Dy Fjalë, si Hyrje

Filip Kristoforidhi, i biri i Kostandin Kristoforidhit, i ka dhuruar ne fotokopje, këtu e 5-6 vjet perpara, Bibliotekës sonë Kombëtare veprën që po përkthejme të Bardhit. Ne faqen e parë te saj dhuronjësi ka shënuar këto rrjeshta:

Për kujtim babajt tim, që me mesoi kangën e Skënderbeut, kur isha i vogël, po i fal Bibliotekës Kombëtare në Tiranë këtë libër të rrallë, (të) cilin (a) e nxora me fotografi nga “Bibl Nationale de Paris”. Shtypshkresa e vërtetë ka 38 fletë ose 76 faqe, po për me i dhane kesaj kopje nji fytyre të sakët e të kthjellët, une e mora faqe për faqe.

Filip K. Kristoforidhi, i larguem prej atdheut që në kohë, kur Shqipnia ishte ndër thonjt të Turqisë.

Sandillon, Loiret (Francë) 25/6/1951.

Me qëllim i riprodhoj keto rrjeshta te dhuronjësit, së pari, sepse gjesti bujar i tij meriton të dihet nga ne të gjithe, dhe së dyti, sepse në to permbahen disa nga karakteristikat më të rëndesishme të vetë veprës së Bardhit. Me të vërtetë, kjo vepër e Bardhit, e rrallë dhe e vyer për gjithë letersinë tonë, e shkruar në gjuhën latine, është një “këngë” për Skënderbenë, por një kënge e thurur jo në vargje, po ne prozë, me stilin dhe pendën e një apologjeti të flaktë, që e do thellësisht atdheun dhe kombin dhe që mbron me gjithë fuqite e shpirtit dhe të mëndjes së tij të drejtat kombëtare. Pas “Fjalorit”, “Apologjia” për Skënderbeun është vepra e dytë e rëndësishme e Bardhit, me karakter të theksuar patriotik. Bardhi mbron këtu një çështje kombëtare me rëndësi kapitale: Nacionalitetin e Skënderbeut, “Shqiptarësinë” e heroit tonë kombëtar, kundër Jan Tomkut, që e pretendon për të tinë.

Jan Tomku, sllav nga kombësia, është një bashkëkohës i Bardhit, që pretendon se zbret nga familja princore dhe mbretërore e Margnavëvet apo Margnaviçëvet, njeri, siç thotë vetë Bardhi, i squar si askush tjetër në dituri. Ky, në një libërth prej 55 faqesh, ka marrë persipër të provojë, dhe kujton se e ka provuar, që Skënderbeu nuk është bir i Gjon Kastriotit, por i një të quajturi Juanis Margnaviç, bir i mbretit të Sërbëvet Vukashin (1366-1371), i cili, nga ana e tij, është bir i princit Marko Margnava dhe babë i mbretthit legjendar Marko Kraljeviç etj. etj.

Ndërmarrja e tij “e kobëshme”, që të flasim me gjuhën e Bardhit, ka, pra, për qëllim, as më shumë e as më pak, t’i rrembeje kombit tonë yllin më të ndritur të historisë së tij, mishëronjësin, simbolin më ideal të vetiavet mendore, shpirtërore dhe fizike të tij, – vetia keto që, në një nga momentet më të vështira të jetës së popullit tonë shpërthyen me gjithë fuqinë dhe dinamizmin e tyre të madhërishëm dhe habitën tërë botën, - dhe t’ja mveshë tjarës [1] së vet, gjoja, prej Margnaviçi.

Por Tomku e gjeti ustanë. Bardhi, i cili ishte në nisje e sipër nga Roma për të marrë ne dore skeptrin episkopal në atdheun e tij Zadrimë, ngrihet kundër ketij “gënjeshtari e perrallaxhiu” me tërë fuqine e pendës së tij dhe e bën copë e thërrime. Siç duket nga vetë fjalët e tia, Bardhi e pat shoshitur mirë libërthin e Tomkut, të botuar tre vjet me pare, dhe prandaj ai është plotësisht i pregatitur për t’i dhënë kundershtarit pergjigjen e merituar. Pregatitja me kohë, që pat bërë Bardhi për kët pergjigje, shpjegon edhe faktin se si mundi ai, brënda 15 ditëve para se të nisej për në Zadrimë, të hartojë këtë vepërzë, në të cilën lë përveç të tjerave, citohet edhe një numër i madh burimesh.

Karakteristika e parë, që bie ne sy në këtë vepër, është ndjenja e krenarisë kombëtare që ka Bardhi në shpirtin e tij, e ushqyer sidomos nga figura e heroit tonë kombëtar, e Skënderbeut. Kjo e mbush atë me një indinjacion te thelle kundër tentativës së kobëshme të Tomkut, të shfaqur në format me të ndryshme të ironisë dhe të apostrofimit, te ironisë se hollë, thumbuese, perbuzëse disa herë, por gjithemone të pamëshireshme, dhe të apostrofimit të justifikuar e qortonjës. Bardhi rrembehet aqë fort në disa çaste nga kjo ndjenjë e krenarisë kombëtare, nga dashuria dhe adhurimi për heroin e tij, sa që i vjen mirë ta quajë, me gojën e mbretit Ferdinand, si

“të dërguar nga Zoti e thuaj të zbritar nga qielli, që bën kagë vepra të ndritura e gati të pavdekëshme për ceshtjen e Krishterimit”

e të nxjerre fjalët me të rënda kunder sakrilegut Tomko. Por kush valë, do të mund të bënte ndryshe në një rast analog? Dhe pikerisht kjo është karakteristika themelore e veprës së Bardhit, karakteri thellesisht patriotik i saj, që zbulon në sytë e mëndjes dhe të zemrës sonë dashurine e fuqishme të tij për atdheun e vet.

Por fuqia e mëndjes dhe e pendës së Bardhit bëhet edhe më e madhe nga që ai është plotësisht i bindur per drejtësinë e çeshtjes që mbron. Ai thotë hapur se “keto ne i kemi lëne mënianë gjer tani, me qellim që këtë çeshtje ta shqyrtojmë me kujdesin dhe vemëndjen më të madhe, pa u shpërndare në shume dreitime, duke patur, sigurisht, më tepër parasysh të vërtetën se sa atdheun”. (shiko shënimin nr.149). Kjo tregon se Bardhi nuk do t’i shërbeië atdheut ne baza të rreme, t’i jape atij atë që s’i perket, por as që lejon t’i rrembejne ate që i takon. Ne këtë mënyrë ai e mbron edhe më me forcë atdheun e tij, sepse e drejta është e pamposhtur, ajo gjithmone triumfon. Dhe figura e këtij shqiptari epishkop, që me shkopin epishkopal në dorë mbron të drejtat e kombit të vet me fuqine e së vërtetës, merr një shkëlqim e peshë morale të pakrahasuëshme, dashuria e tij për atdheun fisnikërohet aqë sa është e lartër dhe madhështore ideja dhe ndjenja e së vërtetes. Prandaj Bardhi, për të cilin dashuria për atdheun, e ushqyer nga ndjenja e së vërtetës, perbën esencën, thelbin e shpirtit, e karakterit të tij, thotë:

Unë nuk do të kisha mundur kurrsesi ta shyp deshirën për të shkrojtur, veçse po të donja t’i tradhtoj me turp vehten time dhe atdheun tim.

Një nga idetë e tjera karakteristike, që peshon fort për të njohur personalitetin e Bardhit, është edhe besimi i madh që ai ka në popull. Ai e thotë fare qartë se:

Është aq e pabesueshme, sa edhe qesharake të pohosh se, sikurse gabojnë fare lehtë pak njerëz në çeshtje shumë të vjetra të lashtësisë, po ashtu gabon një popull i tërë i një krahinë, që të mos them i një mbretërie shume të gjërë".

Dhe duke vazhduar të theksoje edhe një herë, në formë konkluzioni e me ironinë e tij karakteristike, mungesën e bazavet në argumentimin e kundërshtarit të tij, shton:

Nga të gjitha këto që kemi thënë, del patjetër ky konkluzion: nëse s’gabon Tomku, kur thotë që Skënderbeu ka qëne sllav, atëherë gabojnë kaqe shkrimtare, princër dhe mbretër, kur pohojnë se Skënderbeu ka qëne Epirotas apo Shgiptar. Por nëse gabojnë tërë këta shkrimtare shumë të rëndësishëm e të dëgjuar, tërë këta princër të shkëlqyer dhe të shquar e gjithe këta mbretër të ndritur e të fuqishëm, që kemi përmendur, dhe mbi të gjitha, nëse gabon mendimi i përgjithshem i kombit tonë, apo Tomku që punon për qëllimin e vet, këtë s’ka njeri që të mos e shohë.

Dhe Bardhi nuk lë pa permëndur e theksuar ne këtë drejtim edhe “dashurine e ushtarëvet dhe të fshatarëvet” për Skënderbeun, “që e donin sa s’ka ku të vejë më”, as edhe adhurimin e popullit për kryetrimin e vet, që i ka ngjitur emrin dhe e therret kudo Kuçedra e Arbënit dhe të cilit vajzat shqiptare i këndojnë trimërite, si të vjetrit nëpër gostitë heronjvet të tyre mitike, eti. Të gjitha këto tregojnë besimin e math ne popull dhe janë një ane tjetër plot kuptim e dashurisë së Bardhit për popullin dhe atdheun e tij. Sepse populli, më mirë se kushdo tjetër, ruan në shpirt dhe në mëndje dhe shpreh me gojën e këngën e tij dashurinë, admirimin dhe kujtimin adhuronjës të heroit, që e ka lindur nga trupi dhe gjaku i vet, që e ka pjellën me të denjë, me perfaqesuese të burrërisë dhe të virtutevet të tjera të shquara të tij dhe që sakrilegu Tomko guxon t’ja prekë!

Jo më pak kuptimplote në këtë drejtim është edhe ideja e përbashkët e shkrimtarëvet tanë të parë, që u bë objektivi dhe arma kryesore e rilindasvet ne luftën e tyre për të mbrojtur interesat kombëtare, se gjuha është shënja, karakteristika dallonjëse e një kombi. Dhe këtë argument Bardhi e përdor kundër kundërshtarit te tij në menyrë shumë të qëlluar. “Pastaj” thotë, “në rast se kombet dallohen nga gjuha, siç e pretendon këtë edhe vete Tomku në një letër që ja drejton lexonjësit ne krye të një vepre të tij, atehere unë nuk e di, sigurisht, se me ç’sy e faqe e shkëput ai Shkodrën nga Shgipëria”.

Por në këtë vepër zbulohen edhe anë te tjera gjithashtu te rëndesishme për terësimin e personalitetit të Bardhit. Bardhi, siç u tha, e shkruan veprën brënda 15 ditëve dhe me kondita jo të favorëshme, qe i nevojiten përqëndrimit në një punë mendore, ne kohën d.m.th., kur ishte i zënë me telashet e nisjes për në atdhe, si epishkop i ardhëshëm i Zadrimës. Me gjithë këtë ai ia arrin plotësisht qellimit për hir të pregatitjes që ka, duke ja rëzuar poshtë pretendimet kundërshtarit me argumente të shumta dhe të gjithanëshme. Bardhi mbështetet e citon këtu një mori shkrimtarësh të ndryshëm, bizantinë, italianë, sllavë, gjermanë, etj. historianë ose më mire kronikanë, gjeografë, akoma edhe poetë, qe kanë kënduar trimëritë e Skënderbeut tonë. Ai përdor e citon shpesh si burime të rëndesishme Analet e Venetisë, të Raguzes dhe Analet turke, te cilat ai i konsideron, dhe, siç dihet, janë materiale me vlerë të madhe për shgyrtimin dhe kthjellimin e çështjevet te historisë sonë kombëtare të kohës së mesme. Përveç këtyre, Bardhi nuk lë pa e goditur kundërshtarin me argumenta gjuhësore, duke shpjeguar drejt emra sllavë etj. Te gjitha këto tregojnë një anë tjeter të personalitetit të Bardhit, për të cilën ne nuk mund të mos e mburim, tregojnë erudicionin e tij, dijenitë e tij të thella e të gjera që zotëron, por edhe aftesine qe ka për t’i përdorur me lehtësi e mjeshtëri të rrallë kundër armikut të pendës dhe të kombit të tij. Gjuha e veprës, latinishtja, është e pastër dhe e rrjedhëshme, e lidhur me rreptësine klasike, stili i mprehtë dhe thumbonjës e i pamëshirshem, siç është vetë zemra dhe mëndja e Bardhit në mprojtjen e heroit të tij kombëtar, që aqë shumë e do dhe e adhuron.

Në ketë mënyre Bardhi ka realizuar më së miri në veprën e tij atë që thotë ne fillim te saj, se “dy gjëra, d.m.th. e vërteta dhe metoda, rekomandohen veçanërisht në histori si dy parimet themelore te saj, (megjithëse ne shkruajme këtu me tepër apologji se sa histori … etj)”. Sa për të vërtetën, Bardhi s’ka lëne vënd pa e kërkuar, siç e pamë dhe pa e respektuar me rreptësinë më të madhe. Kjo i jep të drejtën vepres qe të quhet gjer diku historike. Bardhi prek ketu disa nga çështjet kryesore, që s’mund të mungojne në një histori të vërtete të Skënderbeut, siç është, p.sh., çështja e origjines dhe e vetë emrit te familjes së Kastriotëve, (Bardhi shpreh ketu mendimin se Kastriotët rrjedhin nga Kastrati, katund në rrethin e Shkodrës), kthimi i Skënderbeut në Shqipëri, aleanca e tij me Huniadin, fushata ne Itali etj., dhe mbi të gjitha burimet historike, gjeografike etj. pa të cilat s’mund të bëhet një veper historike e vërtetë. Keto dhe fakte të tjera si këto, pa dashur, na e shpien mëndjen te F.Noli, qe i pari pas Bardhit, 285 vjet me vonë, u muarr me historinë e Skënderbeut, pa i shpëtuar edhe ky, në disa raste, tendencës emotive ne paraqitjen e figures së kryetrimit tonë, jashte “gjakftohtësise së rreptë historike, shkencore”. Por siç thotë vetë F.Noli, “fajin e ka vete Skënderbeu, i cili ua rremben mëndjen edhe historianëvet me gjakftohtë”. Në këtë mënyrë Bardhi mund të konsiderohet gjer diku një paraardhes i F. Nolit. Por vepra e Bardhit s’ka për qëllim të shkruajë historinë e Skënderbeut, po të mbrojë shqiptarësinë e tij; prandaj ajo është një “Apologji” e mbështetur në të dhëna historike. Nga kjo anë metoda e Bardhit del plotësisht e goditur. Ai e ndjek këmba këmbës kundërshtarin e tij pretencios, gjersa më ne fund e shpie dhe e fut në “birucat e Boshnjakëvet”, ku e mbyll si ndonjë mi te lagur! Dhe ky eshte fundi, kulmi i ironizimit të pamëshirshëm dhe i suksesit triumfonjës mbi kundërshtarin sakrileg. Bardhi eshte i pari apologjet, i pa shoq, i Skënderbeut.

Në këtë mënyrë, pra, dashuria për atdheun, për te vërtetën, për popullin, për historine dhe heroin e tij, për gjuhën dhe për traditat e tij të bukura, janë nga idete më kryesore, që spikasin me forcë në këtë vepër dhe që, mjaftojnë për te formuar, ne esencën e saj themelore, figurën e personalitetit të Bardhit. Krahas këtyre, mendjemprehtësia, erudicioni, horizonti i gjërë i diturivet, aftësia për t’i përdorur me mjeshtëri, me një gjuhë të rrjedhëshme dhe rreptësisht të lidhur e me një stil thumbonjës e tërheqës, që të bën te ndjesh, të adhurosh, të enthusiazmohesh për Skënderbeun, për popullin dhe atdheun, por edhe të qeshësh e te talesh me nje kundershtar pa këllqe, por pretencios e mëndjefryrë, me një fjalë, të jetosh e të kuptosh në thellësi e gjërësi mëndjen dhe shpirtin e Bardhit tonë, janë gjithashtu karakteristika të kesaj vepre dhe të vetë autorit.

X

Për ta kuptuar më me lehtësi veprën, duhet patur parasysh se ajo ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë shqyrtohet çështja e lashtësise së familjes princore të Margnaviçëvet. “Kjo punë”, thotë Bardhi “shumë pak ka te bëje me Epirotët apo Shqiptarët e mi”, prandaj s’e quan të nevojshme për problemin që shqyrton. Në pjesën e dytë shqyrton kryesisht origjinën e familjes së Kastriotëvet dhe të vetë Skënderbeut.

Me të vërtetë, për të provuar shgiptarësine e Skënderbeut, nuk është e domosdoshme që të merresh me lashtësine e familjes së Margnaviçëvet. Bardhi e bën këtë duke plotësuar sidomos kërkesën dhe dëshirën e miqvet të tij. Por duke bërë këtë, ai e nxjerr nga ana tjetër qesharak Tomkun dhe pretendimet e tij. Keshtu të dy pjesët e veprës nuk duhen shikuar si të shkëputura, sepse ato janë të lidhura në një unitet të plotë me qëllimin që arrijnë, d.m.th. me faktin se e dërrmojnë kundërshtarin mëdjefryrë, duke lënë keshtu të pacënuar shqiptarësine e Skënderbeut.

Në përkthimin e veprës jemi drejtuar nga mendimi që të respektohet auktori sa të jetë e mundur më tepër. Prandaj jemi perpjekur që të ruajmë sa më tepër të paprekura konstruktin, stilin dhe figurat, qe përdor auktori, duke ndryshuar gjer diku pikësimin. Kjo menyrë veprimi ka te metat e saj, por edhe të mirat e saj, po të nisesh nga nevoja që në përkthim duhet të duket, të dalë e të njihet vetë auktori dhe jo përkthenjësi. Ndoshta, në një botim te dytë, mund te böhet një përkthim më i lire dhe më tërheqës për lexonjësit

Gjithashtu, për të ruajtur karakterin historik te veprës dhe për ta bërë lexonjësin që ta ndjejë më fort se ka përpara Bardhin e shekullit te XVII, (a) janë ruajtur të paprekura, me disa përjashtime, termat e kohës lidhur me emrat e qytetevet, të kombësise etj., megjithëse kjo ja zvogëlon veprës fuqinë tërheqëse dhe e ngadalëson lëximin.

Më në fund, vepra shoqërohet me shënime, të ndara në dy pjesë. Në pjesën e parë hyjnë sidomos shënimet, që kanë të bëjnë me ngjarje historike, me persona etj., që përmenden në vepër. Keto janë, në disa raste, të zgjeruara, duke menduar se mund t’u sherbejnë në radhë të parë studentëvet, që studjojnë me hollësi letërsinë shqipe, por edhe kuptimit më të plotë të veprës nga çdo lexonjës. Në pjesën e dytë hyjnë shënimet, që lehtësojnë, në ndonjë rast, aty për aty kuptimin e pjesës që lëxohet; prandaj këto shënohen nën tekstin, ne fund te çdo faqje. Me shënjën e pikëpyetjes (?) shënohen rastet, kur s’ka qënë e mundur të jepen sqarime.

Vepra nuk është e vështire për t’u kuptuar, për lexonjësin me kulturë të mjaftë historike. Por ajo bëhet e veshtirë vetëm për faktin se në të preken çështje e ngjarje historike, sidomos të shekujvet XII-XV. për gjithë popujt, që loznin atëherë rolin e tyre në skenën e historisë së Europes, periudhë historike kjo tepër e koklavitur. Prandaj leximi kërkon pak durim.

Duke lexuar këtë vepër të Bardhit, me gjithë të metat që mund te ketë, natyrisht, përkthimi, rinia dhe populli ynë do ta njohë edhe më mirë këte patriot të flaktë. që me aq guxim e dashuri mbron interesat e kombit të tij nga lakmitë e huaja.

Tiranë, Tetor 1956
Prof. S. Prifti


  1. Tjara - fjalë persiane = këtu mitër episkopale. ↩︎

Pjesa e radhës
Dukes dhe Princit të ndritur, Francisk Ericit