Besimi e Atëdheu

Pjesë e dytë

(Mas D. Gj. Gazzaniga.)

« Besimi i vertetë âsht fuqija e shoqniis edhè e Atëdheut.

— Platoni

« Zyret e para prejë hyjnijve t’pa-dekshem i keni. »

— Ciceroni

§ I.

"Doni dritë e vapë, doni me paa bîmen qi t’qese ngâlcë e pêmët qi t’bulojnë; doni jetesen e gjith-shkahes, e diellin s’jeni tuj e permênnë » ? (30) —

Atëdheu e Lirija jânë dyy fjalë qi na biin n’vesh nji cimin t’kannshem; dyy fjalë, qi bâjnë me bredhë zêmren e çdo nierit, e tuj kênë perpaltore, kan nji fuqii aq t’madhe, qi mjafton me i xânë me gojë, e sadò i vokët me kênë nji komë, e xejnë, e nnezin edhè e hutojnë farët m’mnnyrë qi e bâjnë me fluturue n’flakë e n’zjarm. Dyy fjalë, qi na shkakojnë n’zêmer nji shije t’kânnshme e nji joshe t’posaçme e « mjafton qi komi t’ja nnîejn êmnin atëdheut e liriis, e t’turret mrapa si bleta mas lulesh. » (31.) —

Dashtnijâ e flakët nnaj atmen kaa pasë kênë edhè nner kome t’kavaljeteve mâa t’vjetra, porsè, jo aq e perhapun e aq e perpallun si n’kto kohë t’ona. Sod per sod êmni i atëdheut âsht porsî nji shêj qi sŷt e komeve nuk kan t’daam prejë sì; âsht si nji lule e hiëshme edhè e bîmun n’loçkë t’zêmres, qi sejcilli e ruën me kujdes t’madh qi mos t’ja grabisë kush.

Do t’na ketë raa rasa me nnollë nner gjinn e kome t’gjytetnuëme, e do t’na ketë raa nnoshta me nnîe e me paa, se nji nieri i komit, kuur don me i dalë n’krye nji mênnimit; a sè don me lânë nji êmen t’madh, me hîi e me metë n’gojë t’komit; a sè kaa nnoj qellim t’vetin, qi paa e pasë komin me vedi s’unn do t’i dale, bâhet gadi me kuvênne e me fjalë t’sgiedhuna, per me mujtë me hutue komin, per lânnë t’ligjirimit merr êmnin e atëdheut e t’liriis. — Komi, paa u rrekë me hetue qellimin e kuvênntarit — mos âsht i mrapshtë e a i bjen per shtat — vetun prejë fuqiis s’êmnave t’atmes e t’liriis mêrret mennç faret prejë flakës s’dashtniis, e paa lânë me krye fjalen m’nji gojë bertasin — Per atme e lirii shkrîhena! — E m’u gjetë kush qi don me perbuzë kuvênntarin a sè i vên n’shaagatë (qestii) êmnat e kânnshem t’atmes e t’liriis, m’fuqii t’bashkuëme komi i lshohet m’shpinë edhè e hjek jetet nner mâa t’zezat nneshkime.

Ket qellim t’mrapshtë, e per me keqasue komin nnermjevedi, e me e bâa qi t’grîhen vllaa me vllaa, e kan pasë mreten e perannorë hyllëurojsa, nner t’cillët po e êmnojmë — per pasqyrë Dioklecjanin.

Ky mizuër qi nuk gjête t’ngimë n’gjak t’pafajve e rrite tuj e fâa barkun e ûnshem; kjo perbîmë, per me i dalë edhè mâa mirë per doret me i krye mênnimet e zeza e me çfryy helmin e zêmrës s’vet m’atëdhetarë t’vertetë, u rrekte me gjithnnuër kavatimesh a laramijsh per me hîi n’dashtnii t’Rromakve, e masì si aj vetë, si shumica e tyne ishin hyllëurojsa, qitëte gergasen e flaken e mniis kunnra gjakut t’tyne e veç se pse ishin t’besimit tjeter e qi me nji êmen u thirrshin: t’Krishtênë. —

Si mrîjte me i keqasue?

Kuur delte n’ftyrë t’Rromakve, me at gojë t’nnytë e giûhë t’helmuëme u thote: Rromakë, shkaf âsht i Krishtênë do hjekë jetet, «atà jânë rrênuest e Atmes!» - Mjaftote kjo fjalë. e hyllëurojsat e Rromës u terboshin si bisha t’shitueme, e n’mâa t’rrebtin turr u lshoshin me djegë e me hjekun jetet shkaf ishte bestarë i Jezu Krishtit. - Ashtû t’Krishtênë, t’cilltë ishin atëdhetarë t’njimênnët, e qi u shkrîshin per t’sdritun t’komit e per lulëzim t’atmes, u bâshin therorja e qellimit t’mrapshtë t’atii, qi dote me paa at komë t’ngratë nner errësiina, e t’coptuëm nner vedi, veç t’mûnn t’i hecte kûngulli mi ujë atii. — Ashtû do t’bâjnë t’gjith saa jânë t’gjakut t’huëj, per n’daçin me i paa pûnët e veta tuj u hecun pupthi e me hypë m’cip t’lumniis, sikurse shofim n’ket Shpypnîin t’onë!..—

Vllazen! Ç’nevojë kena m’u rravgue mas asì komesh, qi sod s’u dihet mâa per fije? Sod, t’previm, shka thotë bota per t’Krishtênë, qi mahet e sdritun! A nuk kena edhè sod asish qi rrêhen me gjith fuqii t’mênnes me shtyp komin — a mâa me rrugë gerdhajen — a sè nierz t’padijshem t’komit, kunnra t’Krishtênësh tuj thânë, si pat thânë Dioklecjani nji herë, se «janë rrênuëst e atmes», jânë anmiqt e komit? Saa ujët e detit jânë!

Hinglizi Glandstoni, pat mrrîi me thânë se «Atëdhedashtnija nuk pajton me besim t’Krishtênit.» — Gojënnyëti lëtîi Nikotera guxoj me thânë se «Nji qi mahet i Krishtênë i vertetë, nuk mûnnet me kênë atdhetaar i vertetë. — E saa e saa tjerë, qi atëdhedashtniën e vet e pshtesin m’qellime t’veçânta, d. m. th. atëdhetaar jâm, kuur t’m’dalë mênnimi i êm, e kuur t’shof vedin se nuk m’mêngon gjâa! —

Mos t’pritojmë, o vllazen Shqyptarë, me i peshue fjalët e ktynve shufalakve, t’cillt thonë se «Atdhedashtnija nuk pajton me besim t’Krishtênit.» —

§ II.

Ajo gojë, e cilla vrret paa prâa tuj e xânë êmnin e Atmes o t’liriis, jo per tjeter, por pse i kânnet, qi t’i dale me fâa barkun e vet mâa paa mûnnë, e don qi t’i gjegjet zâni marë e mrapshtë, veç t’i çilet shteku per muëjt me bâa shka i bjen per shtat, t’a dijsh, o vllath’ i êm, se âsht tuj dashtê me t’ hutue me rrêna. T’ gjith atà qi pûnojnë kso doret, jânë hângsat e verduëst e atdheut e t’ komit. — Kunnra asish do t’ çojme zânin t’ onë e ballafaqe t’u diftojmë se nuk jena huta, e qellimin e dashtniis s’ tyne nnaj atmen e kena mârrë vesht se kû e kaa rrâjen.

Atmja e ktynve llaptijrve, âsht n’ mnnyrë t’ gropave kahë bûnon ari e rrgjâni; lirija e tyne âsht, kuur t’u dale me i shtyp ditët nner knâqa e mrapshtije. — T’ neveritun krejë prrallave t’ ktynve shprrallsave, do t’ i diftojmë botës marë, se nji i Krishênë, saa mâa fort t’rreket me i mârrë mrapa detyrat e besimit t’vet, âsht ëdhè atdhetaar i vertetë e dashamiri i flakët i komit t’ vet.

Besimi i t’ Krishtênit âsht nji voter, kû nnezet flakë dashtnija e paster e mâa e gjânshme nnaj atdheen: «Dashtnija nnaj atdheen âsht nji nnîsii e perflakshme e nnezun n’zêmer t’nierit mun prejë t’ madhit Zot.» — Jânë fjalët e Kardinalit G. Bona. — Praa, si ja u bajti ftyra atynve t’ patinëzonve me thânë se — Atdhedashtnija nuk pajton me besim t’Krishtênit —, ashtû edhè nà jena n’ detyrë m’u pergjegjë se — atdhedashtnija e njimênnët nuk pajton me besim t’ shtrêmët. Qe, nji pasqyrë. E Lumja — Joanna d’ Ark, e quëjtun edhè — Vashëra e Orleans-it, mos me pasë dashtë Zotin e vet me gjith zêmer, nuk kishte mujtë me dashtë atmen e vet saa e desht, as nuk kishte mujtë me punûe saa pûnoj per pshtim t’atmes s’vet. — Aq i pat flakrue zêmra Joannës nnaj Zotin e atdheen, qi kjo dashtnii kje, e cilla e çoi mje’ n’flakë t’turrës s’drûve.

T’gjith atà qi guxuëne me vûu m’shagatë êmnin e ksajë Trimneshë, jânë kênë nierz t’poshter, e korija, shnierzimi e rrênimi i atdheut. — Mâa i madhi llaptuër e faqezii, qi s’mujti me ja nnîe êmnin Vashëzes kje Voltaire-i. — Voltaire-i, shpifësi i ksajë, s’cillës, t’tâna pjesët e botës i prûnjohen, kishte mujtë me vûu vedin per pasqyrë, e me i diftue nierit, se atdhedashtnija e njimênnët nuk mûnnet me pasë vênn m’nji zêmer t’pabese, n’zêmer t’rrasme prejë mrapshtijsh e shemtimesh, prejë s’cillës rrjedhin: ploga, e paburrnija, fllighstija, e tjera ksoshı, qi nierin e bâjnë shtâsë. — Kso doret kaa kênë Voltaire-i!.. („Italia Reale“,) 11, 12 - X - 1896.) — Per ket pûnë, gjith aj i Krishtênë qi s’u pergjegjet detyrave t’besimit t’vet, si e lypë pûna aj âsht i ftofët edhè kahë atdheu e komi, e n’e madhnoftë atdheen, me gojë e madhnon, se ne zêmer nnryshe mênnon.

§ III.

Kû e pshtesin arrsyen e vet kunnershtarët e êmnit t’Krishtênit, kuur thonë se — nji i Krishtênë i mirë nuk mûnnet me kênë m’nji hov edhè atdhetaar i mirë as nuk mûnnet me dashtë komin e vet? —

Saa per me na u shpifë e me na rânnue me fjalë, qe shka thonë: — Shkaf â i Krishtênë, do t’u rrije m’kâmë urdhnave t’Sûnnimtarit t’pergjithshem t’Kishës e tuj i nnêjë me krye t’ulët ktii, sûnnimit shekullaar i duhet me ja kthye shpinen, masì, sod per sod qeverija kishtare e shekullare nuk bân fjalë t’mira nnermjevedi. Edhè mâa: per mas t’mledhunit t’pergjithshem t’Vatikanit, u gercnohet dnimi i pasosun, n’kjoftë se nuk do t’i shtrohet kush zânit t’Xêvênnsit t’Jezu Krishtit qi âsht Kreu e Perannori i i Kishës; praa t’Krishtênët jâne n’detyrë me ulë kryet urdhnave t’Papës do e mos, dashunimi i tyne âsht n’dorë t’Papës, shkurt: jânë robët e Sûnnimtarit t’Kishës.

Se Xêvênnsi i Krishtit âsht Kreu i Krishtênimit, e se t’Krishtênët jânë n’detyrë, me gercnim t’bjerrunit t’gjithmonshem me ju gjegjë zânit e urdhnit t’tii edhè t’Krishtênët e rrfejnë ket pûnë; por qi Papa âsht tui na vûu leçii mos me pûnue per vênn e per komë, âsht nji fjalë qi nuk xên vênn m’kurrnji kûvênn t’burrave t’arrsyjshem! — Mirëfilli duket, se ata zotnii qi flasin “harbazarba” ( si thotë i Bishkashnjani ) "kunnra t’Krishtênësh paskan harrue me shikjue ato fletë kû thohet edhè i vêhet detyrë t’Krishtênit, me ju shtrue sûnnimit t’shekullit ç’farë do besimit t’jetë, e qi na kaa raa n’piesë per me na sûnnue nee. E kjo kishte me mjaftue per me ja u mushë mênnen kûnnershtarve t’onë se besimi i jonë, masi s’i kunnershtohet qeveriis shekullare e sûnnimit t’sajë, nuk i kunnershtohet as atdhedastniis, tuj kênë se « êmni i atdheut, n’gojë t’Jezu Kristit tinglloi pikë s’parit » si tha Prift Riberi. —

« Kristênimi kaa kênë, qi e kaa mkâmë nnîsiën e atdhedashtniis… Atdhedashtnija e nji t’Krishtênit, ç’n’fillesë t’vet e nneri n’kto kohë t’ona s’âsht shue, as nuk kaa mujtë m’u shlye prejë zêmret t’tii, e m’u shdukë prejë Kishës s’Jezu Krishtit kjo dhântii e Perennîis. » ( 32 ) —

« Shpijarët rrnojnë n’dashtnii perpalltore, atdhedashtnija pshtetet n’dashtnii gjytetnore, besimi âsht zêmra e nnîsijve mâa t’dliirta e t’madhnuëshme. E sado qi na bâhet se kjo dashtnii dahet n’shum dega, dashtnija e njimênnët âsht e vetme. Praa, dashtnija nnaj plângun, nnaj atmen e nnaj besimin, permlidhen m’nji dashtnii, qi kaa nji gurrë t’nnîsijve qi gurrgullojnë m’nji hov prejë nji zêmret; e n’na voftë mênnja me i daa triish kto dashtnii, kishte me kênë gjithnjì si me dashtë me daa m’trii rreze nji dritë! » ( 33 ) — dritë se dritë, edhè pse e dame trijsh, n’kênse t’vet jet nji. — Per me vertetue fjalen t’ême veshtroni kto msime t’bukura qi i kaa dhânë Zoti Krisht:

« Leu n’Betlehem, kû e pat thirrë e prûu urdhnimi i sûnnimit t’vênnit; qyshë prejë diepit filloj m’u vûu e m’u gjegjë urdhnave t’qeveriis, e t’gjith jeten e vet e pat njimênnun dokes s’vênnit…

E kuur e patne pvetë a i do laa telozna (t’lamet = pagesat) qeveriis, Krishti u tha: E kuja ftyrë âsht e vulosun m’ t’ holla qi shkojnë n’ket vênn? E perannorit, i pergjegjne. - Krishti u kputi: Nepni perannorit ç’âsht e perannorit, e Perennîis ç’âsht e Perennîis. (*) — qe praa, detyrave qi kena nnaj Perennîin, Jezu-Krishti u perkrahë detyrat qi kena nnaj perannorin.» (34) — «Si mûnn t’thirrena sherbtorët e Perennîis, n’kjoftë se jena asi djelmsh t’pazêmer, qi çojmë doren t’onë kunnra atdheut edhe bâhena gjaksorët e ksajë mamë, qi Aj i lumi na kaa falë?» (35) — «Besimi i jonë nuk i bân ballë (s’i kunnershtohet) atdhedashtniis: njâj qi i thotë vedit atdhetarë, veç t’i dale per doresh per me mujtë me ngatrrue komin, me nnêzë flaken e mniis, e mos me njoftë as t’parë as t’mrâmë, atii i kunnershtohet, atdhedashtnien e kso doret besimi i jonë s’e don prejë bestarve t’vet. — Nji qi rreket me gjith fuqii t’mênnës e t’zêmres me sdritë komin e vet me dije e me ardhe tjera qi nneren e zânin e mirë ja man m’kâmë atdheut; nji qi s’i dhîmet gjâja e pasunija, jeta e gjaku, veç t’a shofe komin e atdheen tuj hecun marë, tuj u majtun n’lidhnii dashtnijet e n’bashkim, edhè u del zot kunnra anmiqve t’rrethit, skâj m’skâj me i raa Unjillit t’Krishtit nuk kena me gjetë, se ksi atdhetarësh jânë t’leçitun prejë Unjillit e prejë Kishës s’onë». (36.) —

Tashti rame n’fjalë t’onë: nji i Krishtênë jo veç âsht n’detyrë, mas rênnit t’natyrës me dashtë komin e vet e atmen, por edhè mas urdhnit t’Unjillit. — — Atdhedashtnija e nji t’Krishtênit âsht e dlirë, e plotëshme edhè e padredhina, e ngûlun m’loçkë t’zêmres, sikursè e rrfynë edhè goja e Montesquien-it: » Saa mâa t’mirë t’jenë t’Krishtênët aq jânë edhè atdhetarë t’vertetë: atà jânë t’sdritun prejë Dritet t’pamaruëme n’detyra t’besimit, e prannêj, saa mâa me zêmer t’rreken m’u pergjegjë detyrave qi kan nnaj t’Lumin e jetës, m’at mnnyrë rreken me i krye edhè detyrat qi kan nnaj komin e atëdheen e vet». (37.) — «Permas Zotit jena n’detyrë me dashtë atmen ». (38) — «Dashtnija nnaj atmen âsht nji nnîsii e perflakshme e nnêzun n’zêmer t’nierit mun prejë t’madhit Zot. „ (39.) —

§ IV.

N’zêmer t’njatii komit, kû kaa ngûlë rrâjen e vet Besimi i vertetë, âsht i sdritun e komë fatbardhë! — Me at komë âsht bashkimi, fuqija e lirija. Asht i rrebët n’luftë e zêmergjânë nnaj anmiqët qi e zisin e qi mrrîin ky me ja u ulë ballin. Besimi i vertete e shtypn me mênnue per jetë t’ardhshme, e dashtnia asajë lumnie e nnêzë n’dashtnii t’komit e t’atmes.

Nuk kaa virtyt, qj besimi i jonë s’ âsht tuj na e porositun, e qi s’ na urdhnon me e mârrun mrapa, sikursè na vên leçii gjithshkà kishte me mujtë me fye Zotin e t’ afermin t’ onë. Nner nevojë na shtrîin doren bâmire t’ veen n’ nnîmë; grabitçarit e t’ paudhit mûnnohet me jau nnâlë hovin e mrapshtë; kapet n’ dashtnii nnaj atê, qi nepet me lulzue, me nnerue e me i dalë zot vênnit t’ vet. Besimi i jonë nuk priton me na trimnue, me na bekue e me na armatisë doren me shpatë t’ drejtniis, qi t’largojmë qafet atà qi na turren paa u pasë farë fajit. Nner t’ panjehun, po i permênnin kta dy, qi me kryq m’ njânen e me shpatë m’ tjetren dorë i duëlne zot edhè e pshtuëne vênnin e vet: Shên Gjon Kapistrani, O. F. M. e e Lumja Joanna De Ark, prejë t’ Tretit Urdhen t’Sh’Françeskut prejë Asizit.

Besimi i jonë na nnezë n’dashtnii t’nnermjedshme e n’ bashkim giytetnuër: n’ sûnnim e n’ urdhnim t’ktii nnritë hjeshija, njinija e krashimi (krahashimi); me kujdes na mêrr mrapa qi mos t’nshojmë kûnn; sûnnimtarve u prîin me msime t’veta, n’gjygje âsht i drejtë; pûnen e mûnnin nuk i bân per qëllim t’ fitimit; n’ dhântii âsht i gjânë, n’nnîmë âsht i palodhshem. Na mson n’ urtii e n’ perkore; largon mniën e nuk flet me pajta. Nner kunnershtime na trimnon e na nep zêmer n’ t’ bajtun; nnîgiesen e prûnjimin nnaj t’ parët na mson. T’ laamet, qi i detyrojmë sunnimit t’ qeveriis na urdhnon me i laa paa pritesë. Kuur t’na thrrase nevoja e atdheut, besimi i jonë na shtyyn me i nnêjët gadi rrezikut qi i gercnohet, e ket sherbim na urdhnon me ja bâa, jo si rrogtarë, por si bij e me gjith zêmer e paa kursye as jeten as gjakun per pshtim t’tii. Anmikut t’atdheut e t’komit jena n’detyrë me ja nnalë hovin, porsè besimi na urdhnon mos me çfryy mniën e zêmres m’tê. Me e largue rrethit, me e hjekun qafet, por n’mnnyrë qi mos t’derdhet gjaku m’kurrnjì ânë. Mizoriën e gjaksiën nuk munnet me e paa me syy ky besim i hyjnuëshem.

Kush jânë atà qi gjinnen gadi me ju pergjegjë urdhnimeve t’besimit e detyrave qi kena nnaj komin e atdheen? Jânë Meshtarët e Kishës Katholike: „ Shkaf âsht Meshtarë Katholik, jânë nner mâa t’parèt qi paa i rrudhë krahët, por me gjith zêmer e me shpiirt, teloznen qi i shkon qeveriis ja lajnë, paa pasë nevojë me u thânë dyy herë. " ( 40. ) —

Besimi Katholik, jo veç qi nuk na vên leçii, por edhè na shtyyn, qi t’a dtftojmë vedin edhé me pûnë, se jena atdhetarë e se pernjimênn na shkrîhet zêmra n’dashtnii t’komit, e se per vênn a per komë nuk na dhîmet jeta. Praa, paa farë gabimit mûn t’thona, se dashtniën e vertetë nnaj komin e atmen rrezja e besimit t’vertetë e nnêzë n’zêmer t’nierit. —

— Kû mos t’i keet ngulë rrâjët e veta Besimi i vertetë, s’kena pse presim donji nneer prejë atii komit e mûnn t’thona, i mjerë aj komë, qi kaa metë paa e ngrofun rrezja e besimit t’hyinuëshem.

§ V.

Patme thânë dikû, se t’gjith atà qi guxojnë me na u shpifë e me na u shkarkue tuj thânë se nji i Krishtênë nuk munnet me kênë edhè atdhetaar i njimênnët, na detyrojnë me çilë gojen t’onë kunnra sish persërii, t’cillët kan ftyrë me vûu n’qêjnim ket besim t’hyjnuëshem e n’bestarët e tii, e me jau prûu para syysh do nnollnii, qi veç me rêe t’ktii besimit kan mrrîi m’u dalë n’krye atà burra.

Veshtroni!

Kush kje njaj, qi ja nnâli hovin Atiles, i cilli kje thirrë «Shplaka e Perennîis»? — A nuk kje xêvênnsi i Jezu Krishtit Sh’Luâni Papë? — Shka bâni Sh’Aloizi i Frâncës, t’cillin, deri Voltaire-i e madhnon tuj thânë se kje «Mâa i miri nner Mretënt e Frâncës, e nieri mâa i permênnun n’Europë?» A nuk kje ky, i pshtetun n’besim t’vertetë, qi ja suëll gjith at nneer, e ja rriti zânin e êmnin atëdheut t’vet? — Kristof Kolumbit, kush kje qi ja dha gjith at zêmer per me ju true e me ju turrë gjithnnuër rrezikut, e m’u dalë n’krye shestimeve t’veta me faqe t’bardhë e paa e gjetë gjâa e ligë? A nuk kje rrezja e Êmnit t’Jezu Krishtit? — A nuk kje ky besim i hyjnuëshem qi i dha zêmer Krillon-it kuur u nis n’Malltë, i shtymun prejë dashtniis nnaj t’afermin, e qi me jetë m’sgripth, shkoj me jau lecue barren e salvimeve nên t’cillen gjimojshin atà t’ngratët? — E njaj Sobjeski me t’kuëjin krah doli ngadhnyës ? A nuk e diftoj vetë, kuur me nji shnnrrim t’madhnuëshem, i shkruejti vedit ato fjalët e Cesarit, «Veni, vidi, Deus vicit» — Erdha, paash, Hyu ngadhnoj !? — M’njan’ânë boten, o Shqype t’leeta! Gjergj Kastrioti i jonë, njeky Petrit i atii malit t’gurit t’Krojes, me nnîme t’cillit i shtîini mneer botës edhè e dermoj anmikun e vet?..! A nuk kje nnîma e atii besimit qi i kje pîi m’gjak me tâmel t’gjiut t’s’âmës? —

N’kjoftë se nuk ju tûnnet mennja prejë ktynve nnollnijve t’njimênnta, o kunnershtarë, per paa ju njefun tjera, qi s’ûnn kishim me ja u dalë m’skâj as me gojë as me pupel, do t’mârrim vesht, se me folë me juu, n’giûhë t’onë do me thânë: » Me mihë n’Buen! ( 41. ) —

Veshtroni edhè njeket fjalë: » Me i pasë n’dorë t’ême bêkimet e besimit (t’Fees) kishe me i derdhë t’tâna mii vênnin t’êm. E në m’pvetshi, njiqinn herë mâa shum due nji komë qi beson, se atê qi nuk beson. Komi me besim âsht i sdritun kahë pûnët e shpirtit, e kuur t’i bjere rasa me i dalë zot atmes e êmnit t’madhnuëshem t’sajë, s’kaa gjâa qi mûnn t’ja nnale hovin e trimniis. » (42.)-

§ VI.

Atmen me dashtë po, masi i Bukuri i qiëllve, natyra e besimi na trjmnojnë edhè na nnêzin n’ket dashtnii!

Mas urdhnit t’besimit t’Krishtênë, pernjimênn se dashtnija e nji t’Krishtênit do t’jetë e pergjithshme, sikursè edhè vetë besimi âsht i pergjithshem e nuk daan komin prejë komit, por komet e kater ânve t’rruzullimit i kaa n’zêmer; me gjith ktê, m’mnnyrë t’posaçme na urdhnon me nnêjë n’lidhnii t’dashtniis me atdhetarë t’onë, qi kan nji gjak me neë, e me dashtë at vênn, kû âsht pelqye mirësija e t’Madhit t’jetës me na bâa qi t’shifshim driten e parë t’jetës; e qi me nji êmen thirret atdheu asè dheu i tatës. — Per nneer e lumnii do t’shkrîhena e jeten e gjakun s’do t’a kursejmë per dheen e t’parve. — „ Nieri nierit, a m’nji mnnyrë a m’nji tjeter i kaa do detyra, - due me thânë - mas nneres s’bâme. Tashti, nnera e dhântij mâa t’çmuëshme, qi seicilli nesh i fiton, janë t’Dhânësit t’pergjithshem a t’Zotit, e n’vênn t’parë Atii do t’ja diim per nneer per gjithshkà; mas detyrash qi kena nnaj Bâsin t’onë, vîin ato qi kena nnaj prînnt e nnaj atdheen, t’cillët na leene, na ngjiine, na mkâmne, e na majnë n’prêhen t’vet. E si do t’i prûnjohet Zotit n’vênn t’parë nji bestaar i njimênnët, ashtû âsht n’detyrë m’u nnêjët m’kâmë prînnës e e atdheut n’vênn t’dytë.» (43.) —

Mêrrni vesht, praa o t’papûnë, qi shprralloni: Besimi i t’krishtênve, nuk âsht tuj jau ftofë zêmrat bestarve t’vet kahë dashtnija e atdheut, por âsht tuj jau xee; nuk âsht tuj ja u vûu leçii, por u urdhnon me dashtë komin e atmen.

Qe-qe, nji tregim i madhnuëshem, qe nji pasqyrë, rrezhdimi i s’cillës e nnriçon qiëllen e token, âsht vetë Krishti qi na kaa dhânë msim t’kânnshem t’atdhedashtniis » Êmni i atdheut, n’gojë t’Jezu Krishtit tinglloj pikë s’parit. » (44) Tuj paa krajatat, mûnnshtime e perkjellen e atdheut t’vet Krishti, nuk muëjti me i pritë lotët e dhîmtës, e deri me gjak t’vet t’paçmuëshem e njomi vênnin e vet, veç t’a pshtote prejë rreziqesh qi i patne raa mii krye. — «Pernjimênn se Krishti e derdhi gjakun e vet per shelbim e shperblim t’marë nierzimit, e posaçe per komë t’vet, e me ktê na msoj, se nieri âsht n’detyrë me dashtë komin e atmen e vet.» (45.) - A kena kû me lypë nji atdhetaar maa t’âmel, mâa t’butë e mâa t’madhnuëshem se Krishtin? Skâj m’skâj e valloj vênnin e vet, e gjithkû shkelte kâma e Tii, reeshte hiire e nnera e urime mii atdheen e atdhetaart e vet. Shka i met paa bâa e paa hjekë, veç t’a shifte komin e vet t’njallë e t’lirë prejë krajatash, shmijenjiis e rreziqesh? At gjytet t’bukur, gjytet t’Perennîis e mjeroj, e me lot vajtoj permii tê, porsè nuk muër vesht nuk ju mush mênnja se ishin lot dashtnijet qi i derdhi ky atdhetaar i hyinuëshem! —

T’ pshtetun m’atdhetarin e parë Krishtin mûnn t’thona me arrsyje n’dorë, se Meshtarija katholike gjith-herë e gjithkûnn âsht kênë nner mâa t’parët per me mârrë mrapa msimin e Krishtit, e kuur shifshin se i gercnohej nnoj rrezik atdheut, u delshin edhè u dalin per ballë anmikut t’komit e t’vênnit vet. Nner nnollnii t’panjehuna, qe nji qi na verteton fjalen.

N’vjet 1870, a dini shka pat bâa Meshtarija e Frâncës? Dath’ e mathë, vojtne e ju shoqnuëne ushtriis, per me i dhânë nnîmë tuj luftue kunnra anmiqve t’atdheut. T’tânë bâjshin seri, por kta ashtù ju vllaznuëne ushtriis, qi at buk e lâng qi hajshin atà, edhè kta ashtù hajshin; nuk shikjoshin tjeter, veç t’u delte me paa komin e atmen t’pshtucmun prejë rrezikut. Luftuëne e qinnruëne si trimat e dheut; aq qi Gjenerali Baron Ambert, qiti n’dritë nji liber m’at shkak n’t’cillin diftoj per fije e per pêe trimnien e Meshtariis Frânçeze, e dashtnien e flakëshme nnaj atmen qi e diftuëne m’at shtek tuj luftue me atà anmiqt e komit t’tyne.

Ipeshkvi i Sh’Palit n’Amerikë Êmzot Ireland thotë» Dashtnija nnaj atdheen me nieri leen, e kû mos t’keet vênn kjo, ajo zêmer âsht e çartun edhè e mrapshstuëme.» (46) —

Aat Vinçenc Markeze, hi kaa kênë nji nieri i Zotit pat thânë: " Rregulltarët e kohës s’mesme …

e shkrîishin jeten e vet mas dashtniis s’ Perennîis e t’ atdheut. » (47.) —

§ VII.

Besimi i jonë, jo qi rreket me shue flaken e atdhedashtniis prejë zêmrash t’ bestarve t’ vet, por âsht tuj e zitë qi t’ nnezet edhè mâa, masi themeli i atdhedashtniis s’ vërtetë pshtetet n’ besim t’ vërtetë.

Permas dashtniis s’ Kishës, âsht dashtnija nnaj atdheen, e kto dyy dashtnii kan nji gurrë, qi âsht Zoti; nji visaar, qi âsht lirija; nji dishiir, qi âsht qetësija; nji fitim, qi âsht gjygji i drejtë, e nji qellim, qi âsht e mira edhè fatbardhesija e komit. — Prannêj, dashtnija e Zotit edhè e komsiis perzihen n’ zêmer t’ nierit m’ at mnnyrë, qi bâhen nji dashtnii: kuur t’ voket kahë Perennîja e Kisha, paa nnryshim, do t’ ftofet kahë atdheu. Ajo zêmer qi âsht e ftofun kahë, Bësimi i vertetë gjith diten me nnêjtë me gojë hapët, tuj gerthitë Atdhee! mos u hutò, o vllaa atdhetaar, persè t’ rrêen; mos i xên besë, persè dashtnija e atii mistrecit nuk hapet as nuk i xên vênn saa hija rreth vedit. Ksi atdhetarësh jânë t’ pa-cak, jânë rrênca e t’ krymët n’ zêmer. Jânë asish, qi kishin me dashtë me gzue jeten e vet m’ shpinë t’ ânne, paa e mênnue t’ shtatin urdhnim t’ Madhit Zot i cilli thotë: « Mos e merr gjâan e huëj as kurrnji kafshë t’ hûëjen. » —

Atdhetarë grryësa e prituësa, qi kishin me dashtë me krahasue mûnnin e huëj me pritesë t’vet; atdhetarë rrënca, qi me shtirsii t’vet shkojnë tuj mârrë mênnç boten, e tuj u rrekë me i vllaznue kensè, e m’tjeter ânë u gropojnë nên kâmë, i nnersejnë n’mnii n’smirë, n’mizorii e n’tjera mrapshtii qi nuk mrrîin me i bâa as shtâsa e pa-arsyjshme. Atdhetarë t’terbue, qi nuk gjêjne t’ngîi n’t’zeza t’komit; shprrallsa, qi rrinë tuj kavatue pûnë t’pa-pûna, per me i keqasue me komë atdhetarët e njimênnët. Atdhetarë hutaça, atdheu i t’cillve jânë mehane e kafeane, e kuur t’mrrînë me ja paa fûnnin gotës, atëherë dalin per fusha tuj u perkûnne si gjethi m’eer e tuj mjellë ngatrresa nner shokë. Atdhetarë t’pabesë qi mûnnohen per rrênim t’atdheut. Atdhetarë smirëzez, t’cillët rreken me majtë t’thurme kullosen e vet, edhè u ushton n’gojë ajo fjalë e hiësme = pshtovsha vetë se per tjerë nuk po kam dert = se saa per atme e komë, edhè me kênë se dalin faret e shuhen krejt s’u theket zêmra. T’gjith atà qi pûnojnë kso doret, jânë atdhetarë vllavrasa.

Atdhetaar besnik, n’kjoftë se t’veshet nnonjì ksi atdhetarësh qi i permênnme, e t’thotë merrm mrapa, se t’bâj t’pasë, t’bâj kshtû e ashtû, edhè e shef se Zotin e Kishen i kaa lânë mas shpinet, mos e nniq, se t’han gjarpni; mos ju vên mrapa, se kaa me t’fikë, tuj diit se kush nuk don Zotin, nuk mûnnet me dashtë t’afermin as atdheen. — Karli i Madh pat thânë: » Atii qi s’kaa besë m’Zot e m’Meshtaar, nuk mûnn t’i xâa besë kurrqyshë as une. » —

§ VIII.

Kû shkon m’u perplasë nji komë, i cilli rreket me shue êmnin e besimit t’parve prejë zêmret e t’rrethit t’vet, Europa na e bân dishmii.

Mênnçarët e Parixit t’Frâncës, t’mrapshtuëmun prejë majuget mje m’thêmer, mrrîine me i raa shqelm besimit t’parve, e m’nji gojë e zâa ja njitne vedit at êmen t’shemtuëshem t’paa-tin-zonë! — Mje kû i platasi atdhedashtnija paa besim t’vertetë?

T’terratisun n’mênn e n’zêmer u vûnë kâmen t’pafajve, bukuriën e gjytetit e kthyëne n’shemtim, e atdheen, marë e perziëne edhè e bâne, si mo’, Zo’, mâa keq! Masì i vodhen e i çveshen s’mirash Kishat, masì hoqne jetet Meshtarë e gjytetas bestarë, s’mrâmit kta atdhetarë t’flaket, i dhanë zjarm gjytetit edhè e çuëne n’shknnii, ashtû qi njâj Pariz i madhnuëshem kje shkrîi e bâa nji sharânë gursh.

Prohe! atdhetarë vllazen, mos kjoftë thânun prejë kuëj, se paa besim t’vertetë, munn t’bâhena atdhetarë t’vertetë! Kû t’zhduket êmni i madhnueshem i besimit, mos pvetni per at komë, se nâma e zezë do t’a haje, vênnin e vet e qet n’flakë, e vedin n’flakë t’pasosme.

Dashtnija nnaj atdheen nuk do t’i perbuzë detyrat e besimit. Atdheen me dashtë e besimin me mnii, knnêj me trajtue annêj me rrênue, jânë pûnë qi na çojnë nner rrmore t’pafûnna. Nji qi e perbuzë besimin i del i pabesë si ktii si atdheut. Atà qi pûnojnë kso doret, s’kan farë dashtnijet as per njênin as per tjetrin. Anmiqt e besimit jânë anmiqt e atdheut per arsye, qi, Besimi e Atdhedashtnija jânë mênnime dashtnijet e t’kushtit, qi njêni prejë tjetrit nuk dahet. « Doni dritë e vapë, doni me paa bîmen qi t’qese ngalcë e pêmë qi t’bulojnë; doni jetesen e gjithshkahes e diëllin s’jeni tuj e permênnë.» (48.) —

Praa, n’don atdheen tânn, o vllaa Shqyptaar, lyp driten e besimit t’vertetë, persè aj veç âsht «fuqija e shoqniis edhè e atdheut.» (49.) — Aj veç mûnnet me na zee zêmren n’dastnii t’flakët nnaj at vênn e komë kû kena pasë fatin e mirë prëje t’Bukurit t’qiëllës me lee!

§ IX.

Paa u nnermjëtsue Besimi i vertetë pûnve t’ona, c’do mûnnë kaa me na shkue kot e paa farë dobijet; prannêj kushdo qi rrekët me shue êmnin e besimit prejë zêmrash t’atdhetarve aj e ngatrron at fillë qi na lidhë n’dashtnii t’nnermjevedëshme, i vên kâmen shoqniis e detyrave t’sajë, e atmen e vet e rrxon nner krajata tuj e ligshtue, masì krahi farë trimnie s’kaa n’vedi, po s’i erdh prejë zêmret; e kush âsht njâi qi e trimnon zêmren? i Madhi i jetës, Besimi shêjt.

Ket t’vertetë, nneri idhujtarët e kan pasë dijt, sadò qi jo aq thkiellët si e diim edhè e njofim nà, e t’tâna pûnët e mênnimet i kan pasë pshtetë m’besim e m’Zotin.

Mûnn t’m’thoni, se atà jânë kênë idhujtarë, e nuk kan pasë diit shka âsht besa e Zoti. Pernjimênn se si mênnoni ju âsht, porsè, ju lutem, me veshtrue se shka ju pergjegjin atà idhujtarë.

« Nuk gjinnet nji komë n’jetë, sadò i eger t’jeet, qi nuk man per nji Zot, edhè pse s’mrrîin me diit se t’cillin jena n’detyrë me njoftë per Zot t’vertetë.» (51.) — «Paa nnîmë t’Zotit kurrgjâa s’ûnn qesim n’treg.» (52.) — «Dashtnija mâa e kânnshme, mâa e paster e mâa shêjte, qi mûnn t’a ketë nieri nnaj nnokânn, posë dashtniis s’Zotit, âsht dashtnija nnaj atdheen.» (53.) — «Kurrnjì shestim s’ûnn do t’na dale i mirë, po s’patme Zotin para syysh» (54.) —

A nuk shifni, praa, se edhè m’ato kavaljete erresijet, t’âna pûnët e t’bâmet i kan pasë pshtetë — m’at t’veten — n’besë e m’Zotin, edhè idhujtarët? A ju ve’ mênnja me i njefë nner t’pa-tin-zonë edhè kta, qi kan pasë mrrîi me njoftë se « nnîma e Zotit do thirrë si n’pûnë t’mdhaja ashtû edhè n’mâa t’voglat? » (55.) — Edhè kjo fjalë e hiëshme n’ju dalët gojet, kishim me mârrë vesht, se rrashti i j’uëj paska metë si nji grreç paa trûu mrênnë! — Kush e kaa ruëjt besimin e vet mâa me kujdes se t’vjetërt? Kush nner t’gjallë e nnoq besimin e vet mâa me dashtnii se atà? — A ju kaa raa me gjetë nner shkrime t’vjetra kûnn se kan pasë hudhë nji guur, a kan trajtue nnoj shpii a ksollë t’keqe, paa e thirrë para nnîmen e Perennîis? A e msŷn nnonji anmik t’atdheut, ja u turren n’luftë per paa u pásë prîi n’ballë flamuri me shêj t’besimit? A dane nnoj pleqnii paa e pasë thirrë êmnin e Hyjit gjŷgjtarit n’dishmii? A e patne lidhë vênnin me nnoj kanuu, paa e pase thirrë hijen e Perennîis n’rojë? A bâne ket a at pûnë, per paa i pasë shpjerë Zotit therore dashtnijet edhè evarijet? —

Masì atdhetarët mâa t’flakët paskan pasë kênë m’nji hov edhè bestarë e rojësa t’njimênnët t’besimit t’vet, masì paskan pasë mrrîi edhè atà me njoftë nevojen e besimit, qè, ke themeli m’t’cillin pshtetet atdheu e dashtnija nnaj ktê, kênka Perennija e besa m’tê.» Besimi i vertetë, âsht fuqija e shoqniis edhè e atdheut. (56.) — Bësimi, po, mâsì âsht nji shtŷllë qi e man shoqniin e atdheen; aj âsht qi e lidhë nierin me t’Amshuëmin, e âsht aq i nevojshem, qi pa tê nuk mûnnet me pasë vênn as zakoni as pleqnija, as shoqnija, as gjŷtetnija .

Nji atdhetaar t’njimênnët e lidhë detŷra me i dalë zot atdheut, m’u dalë per ballë t’zezave qi i gercnohen, e m’u pergjegjë me gjith fuqii nevojëve t’komit, e per n’dashtë me i krye kto detyra, flamuri i besimit t’shêjtnueshem do majtë m’kâmë e n’krye t’gjithave, per ngâjë qi ky po na çilë shtekun e me dritë t’vet na i largon errsiinat, qi t’i shofim mâa mirë nevojët qi i gercnohen atdheut e komit, e mûnn t’diim m’u prûu n’ t’dalun zot. — Me fjalë t’shkurta: nji atdhetaar qi don me kênë e mira e atdheut t’vet, do t’jeet: bestaar i vertetë — i perkorun — i nnierzijshem, e i drejtë; ati i t’vorfenve, pajtori i t’vejave, streha e t’papasunve edhè t’harruëmve; mneera e t’kqiive, dashtnija e t’mirve, nnera e komit, e krahi i sûnnimtarve. —

Ç’farë atdhetarit kishte me kênë njaj qi i sjell atdheut “nneren saa lejthija e dhûnen saa shpija”? (57.) —

Nuk kishte me kenë atdhetaar, por mistrec, biramel, brac, cub, i terbue, i dalun mênnç. Tashti erdhme n’pûnë t’onë. Kuur kishim me mrrîi me shknue prejë zêmrash besimin, nà kishim me i raa mohit edhè Perennîis. Edhè Perennîis, po, masì besimi âsht nji varg qi na lidhë me Perennîin, e per mjete t’ktii na mrrîim me njoftë Atê, qi na kaa falë e vûu n’ket jetë.

Paa besim e Perênnîi, kishin me metë porsì kercûj t’breemun prejë krîjet; kishin m’u ligshtue zakonet e shoqniis, masì per me i majtun si duhet, vetë Perennîja âsht qi na nep fuqiin; per t’çkushlluëm nuk kishte me kênë ngushllimi; kishte m’u shdukë friga e Perênnîis, e cilla na man n’frêe e nuk na lên me u verbuëmun syysh, na trimnon m’u vûu mênn detyrave qi i perkasin shpirtit e atdheut. Me t’shdukun t’besimit, shduket Perennija, shduket nnierxija, dashtnija, vllaznija, gjytetnija e shoqnija,» mnera e dhûna kishin m’u bâa motra.» (58.) —

§ X.

Besimi e atdheu mûnnen me ju krahazue peshës: po s’kjee bestaar i mirë s’mûnnesh me kênë as atdhetaar i mirë.

Qe arsyja:

Nji atdhetarit t’mirë, e qi pernjimênn e don vênnin e komin e vet, a kishte me ja bajtë me soditë vedin e vênnin e vet m’kâmë aq t’poshter qi t’i zotnohet e pa-besija e shnierzimi? A kishte me kênë i zoti me i nnâlë lotët, tuj paa se bukurija e atdheut âsht shemtue, e atdhetarët t’dhânë mas mrapshtiish? detyra t’vûu mas shpinet, frênin e mizoriis t’lirue, e kso mârrijnash tjera? — Mênnja m’thotë, se paa kênë zêmergurë, paa kênë nji perbîmë, qi nuk gjênë t’fâa n’gjak t’vllaut t’vet, nuk kishte me e bajtë ket t’zezë, e nuk kishte me mujtë me soditë atdheen e atdhetarët m’at kâmë krajatet e korijet, paa plasë prejë dhimtet. — Praa, nji atdhetaar, i cilli man t’tâna detyrat kahë Perênnija e kahë atdheu, mûnn t’a majmë per nji shêjt. Nnoshta ju vrasin veshtë kto fjalë?! Ju duket nnoshta se jâm tuj kapercye kufîjt e besimit t’êm? Mos e thashtë Zoti! mênnja m’thotë se nuk jâm tui gabue. Veshtroni!

A atdhetaar un e majë, edhè paa gabim e majët per t’mirë e per shêjt, n’t’çillin dajnë m’shêj kto trii pûnë:

Perkorja — Udhnia — Nnierzija.

§ XI.

A. Perkorja?

Shka âsht perkorja?

« Perkorja âsht nji fuqii me t’cillen nieri e sûnnon vedin, i zotnohet asajë dhântiis s’paaçmuëshme t’pastriis, e me ktê, njehet i pasë n’t’tânat poste.» (59,) —

« Perkorja âsht âma e dashtniis. » ( 60 ) — Vêni oroë se ç’êmna t’kânnshem i nep Sh’ Augustini:

Perkorja âsht: pastrija e nnîsiive edhè e mênnes, roja e korpit edhè e gjymtyrve; pruësja e flligjshtiis, sherbtorja e qetësiis edhè e dashtniis; gjygjtarja e drejtë, motra e dijes, bestarja e fjalës, fjala qi flet i xên vênn, gjithshkaf bân me arrsye, n’kshille nuk gabon, veç e n’shoqnii t’nnierziishme e gjêen. » —

B. Udhnia.

Kush mûnn t’thirret i drejtë?

« Njaj thirret i drejtë, qi s’njef taten, nuk njef nânen, njef t’drejten, e njênin prejë tjetrit nuk daan, i pergièt Perênnîis. » (61.) —

I drejti nuk e paravên dobiën e vet dobiis s’atdheut: » Veç njaj âsht i dêjë nnerimit, i cilli nuk ja paravên drejtniis dobiën e vet. » ( 62 . ) —

I drejtë âsht njaj, i cilli Zotin e dron, besimin nneron, prînnës i nnigion, atmen e vet e don, shokve u bâhet nnimë, kurrkuëj n’qafë s’i shkon, dashtniën e nnermjevedëshme nuk e fyën, t’afermit i del zot, t’vorfënin s’ë perbuzë, nneren per nneer e kthèn, n’t’tâna gjygjet t’dreiten shikjon.

C. Nierzija.

«Punës po s’i kje njitë nierzija, nuk i shifet dobija.» - ( 63. )-

N’saa pjesë dahet nierzija?

«N’urtii, n’drejtnii, n’fuqii e n’perkore.» ( 64. ) -

Po s’kjee i nierziishem, o atdhetaar vllaa, nuk kee me kênë i urtë, s’kee me kênë i drejtë, s’kee me kênë i fuqiishem, as i perkorun; e njekto virtyte jâne qi do t’shnnrisin m’nji atdhetaar t’mirë. N’t’cillin nuk dajnë kto, aj s’unn kaa me veprue mirë, e prannêj nuk kaa me mujtë me kênë atdhetari i mirë as bestari i njimênnët. — Kuur t’shofim vedin t’armatisë me dhântij naltë permênnuna, paa nnerdymë, kena me kênë bestarë t’vertetë, atdhetarë t’flakët, e praa edhè shêjten.

A na mushet mênnja tash me thirrë me êmen t’shêjtit atdhetarin e mirë? N’kee metë seremere nënè, o kunnershtaar, diftoma gjygjin t’ânn! Mos âsht tuj t’vojtë mennja me majtë per atdhetaar t’mirë:

a) Atê qi pûnon mârrisht? Ç’dobii mûnnesh me pasë prejë t’mârrit a din ti? Veshtro: « T’mârrit i mêngon dija» (65.) — e masì t’i mêngoje dija qi âsht kryet e pûnës per pûnë t’mara, shka mûnn t’presish prejë tii? I padiishmi t’a sjell ngatrresen, e nnêzë mniën e fjalimin nner shokë; prînnen e perbuzë, s’njef t’paar, s’njef detyrë, s’din per nierzii, s’din shka âsht dashtnija e kso tjerash. Mâa mirë se e çaneson goja e komit t’onë s’kaa: » T’mârrin mos e pvet, se t’kallxon vetë»! —

b) Atê qi pûnon shtrêmtë e paa rrugë? Maje veshin: nieri i pa-udhë âsht:» i terbue, rojësi i mkatit, nnieksi i mrapshtiis, rrênuësi i besimit, helmi i zêmrave, mniisi i s’drejtës, anmiku i dashtniis, bâkeqi i shoqniis, dhântien t’a shperblen me dhûnë.» (66.) —

c) Atê qi i mêngon fuqija a trimnija? Gjegje! trimnija e vertetë âsht e cilla «shpirtin e zêmren na armatisë, t’njeshmin me armë e trimnon, zêmrakut i shoqnohet, t’shoqnuëmit i nep nnimë » (67.) — Trimnija e vertetë: «nuk i lên vênn mizoriis, burgu s’e trêmë, mûnnit nuk i frigohet, flakës i turret, deken e perbuzë.» (68) —

d) Atê qi nepet mas gryksijet?

Gryksija» shnnén t’a prishë, zêmren t’a tëhjek mas flliqshtijet, arrsyen t’a errton, fjalen e thânme n’besë t’a qet, flet harbazarba (laa e pa laa), epet mas oraset, t’çon me ju shpifë shoqit, shisen e veshtrimin t’a turbullon, fuqiën t’a ligston, n’hae e n’pije nuk ngîhet kurr, gazmênnin t’a kthen n’vajë, jeten t’a shkurton, e t’bân porsi nji trûng t’pamârrëvesht.» (69.) —

A ksi nierzish do t’i majmë per atdhetarë t’mirë, qi i bâhen gaber atdheut e komit me mrapshtime e shemtime t’veta? ksish, qi s’u s’behet as nuk u kuqet ftyra? — ksish, qi edhè pse shofin lumet e gjakut, e t’gjakut t’vllazenve tuj rrjedhë e zêmra s’u theket m’dhimë? ksish, qi nierzimin marë kishin me dashtë me e paa t’shuëm? — Gabon, o i dashtuni vlaa! Ksi farë gjinnsh s’duen thirrë nierz, por perbîma; jo t’mirë, por bâkqii; s’duen quëjt atdhetarë, por verduëst e rrênuëst e atdheut; s’duen thirrë shêjten, por dreqen! —

Mêrre vesht, o vllaa Shqyptaar: paa dashtë Perênniin, nuk munn t’a duësh shoqin. Shkurt: nuk kaa vênn shêjtnija paa perkore, paa drejtnii, e paa nierziï, sikursè nuk mûnnet me pasë vênn atdhedashtnija paa Perennîi, paa Besim e paa Shêjtnii. — Shtylla e s’mirës s’atdheut e t’komit, âsht besimi: m’ktê pshteten zakonet, kanunet, nierzija, drejtnija, shoqnija, sûnnimi, roja a sgjimi, qetësija, fati i mirë, e t’tâna ato pûnë, qi lypen, per me majtë m’kâmë êmnin e atdheut e nneren e komit t’onë.

N’ kjofshim atdhetarë t’ mírë, kena me kênë t’ perkorun, t’ nierziishem, t’ urtë, t’ butë, t’ pervûut e shêjten. Kena me kênë t’ dashtun prejë Perênnijet t’ nnerue prejë shokësh e t’ drashtun prejë anmiqsh.

Vllazen Shqytarë!

Atdhedashtnija e jonë t’ jetë e pshtetun n’ perkore e n’ drejtnii me atdhee e atdhetarë, m’ nierzii me gjith kânn e n’ besë m’ Zotin. Tuj diit, se : « Mâa parë kaa me i dalë nierit me trajtue nji gjytet, qi t’ qinnroje i vjerrë m’ hapësii t’ ajrit, se me mkâmë nji shoqnii paa besim t’zotave — paa besë m’Zotin.» (70.) —

« Nuk mûnn t’ thirret i mirë, njaj qi nuk njef Hŷjin.» (71.) —

« Fuqija e Besimit gjith t’ mirat na i sjell.» (72.) -

Pjesa e radhës
Atdhedashtnija