me folë e me shkrue paa gabim giuhen e vet. Mjeti i parë praa, per me hypë n’dije t’giuhës s’onë, âsht t’xânunit e fjalorit. Ky âsht thesari i komit, ky e pershîin pasuniën e bukuriën e giuhës s’onë.
Pernjimênn se giuha xêhet prejë komit e tuj knnue shkrimet e shkrojtarve t’vlershem t’atdheut t’onë, porsè paa nnîmë t’fjalorit, kurr s’kishim me xânë giuhen si duhet. — Po e rrfej edhè une, se giuha e paster edhè e bukur âsht n’gojë t’komit; por a mûnn diim nà, se saa fjalë jânë qi veshit t’onë i pshtojnë kuur t’na qesë rasa me folë me nierzt e komit ? Ashtù munn t’thona edhè per shkrimtarë: pernjimênn se giuhen e komit e perdorojnë nner shkrime t’tynë, porsè n’hîftë nji pjesë nner kto shkrime, trii pjesë tjera rravgohen neper male e fusha. — Qè nji tregim:
Po e xâmë se e xûeme giuhen t’onë saa prejë gojës s’komit saa prejë knnimit t’shkrimtarve t’vlershem. — Mos na ardhtë pritesë t’a marrim n’dorë fjalorin e t’vêhena, me gjith mênn, me i sgiedhun vetun dyy shtylla t’faqës s’paar e kena me paa, se saa fjalë do t’gjâjmë, qi neve, jo vetun s’na kan pasë raa nner mênn por edhè m’saa fjalë tjera do t’nneshena, qi as nuk kena diit se Shqypja e jonë paska pasë aso fjalësh t’bukura e aq t’kannshme, e na mje m’at hov jena kênë sherbye a me shêje, a me gishta si t’ pagojë, a me krye e t’ kerveshuna si t’ hutue gjith-saa herë do t’ na keet raa pûna me diftue nnoj mênnim, e kjo, per ngajë qi dishim me ja xânë êmnin fjalës qi na duhej per me qitun gojet mênnimin e zêmres s’ onë.
Prejë se e lâmë fjalorin qi t’ a mloje plûhni a-sè t’ laskarohet prejë fmiish e mîish, nà as me shkrue as me kuvênnë nuk dimë. Shkrimi e ligjirimi i jonë pshtetet m’ ato fjalë t’perditshme qi na jânë pîi m’trûu e na cimojnë n’vesh paa prâa, e tjera t’ panjehuna, qi kishim me pasë nji fuqii mâa t’ madhe, e kishin m’u folë e m’ u shkrue me vênn e kû i lypë pûna, jesin, per mâa t’ madhin fajin t’ onë, t’ shkruëme n’ fjaluër por t’shknuëme ( t’ shlyëme ) ne grrëç t’ kokës s’ onë!
Nji gabim i madh âsht per nee, o vllazen, gjithsaherë t’ mrrîje me thânë goja e jonë: Mue m’ kaa msue nâna Shqyq, e nuk m’ duhet mâa teper se e dii! —
Goja e âmel e nânës t’ tânve na kaa msue Shqyp; porsè na duhet me diit, se me at giuhë qi na kaa msue nâna, nà munn t’ flasim me nânen, me taten, me vllazen e motra, e me gjak e gjinii; nji giuhë tjeter a sè mnnyrë e t’folunit na duhet per dashamirë t’ largët, e per n’ dona me folë me zotnii e me nierz t’ dijshem. - E para thirret giûhë shpijare, e dyta gjytetnore. - Giûha shpijare âsht ajò, qi e flasim me t’ onët, gjytetnore âsht ajò qi e flasim me zotnii e nierz t’diishem. Giuha shpijare âsht ajò, qi na kaa tingllue n’vesh prejë gojës s’nânës, e cilla s’lypë hollime e katikule; giuha gjytetnore, posë hollimesh e fjalësh t’zgielluna don edhè katikule. Kû gjerbet kjo giuhë e hollë edhè e sgiedhun? N’gurrë t’komit. — E cilla âsht gurra e komit? Asht Fjalori.
Fjalori, praa, âsht nji liber, i cilli do t’gjinnet gadi me na pergjegjë, jo veç kuur t’a pvesim (si e paçë mênnue une e shum kush) per nji fjalë, por âsht nji liber edhè, qi sejcilli atdhetaar do t’a ketë me vedi si luftari armët e veta; âsht nji liber qi do t’knnohet pa prâa, m’u bajtë me vedi gjithsaa gjurmë t’i nnrojme, po kje n’fushë a n’mal, po kje n’gjytet a n’katunn. — Me nji fjalë: diten me diëll e nâten me dritë do knnue, e nner t’gjitha argtimet, knnimi i fjalorit argtimi i parë do t’jetë per nee. Tui knnue e tuj xânë fjalorin ka pak per ditë, nà hypim n’dije t’giuhës s’onë, e giuha na hijeshohet si tuj e ligjirue si tuj e shkrue.
Ç’farë sênnit mûnn e pergiasim fjalorin?
Nji lâmit t’gjânë e t’hapët, n’t’cillin na epet me paa t’faqunit e pergjithshem t’bukurijve t’rruzullimit, e i t’gjitha kafshave qi gjinnen nen dhee e mii tê, n’hapesii e naltë m’qiëllt. — M’u gjetë m’at lâmë t’stolisun me gjithnnuër bukuriinash natyret, s’unn kishim me nnâlë vedin paa i lshue syyt me nji t’hiekun mirakânnjet e t’bînnunit per me e soditun ânë e m’ânë e paa lânë gjâa me na i pshtue synit.
Ktii lâmit t’stolisun i shemllohet fjalori, i cilli na mushë me gaz e knâqë gjithsaherë t’vêhena me i sjellë fletët e ktii.
Mêrre n’dorë fjalorin e giuhës s’ate, o vllaa Shqyptaar, e vênu me e pershkue me syy, per n’t’u kânnët me paa vedin nner bukuriina e nner knâqa, qi kan me t’habitë faret, e t’shofish se si t’fluturon mênnja me flatra t’papashme, e se saa perkujtime t’kânnshme t’i pertrîin knnimi i fjalorit. —
Tui na rrshitë syni neper shtylla t’fjajorit, tash gjinnena n’gjytet, e aty e m’at hov dalim n’katûnn, e pak mrapa nner fusha t’blera, t’gjâna e t’hapta; s’ngiatë veç kuur t’shofim vedin nner lulishte, pêmtore, kopshtije e nner gjithnnuër lânnësh. — Prejë toket n’deet, e prejë thellsiinash t’detit mii dhee e kahë naltesiinat e qiëllës, prejë qiëllet rrposhena, n’mnnyrë t’rrfees, nner rrmore e grrâna t’dheut. — Ktù gjênë gjithfarë t’thânunash e fjalësh t’urta: fjalë dijet e hollimit, fjalë kshillit e qortimit, fjalë ânkimit e t’perbuzunit, fjalë gazit e lojet, fjalë lavdit e qejnimit, fjalë katikulesh, fjale dhimtet e t’bînnunit, fjalë fmiish e burrash, fjalë t’mira e t’kqija.
N’ktê gjêen êmna komesh, dokesh e tjera ardhesh. Êmna trajtiinash e nnertesash; êmna veshet e mathet, e nneri êmna tojash, gjalmistrash e rrethnash; êmna pelhurnash, t’qepmesh e t’qinnisunit. — Êmna gurësh e guresh t’paçmue; êmna armëshh ekurishtash, perdorsash almistesh e veglash; êmna tajash e torrlash e kso tjerash. Êmna zogjsh, shpênnsh e shtâsësh; êmna peshqish e gjithnuër perbîmash . — Shkurt: tuj knnue fjalorin, i bâhet nierit si me kênë m’nji treg t’madh, kû i kalojnë nner syy gjithnnuër gjinnsh : do tuj shitë, do tuj blee, saa tui gerthitë, tjerë tui thirrë; dikush tuj knnue, dikush tuj kjaa; do tuj qeshë e do tuj u kerveshë . Tuj namë, tuj true, tuj lutë; tuj viedhë, tuj paditë, tuj bekue e tui mallkue. Shef qêj e lângoj, dhii e dele, magiarë e mushq e kual; fmii e foshnje, djelm e varza, burra e graa, t’rii e t’jetosë, etr. etr.
Tuj kalue per t’giatë t’ktii tregut, nneshë m’gjithnnuërsh: disaa as-pak s’i vron me syy, me dikânn falesh me nii fjalë gojet e kalon, me do tjerë persrii me nji «a jee, si jee ? » t’qitun nner dhamë e shtekohesh . Nneshesh me nji kâmë tieter, nnâlesh, e me nji mâllnim perqafesh me tà tui i nnrrue disaa fjalë t’âmla . T’çon rruga m’u nneshë m’do tjerë e ti i pvetë per nnoj kshillë a msim e do tjerë rrishtas t’i qesin nner mênn do pûnë e fjalë t’harrueme . —
Nysh, tui knnue fjalorin na bâhet si me paa me syy, e me nnîe me veshë, gaz e vaaj, t’qeshuna e t’kerveshuna, herë na qeshet buza e ftyra, herë vrâhena e mrrolena; tash gercnohena, tash na gufon zêmra, tash na bjen âmë; tash bînnena, habitena e tash hutohena .
Fjalori âsht nji deet, qi s’bân t’marue ! N’ktê pihatet nieri paa t’lodhë . — Atò shtylla fjalësh, per t’cillat na rrshqet syni, na bâhet si me kênë rrpîna e nji lumit, n’dyy ânët e t’cillit na epet me paa gjytete e katunne, ara e livadhe, pyllë e zabele e prozhme, lulishte e kopshtije e pêmtore t’rreshtueme me nji kujdes e kânnje qi s’kee pse e xên me gojë!
Gjithnnuër xêjet n’fjaluër gjinnet: âsht nji çileer kû ruhet fjala e msimit, e dijes, e urtiis edhè e hollimit. Fjalori âsht visari i giuhës, i dijes, i t’nnollunave, i vargënimit e i vjerrshënimit.
Kû munn t’a gjêjmë na nji liber mâa t’hieshem, e mâa t’joshem se fjalorin? Liber qi t’lên t’knaqun gjithsaherë t’a çilish, e atii qi t’i hînë n’zêmer nuk e lshon duërsh. Prralla harapishte «Njimii e nji nâtë» per kahë perkujtime âsht m’zâa t’madh, e mjafton nji herë me e knnue, per me metë t’habitë faret e me na bâa qi t’shofim ânnrra t’kânnshme! Me gjith ktê, pêsdhetë faqe t’fjalorit t’knnueme me mênn, na i binë para syysh gjithfarë perkujtimesh, gjithnnuër knâqash, hijash sblesash e t’dukuna mâa t’nnryshme e mâa t’larueme se ato t’prrallës «Njimii e nji nâtë» -
Gjithfarë mênnimesh na vînë rreth si kuur tergohen rêet: tash shifen tash mlohen prejë s’tjerësh; si nji tubë mizash, qi vînë e shkojnë varg mas vargut, e si flutra t’larueme qi na lâne n’pelqim t’padiftuëm e qi deri n’gjumë t’natës na rrînë t’pîme nner mênn. —
Fjalori na i pertrîin nnîsiit, e perkujtimin na nnezë.
T’i lâmë m’nji ânë argtimet qi gjêen nieri tuj knnue fialorin; detyra e parë qi do t’shtyyn per mos me e lshue doret âsht msimi qi do t’xêhet prejë tii. — Mênnja i çilet, kuur t’vêhet me shkrue a me folë, i gjegjet fjala me nji kânnje t’posaçme; fjalët e perditshme nuk i perdoron mâa, por t’tâna fjalë t’hiëshme e t’sgiedhuna i qet n’pûnë.
Hollimi i fjalorit n’shtjellim, e n’çanësim t’se e cillës fjalë, âsht i madhnuëshem. Fjalori s’t’lên me folë me gishta as me shêje, per me dashtë me diftue shka na rrin n’zêmer. Aj na mson me ja gjetë sênnit êmnin a fjalen qi i shkon paa pasë nevojë m’u dredhë, m’u shdredhë e m’u shtryllë! —
II. Mênnimi e fjala jânë moter e vllaa; jânë buçilat e asajë gurrës qi i thonë trûut. — Porsè, saa mênnime na jesin n’krye edhè shuhen krejt tuj mos kênë t’zot me i qitun per fushë, qyshë sè na mëngojnë fjalët? Rroke n’dorë fjalorin, o vllaa Shqyptaar, e veshtro vedin se saa herë kee per t’thânë herë per nji fjalë herë per nji tjeter, qi do t’i gjêjsh m’të: Heu! kjo fjalë kênka e ree per mue! Nuk paskesh pasë diit se giuha Shqype paska kso fjalësh t’bukura! — Qyshë se nuk i bimë mrapa giuhës s’onë, e mje qi t’u lâmë vênn ploges e pritesës per kahë e knnuëmja e fjalorit, giuha Shqype kaa me kênë mêngut per fjalë n’kohë t’ona, se saa per koka qi e xânë s’kaa pasë as nuk kaa per t’pasë gjâa mêngut giuha Shqype! —
Fjalori do t’na rrinë n’zemer jo veç pse âsht i argtueshem, i kânnshem e i viefshem, por edhè, pse âsht nji liber, n’t’cillin nnryhet pasunija, dija, permirsija, t’kênunit e zêmra e komit; pse âsht i atdheut marë. — Fjalori âsht msojsi i jonë, kshilltari i jonë, e prîsi i t’gjithnjatyne qi e duën giuhen e nânës. — Fjalori na i pertrîin kavaljetet e kalueme. Se e cilla fjalë qi gjinnet m’tê na bân me i çue mênnt ke t’Parët, ke Pelasgjët - atent t’onë! n’gojë t’cillve kaa pasë tingllue kjo giuhë qi na t’bijt e tyne sod e flasim. Para bijve t’giuhës Shqype i pat hîi t’dridhun botës. —
Masì, praa, per me mrrîi n’dije t’gjuhës komtare nner prîist mâa besnikë njehet fialori, detyra e fjalorsve kishte me kênë me mledhë fjalët e komit, e n’u vûfshin me perbâa tjera t’reja, t’jenë me pelqim t’vllazenve — sidomos t’cillet jânë t’regjun n’kso pûnësh, e t’shikjojnë qi t’u dalë fjalori komtaar e jo si me kênë i giuhës s’huëj…! T’mêrrena vesht: fjalori t’jetë fjesht Shqyp, tuj mos u lânë vênn fjalve t’hueja m’tê, m’saa t’mûnnena e m’saa t’na mrrîje mênnja n’kuptim e n’dymtym fjalen prejë fjalet.
T’tânë diim, se komi me komë, si kan t’marrë e dhâna n’tregtii, ashtû edhe fjalët e giuhëve i mârrin uharisht njâni prejë tjetrit; e kto fjalë, n’kohë t’vona, jesin nner gjytete — se nner katûnne s’u dihet fara — e zotnii gjytetash mannej fillojnë m’u perbuzë me giuhë t’nânës tuj u sherbye me to, deri qi mrrîin me i qitë n’harresë fjalët e giuhës s’vet, e ashtû brêz mas brêzit shkojnë tuj na shemtue giuhen t’onë. — Duhen shknue e duhen shbîi me gjith rrâjë fjalët e huëja prejë zêmrash t’Shhyptarve e mos m’u lânë vênn nner fjalorë, per ngâjë qi as nevoja, as urtija nuk m’thotë qi t’i shkoj kuëj n’derë per nji gjâa sênn qi e kam vetë. —
N’mos ju pelqeftë ky mênnim i êm, o vllazen fjalorsa, ju lutem, nemose, t’a mêrrni mrapa t’nnritçmin e t’diëshmin atdhetaar Z. Kostantin (Nelkon) Kristoforidhin, i cilli me urtii t’madhe i kaa vûu damas m’nji fjalorth fjalët e giuhëve t’huëja t’per-doruna prejë nesh, e persrii mas se-cillës fjalë vên shka. domethânjen n’giuhë Shqype. — S’do lânë qi t’veditohen n’komë t’onë fjalët e huëja, e ktii qellimit kena me i dalë n’krye, kuur mos t’u lêhet fara nner fjalorë.
Arrsyja e dytë qi m’shtyyni me çilë ket gojë njekjo kje:
Sod per sod, m’saa munn t’dihet, giuha e jonë Shqype, âsht nji qi nuk munn t’i moterzohet kurrnjênës n’jetë, e njehet nner giuhët mâa t’vjetra, sikursè e pat dishmue i nnritçmi Z. Talotzi, m’nji argtim t’gzimit t’vjetit 1893, n’Kuvênn t’Françeskanve n’Kreshevë t’Bosnies, kuur nner syyt e mii — qi shkruej kto pûnë — kû nnolla me dymdhetë Shqyptarë tjerë e burra t’dijshem t’atii vênnit, m’nji urim qi na bâni nee Shqyptarve posaçe n’giuhë Llatine, tha:
« Lulzoftë giuha Shqype, âma e giuhëve tjera! Rrnoftë komi Shqyptaar, mâa i vjetri n’Europë!» (*)[3]
Fjalë saa t’kânnshme aq madhnuëshme per nee Shqyptarë! —
I pshtetun n’ket e n’saa dishmime tjera thâm, se posë qi s’i kan hije kurrkûnn fjalët e huëja giuhës s’onë, e qi nneri ato qi perdoren na vrasin veshtë, âsht edhè marre per nee Sqyptarë me ja lshue perkjellen giusës s’onë e me bâa t’âmen mâa t’papasmen e mâa t’vorfnen se kto mesa (per mos m’u thânë bija) giuhët e huëja.
Giuha e jonë kaa kênë edhè âsht nenè giuhë luftare, giuhë qi kaa diit edhè din me prefë heshta e shgjeta e jo pupla! Porsè, falë t’i kjofshin Zotit! sod kena fillue me ardhë n’vedi, e gadi-gadi kena xânë me luëjt puplen mâa teper se pushken sadò pak si vonë!, e gjinnena mêngut per fjalë qi i perkasin dijes e hollimit. — Ngushtësija na bân me i shkue nnokuëj n’derë per kso fjalësh t’sgiedhuna e me mkâmë mêngimin t’onë — per tash. — T’kuëjen derë munn t’a msymë paa na u kuqë ftyra? Deren e Grekve t’vjeter, (e mos, e Zot, t’grekve t’sodçem!)
Kjo âsht nji giuhë qi munn t’a moterzojmë me t’onen, n’mos per giasim qi kan nner vedi, per mohe nemosè.
Si giuha Shqype âsht giuhë luftare, e qi âsht kênë dhânë me prefë heshta e shgjeta, ashtû; giuha e Grekve t’vjeter âsht kênë giuhë dijet edhè msimit. Praa, nneri qi t’a mkâmin giuhen t’onë, kujtoj se s’unn do t’na shaje kush n’u sherbejshim me terminologii t’tyne, masì edhè t’tâna komet e Europës me ket terminologii sherbehen. Asht perlim me i permênnë atà burra t’nnritçem qi e kan paa ket nevojë: Z. Lekë Gruda n’Fjalorth, e Shoqnija e Bashkimit n’ «Shtojcë» t’fjalorit t’sajë.
Vllazen Shqyptarë!
Po e maroj fjalen t’ême me ket porosii: xênie fjalorin e giuhes s’nânës, mos e hiqni duersh, persè ky âsht libri i komit t’onë, e thesari i atdheut t’onë!» Lulzoftë, praa, giuha Shqype âma e giuhëve tjera! Rrnoftë komi Shqyptaar mâa i vjetri n’Europë! —
«T’falem, Shqypnii, ti i shpirtit t’êm dishiri!
I lum njimênn jâm un n’ngjii t’ânn tu rrnue,
Tu’ gzue t’paamt t’ânn, tu tëhjekë at ajr t’kullue
Si Leka i Madhi e Skenderbegu i Biri! (2.) —
V. O. N’numrim t’fjalorve n’faqe 125 u harrue kjo oroë: «Njikta fjalorë i njefa, persè jânë mâa t’njofshem, e prejë se munnet me i pasë mâa nnoresh gjithicilli Shqyptaar qi rreket per sbukurim t’giuhës Shqype tuj kênë t’shtypun n’ giuhë t’ njoftuna. Auktori. ↩︎
« I ngula syyt nji ditëze, thotë De-Amicis, m’nji dorëshkresë t’true Theofil Gautier-it, n’t’çillen i gjeta kto fjalë: Baudelaire-i pveti Gautier-in: qysh kee mrrîi me xânë giuhen aq hollë e me shkrue aq hieshem? — Gautier-i i pergjegji: Nuk i kam pasë daa syyt prejë fjalorit, e me nnimë t’ktii kam xânë aq bukur giuhen e s’ême âmë. » E pernjimênn, thonë, se Gautier-i s’e kaa pasë hjekë durësh fjalorin e giuhës s’vet, edhè e kaa pasë knnue me shije e kânnje t’padiftueme. ↩︎
Fjalët e Z. Talotz-it: ‹ Floreat lingua albanica, mater aliarum linguarum! Vivat natio albanica vetustissima in Europa!» ↩︎
Shtjefën Gjeçovi