Dukes dhe Princit të ndritur, Francisk Ericit

DUKES DHE PRINCIT Të NDRITUR, FRANCISK ERICIT si dhe senatit të madhërishëm Venecian (a),


FRANG BARDHI Epishkop fatlumtur i Sapës dhe i Sardës.

Princ i ndritur dhe etër të madhërishëm!

Tek ju Gjergi Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ dhe zot i Shqipërisë, ka pasë gjetur, sa ishte gjallë, ndihmë [1] në çastet më të vështira të principatës së tij. Edhe tani, megjithëse po prehet në varr, – sepse jetën ia kemi borxh natyrës, – e megjithëse gëzon një loj jete më fisnike, lavdinë dhe pavdekesinë, ai persëri vihet nën patronazhin tuaj dhe i bën thirrje autoritetit tuaj. Me të vërtetë, nga dëshira e tij e fundit [2], – që të le mënjanë provat e tjera të panumurta dhe të ndritura për këtë çështje, – mund të nxirret qartë se sa shumë e çmonte perherë senatin tuaj dhe çfarë stime kish për emrin tuaj ai princ i pathyëshem. Sipas kësaj dëshire, ai principatën e vet me gjithë të varurit e tij, femijët, faltoret, vatrat e ç’kish e nuk kish tjetër, i la nën pajtorinë tuaj. Me të drejtë, pra, shpreson ai se edhe tani do t’i kete mbrojtës të shquar po ata, të zilët i ka pasë provuar gjithmonë si njerëzit më humanitarë dhe autoritetin e të cilëvet e ka pasë çmuar për së tepërmi ngahera. Prandaj edhe kjo vepërzë, me gjithëse e varfër dhe e vogël, nuk do të mund t’i ofrohej ndonjë mbrojtësi tjetër më të drejtë e më të ditur se sa Ju; sepse Ju me besnikëri te përhershme e përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturine e tyre me drejtësinë dhe liberalitetin më të madh.

Nuk po flas tani për vehten time, me gjithëse të parët e mi kanë qënë të squar edhe në lufte edhe në paqe, duke kryer pranë Jush detyra nga më të nderuarat dhe duke u treguar gjithmonë shumë të zellshëm në punët shtetërore. Une do të mund të zinja këtu në gojë, përveç atyre, qe në kohë të kaluara i kanë sjellë shërbime të squara Republikës Suaj, shumë burra të përmëndur për trimërinë e tyre luftarake nga familja e Bardhëvet, [3] të cilët luftojnë nën flamujt e Juaj, si Prengu, Pavli e shumë të tjerë, prijës të njohur në ushtërine Tuaj. Por këto që, si të thuash, për asnjeri s’janë të fshehta dhe që qëndrojne larg qellimit tim, do t’i kaloj me kënaqësi në heshtje. Gjithashtu nuk kam ndërmënd të numëroj këtu një për një të pesë kryevalltarët [4] e familjes sime, të shënuar për mitrën e tyre episkopale dhe shumë të lidhur me senatin Tuaj, veçanërisht Nikollë Bardhin, epishkop i Sapës dhe i Sardanjës, dhe Gjergj Bardhin. Ky i fundit, pasi administroi për një kohë të gjatë dhe në mënyrë të lavdërueshme epishkopatën e Sapës dhe të Sardanjës, s’ka shumë kohë që hypi në fronin arkiepiskopal të Kishës Antibareze [5]. Pranoni, pra, o etër të madhërishëm, këtë vepër time, që ua detyroj për gjithë këto nderime, si shënjë të një shpirti të devotshëm ndaj Republikës Suaj, dhe mos e përbuzni këte dhuratëze të vogël, sepse ajo do të bëhet e madhe me emrin dhe përkrahjen tuaj.


  1. Ndihma e Venecianëvet Skënderbeut. - Duket qartë se Bardhi flet këtu sipas Barletit, i cili, në giithe veprën e tij, s’ka dashur kurrë të nxjerrë nga goja “ndonje fjalë të keqe për mbretereshën e deteve”, siç thoté F. Noli. E vërteta historike është se Skënderbeu s’ka pasur nga Venetia një ndihmë të tillë; përkundrazi, gjatë gjithë jetës së Skënderbeut, Venetia ka gënë një armike e hapur ose e fshehur dhe rrallé nje mike e ftohtë, (nga fundi i jetës së Skënderbeut). ↩︎

  2. Dëshira e fundit e Skënderbeut. - Bardhi edhe këtu flet me gojën e Barletit. E vërteta është krejt ndryshe. Nga historia dihet pa asnjë farë dyshimi se Skënderbeu nuk i la Venetise as mbretërinë as femijët, asgjë. (Shiko hollësira për këtë: “Historia e Skënderbeut”. F. Noli, botim 1921, faqe 12-13 etj.). ↩︎

  3. Familja e Bardhëvet. — Në relacionin e lartpërmëndur (shën. Nr. 3) Kongregacionit të Shenjtë te propogandës, thote: “Dihet me siguri se nga ky katund (Nën Shati) kanë dalë katër epishkopë, d.m.th. Gjergi Suma, Tozol Bardhi, Nikollë Bardhi dhe i permënduri Gjergi Bardhi, tani kryepishkop i Tivarit. Tre të fundit kanë hequr mundime të mbëdha per te drejtuar e për të mbajtur besimtarët e krishtere, ge janë nën mizorinë muhamedanë, tash e 90 vjet e gjer te epishkopi i tanishëm Frang Bardhi, i gjakut dhe pasardhës i tyre. Familja dhe fara e Bardhëvet është bujare në Shqipëri”. - Gjergji ka qënë ungji i Frangut dhe paraardhes i tij, si epishkop i Zadrimës; pas vdekjes së Frangut (1643), ai kthehet persëri në këtë vënd. - Ketu informohemi se familja e Bardhëvet krenohet edhe për burra të tjerë të famshëm, ndër te cilët permënden prijsit ushtarakë Preng dhe Pavël Bardhi. ↩︎

  4. Kryevalltare. - Kemi përkthyer kështu termin latin praesul (= Prezul). sepse mendojmë se Frangu flet me figurë. Prezuj quheshin në historine e Romës, priftërinjte Salë, që ja filonin të parët valles dhe e drejtonin atë nëpër rrugët e Romës gjatë festavet për nder të perëndisë së luftes Mars. Frangu, pra, i quan me figure të qëlluar e plotësisht të përpiktë paraardhësit e tij kryevalltarë (= udhëheqes të kishës, prelatë para tij). ↩︎

  5. Kisha Antibareze. — Është kisha e Tivarit, i cili quhej nga Grekërit dhe latinët Antibaris ose Antivaris. ↩︎

Pjesa e radhës
Lexonjësvet studiozë