Te shkruash Apollogji ka qënë gjithmonë një punë sa e vështirë dhe e lodhëshme, po aq fyëse dhe gati, do të thoshja, e urryer nga çdo anë, që të mos zë në gojë shumë gjëra të tjera të papëlqyera, të cilat lindin nga studime e punë të bera nën dritën e kandilit. Por kur na detyron hapur nevoja, ky zegth i pamëshirshem i vdekëtarëvet, që tu vërsulemi sa më rreptë, herët a vonë, armiqvet me pendën ne dorë, atëherë ne nuk do të ndalemi përpara se t’ia arrijmë qëllimit të deshiruar, duke patur parasysh pikën e mbrritjes sonë dhe duke përbuzur çdo farë pagjumësie dhe djerse, sipas fjalës së famshme të poetit:
Puna mposht çdo gjë etj
Pastaj, kur shikonja se princi i pathyeshëm e trim mbi trima i Epirotëvet apo Shqiptarëvet, Skënderbeu, i mohohej kombit të tij Epirotas dhe se atij i mvishëshin gjëra që s’i përkisnin, unë po ta le ty, o lexonjës mirëdashës, ta giykosh se çfarë arsye të rënda më kanë shtyrë mua, që ta shtrëngoj mirë pendën në dorë. Prandaj, në rast se përpjekjet e mija do të dalin bosh dhe krejt të padobishme, ato nuk duhen çmuar, sigurisht, në asnjë mënyre si të pavënd; sepse unë nuk do të kisha mundur kursesi ta shtyp deshirën për të shkrojtur, veçse po të donja të trathtoj me turp vehten time dhe atdheun tim.
Tani nuk do të vonoj të rekomandohem:
E di se do të dëshironje që unë ne këtë vepër të jem shpesh më i rrepte dhe më i mprehtë; që herë të flas me shkurtër dhe herë më zgjatur; që herë të jem më i ashpër e here më i butë, diku më i rjedhëshëm e me vërshonjës e diku më i prerë e me i kursyer ne fjalët. Por po të marrësh parasysh kohën e shkurtër [1], preokupimet, tronditjet dhe ngatërresat e tjera të panumurta, në të cilat unë isha mpleksur, kur po shkruanja këto radhë, atëhere do t’i durosh të gjitha me qetësi. Kujto sidomos atë thënien e famëshme: “Një njeri s’është i zoti për të gjitha dhe një tokë s’prodhon çdo gjë”.[2]
Më së fundi dëshiroj të dish se unë e mora përsipër këtë barrë për të shkrojtur jo për ndonjë arsye tjetër, veçse që ta qes para syvet të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse kjo s’ka nevojë të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura e të rreme. Disa pjesë me vlerë të disa shkrimtarëve, të cilët ose kanë shkruar vetëm italisht, ose unë nuk munda, në këtë ngushticë kohë, të kem ndër duar ekzemplarët latinë të tyre, do t’i gjësh të futura këtu në gjuhën italiane. Këto unë nuk desha t’i përkthej në gjuhën latine, me qëllim që ti të mund ta marrësh me lehtë kuptimin e tyre të vërtetë e të paster.
E quaj të tepërt të shtoj më. Ndërkaqë, o lexonjës mirëdashës, shfrytëzoje këtë punë time, si do që të jetë, e po të shoh se ti do ta pranosh me kenaqësi, nuk do të pushoj se ndërmarri punëra edhe më të mëdha, tëre besim nga dashamirësija jote.
Qofsh shëndoshë!
Koha e shkurter. - Bardhi ka vetëm 15 dité në dis- pozicion per te hartuar veprën. Preokupimet, tronditjet dhe nga- teresat e tjera, për t e cilat fl e t Bardhi ketu , janë kryesisht tela- shet e nisjes nga Roma për në Zadrimë, si epishkop i saj. (shiko shën. Nr. 16). ↩︎
Si të thoshim me proverbin popullor: “Gjithë te mirat s’venë bashkë”, ose: “Gjithë viset kanë vese”. ↩︎