Shqyptari i gjytetnuem

Kangë melodramatike NË RASË TË PÉSDHETVJETORES SË TË NDERTUEMIT TË SHKOLLËS FRANÇESKANE NË SHKODER

PJESË E PARË

DUKË E PARË.
(Mal e zabele).

SHQYPTARI

(veshë me zhele e crule)

Shqyptár un jam. Ke njato mâle t’rrmyeshme
Randë t’ngarkueme me borë, e qi kah qiella
T’hjedhta e t’madhnueshme si vigâj naltohen,
Thue, janë muroja e Shqyptarís kreshnike,
Prej ka’ edhè sŷnin porsi rrfé Lirija
Shekllit i a lshon pá u tutë; atje un kam lé,
Atje pik s’parit, me brohorí të zêmers
Tue kndue fatosat, larg permendë mbi dhé
Per Besë edhè per Fé,
Me armË un u vllaznova
E me luftue per Besë e Fé u msova.
Të Parët mue tjeter trashgim nuk m’lane,
Veç Fén e Besën me ndo 'i pllâmbë ditë are;
Por Fén m’a lán t’hyjnueshme,
Por Besen m’lán shqyptare
Por aren t’ême m’lán t’trashigueshme,
Qi kurr parmenda e huej
Nuk e lavroi, as t’dhetë nuk i lau kuej?
E kurdoherë anmiku ká guzue
Me m’prekun n’kto trí t’mira,
Qi prej të Parit i trashgova t’lira,
Me armë në dorë e bânna me u pendue.
I hapti e din, po, rruzulli,
Se si per vend të Parit
Arma në dorë t’Shqyptarit
Mndershim nper mal veton!
Shì n’zjarm s’e lshon, jo, zêmra
Kûdo t’a lype Feja,
Edhè gjithmon si rrfeja
Besa kûdo e kerkon.

Por váj! Shqyptari, me gjithkta, n’vedvedi
S’e ká nji t’mirë, nji fat aj kund s’e ká!
Skamit i rreshkun e i irnuemun kobit,
Harrue krejt prej njerzmit,
Në terr t’padijes motin shkon tue kjá,
E lén e des pá kênë ankue prej robit,
Pá ndie mbi tokë farë gzimt.
Ûjet ep shpirtin mbi visare t’veta
Ku dije s’ká në dritë e në pûnë me i qitun,
E ke per vedi msue s’âsht me pûnue.
Gjân e perbuzë e nuk i dhimbet jeta,
E des aj pá pritue; por pá qellim. Padija
S’e lên me dajtë, urtija
Kû i vien, e kû trimnija i lypet nierit.
Të huej¨t, si lakuriqa t’zez, vampira,
Jo veç se ûnshim rreth e rreth i rrijn
E gjakun krejt i a pijn,
Tue i a grabitun miradít mâ t’mira;
Por duen kombsín, mâ teper, me i a shkimun,
Tue bâ qi gjûhen t’a harrojë Shqyptari,
Trashigim t’cillen i a pat lânë i Pari.
Po n’kohë t’sodshme të bijt e Shqyptarvet,
N’mend prej t’huejvet mahitur nder shkolla,
Kan per marre me folun n’gjûhë t’t’ Privet:
Gjûha shqype, thonë, gjûhë â per ksolla,
Gjûhë barbare, po, quhet n’ditë t’sotit
Njajo gjûhë me t’cillen motit,
Leka ligjët vû rruzullimit,
E qi n’gojë ushtoi t’Kastriotit
Porsi rrfeja n’natë thellimit! -
O Zot! qi nalt pre’ Empirit
Mbi sharte vren të nirit,
E me dritë t’ande rrugen
E pagjës i a zblon, e tugen
I a zbutë, sá rrnon n’ket jetë,
Deh! ti Shqyptarit t’shkretë
Lshoja nji rreze drite
E n’mend me dije shndrite,
E nepja gjytetnín,
Qi t’mrrîjë me gzue Lirin
Pá gjak edhè pá dhûnë:
Qi veç me dije e pûnë,
E me t’hynueshmen Fé
T’gzojë pagjen mbi ket dhé.

DUKË E DYTË

FEJA, SHQYPTARI.

FEJA

Oh! gajret Shqyptár, nder t’vshtira!
Teri lott e mâ mos kjáj;
Pse mbas sodit dit mâ t’mira
Ká me t’reshë i Madhi Zot.
Un prej ânes s’Perendís
Vij me t’njallun n’shpirt nji uzdajë:
T’bardhat rreze t’Gjytetnís
Kan me shndritun mbi tý sot.

SHQYPTARI

T’bardhat rreze t’Gjytetnís
Kan me shndritun mbi mue sot…
A â 'i end fjala e Perendís?..
Ti kush jé?.. a mos flet kot?

FEJA

Un jam Feja, qi djergun prej qiellet
Mbi kto zaje t’mjerueme, të shkreta,
Shartet nierit i a zblova t’verteta,
Per me u kapun te Hyu n’amshim.

N’rreze t’mija, kû terri të kthiellet
Atje nierit i reshet e mbara;
Jeta mkambet, shkojn fiset perpara;
Ká Lirija të bardhin sundim.
Njaj qi pezull mbi Kryq pat peshue
Detyrë t’amel Aj m’vûni mue sot,
Në ravë t’dijes s’vertetë me t’drejtue,
Gjytetnimin me t’reshun n’pak mot.

Fíll mbas mejet, Shqyptár, prá, tash eja;
Kam me t’çue te sherbtoret e mija,
Qi janë Hartet e bukra edhè Dija;
Prej sosh msime të mbara tash xên.

SHQYPTARI

Kúr Shqyptarit t’i bâhet prîs Feja
Aj mbas soje gjân, jeten e lên.

FEJA

T’nisna, prá; nder vepra t’hijshme
Nuk âsht mirë kurr me u hutue,
Pse edh’ â pûnë e padobijshme
Per kohë t’djerrne me u pendue.

Harti e Doja ty nder shkolla
Kan me t’dhânun msim e rend;
Pse pá rend e mend të holla
Mbarë nuk siellet kurrnji vend.

SHQYPTARI

Kahdo qi t’m’prîjsh ktij shekulli
Mbas gjurmvet t’ua ûn vî:
Sod prîjse bânmu ti
Kah Gjytetnija.

Mbas teje kurr mue zêmëra
As n’ujë as n’zjarm nuk m’lshon;
Me ty mue shpirti m’gzon
Me u kapë kah Dija.

FEJA

Eja, prá, mbas mejet, eja!
Pse tue ardhë mbas gjurmvet t’mija
T’bardhat rreze mbi ty Dija
Ká me i lshue mâ me shkelzim.

Kan me u êndë per ty kohë t’reja,
Kan me t’shndritun dit mâ t’kthiella,
E prej s’naltit mbi ty qiella
Ká me reshun jetë e gzim.

(së bashkut)
Në rrymë të motevet,
Kû Feja e Dija
Janë bashkë të njituna,
Atjè njerzija
Mbi faqe t’rruzullit
Me gzim lumnon.

Atjè mâ t’amëla
Janë stinët e motit
Janë ditt mâ t’bukura,
E pagja e Zotit
Shì prej ktij shekulli
Me u gzue fillon.

PJESË E DYTË.

DUKË E PARË.
(Athenaeum)

HARTET, GENI, VALLJA.
VALLJA

Per Dije e Harte t’bukura
T’jehojë nji valle
Nper male e zalle
Me brohorim!

Popuj e fise t’egëra
Hartet e Dija
Ke Gjytetnija
Prûne me msim.

Nper to na qiellët e epërta
Me pllâmbë i masim,
Mbí rê 'dhè shklasim,
E m’dét t’pafund.

Me Harte e Dije zêmëra
Nierit i zbutet,
sŷni s’i tutet:
i lum gjithkund.

POEZIJA

Prej vallevet e’ Parrizit
Mbi ket shkretí morrizit
Na u ulme, o motra t’mija,
Si urdhnote Perendija,
Na u ulme prej Empirit,
Per me i u bâ krah nierit,
Qi nen zgjedhë t’mkatit t’zí
Lingote n’egersí.
Tash sá mij stinë e mote
Qi êndna rreth ksajë bote,
Per njerz na bâm shum t’mira
E u pruejtem shum t’vishtira.
Por le gjith kta mbi dhé
Na del shum pûnë e ré ;
Pse ká shum fise tjera
Nper male e fusha t’blera
Nper vende t’ftofta e t’zeta,
Qi n’skam e n’zi u shkon jeta:
Qi rriten n’egersí
E s’njofin Gjytetní.
Prandej, me u tallë te votra
S’na del, mori ju motra.
Prá t’dalim tash n’ndo 'i ânë
Pûnë t’ré ndokund me zânë.

MUZIKA

Po, mirë po thue; veç para
Se t’vije Feja me na ndritë me kshille,
Na s’kem’ kû shkojm; pûnë t’mbara
Pá tê nuk kem’ as gjâ s’mund t’vêjm per fille.
Prandej mâ mirë na del ktû 'i herë me pritun,
Dér t’vîje Feja n’pûnë né me na shndritun.

PIKTURA

Asht fjalë me vend! Sá herë n’do mote tjera
N’krye t’onë na kemi shkue,
Gjithmonë kem’ mbetë shnjerzue,
E t’mbarët e jetës s’â kqyrë, s’â kqyrun ndera.
N’Egypt, n’Athinë e në Rromë, bje fjala, motit
Mâ fort mbrapshtís na i kem’ sherbye, se Zotit.
Kúr rrezet e hyjnueshme
Feja mbi né s’i lshon,
Pûna terthuer na shkon:
S’na hecë e mbara.

Pá rreze t’fés s’madhnueshme,
N’vedi na jetë nuk kem’
As t’hijshme at herë nuk jem’
S’mund t’shkojm perpara.
Por, qe, me gjasë, se Feja po na vjen.

ARKITEKTURA

M’ duket, me vedi edhè dikë po bjen.

GENI E HARTET (në valle)

Nper ty, o Fé, né zêmëra
Mbrendë na gufon prej gzimit ;
Nper ty prej qiellvett’ epërta
Shpresa i vegon njerzimit ;
Flakë ndezet Dashtunija,
Mkâmben Hartet e Dija.

FEJA (tue hi me Shqyptar per doret)

U falena nderës, o Harte, e ti lum Geni;
Perse, të gjith si jeni,
Qysh se ju Kryqin t’êm e vût krye pûnet
Nder rangë e vepra t’ueja
E t’kshtêna u bât, mue n’kto shkretija dhûnet,
Kû i drejti dnesë ma t’shumen nen kâmbë t’hueja,
Sherbime t’mdhá ju m’bât: tash egersin
E zêmers s’nierit tue e zbutë, tash shllime
T’hijshme nder mend tu’ i qitë ndaj Perendin
E per t’premtuemet ne Parríz lulzime;
Kahdo qi vetë kam njallë shpresen e bardhë,
Gjithmonë mbas meje fill ju kini ardhë.
Por sod mue prap po m’bjen nevoja e juej.
A e shifni ju ket niri? (tue bâ me dorë kah Shqyptari)
As ky s’ká lé pá hiri
Ne skam e n’terr me ndêjun posë gjithkuej;
Ky edhè ká t’drejtë me kênun gjytetnue,
Si fiset tjera. Ktû, prandej u a prûna.
Ju vênje n’shkollë e epnia at msim, qi t’dini,
Per gjytetnim gjithsi t’a lype pûna.
Gja mangut mos t’i lini;
Pse i mêçem âsht, e zêmer ká qi i ndín:
Prandej n’pak mot do t’marre Gjytetnín.
Shqyptár e quejn, e fisit t’mirë ká lé,
Per trimení permendun larg mbi dhé.

POEZIJA

Mirë se e prûne! Me kângë t’mija
Vetë ktij zêmren do t’i a kalli
Me dashtní kahë msimi e Dija
E kahe t’mbarët e fisit t’vet.

Tu 'i kndue pûnët e kohvet t’para,
N’shpírt dishirin do t’i a njalli
Per virtyt e vepra t’mbara,
Pá te cillat nieri à shkret.

MUZIKA

Un vallet e Empirit
N’at jeten e gzueshme
Me jone t’kumueshme
Qi i mbushi me gzim:

Per mende të nierit,
Qi shkalla jam dritet,
Per t’cillen aj njitet
N’mâ t’naltin lulzim.

Un, po, se Shqyptarit
Me i dhânë sod kam msimin,
Si mundet aj shllimin
Me e shprehun me tel:

Si mundet ushtarit
Me jone të mija
M’i u njallun trimnija,
Nder lufta kúr del.

PIKTURA

E un Shqyptarin kam me e msue,
Mbi pelhurë me njŷre t’kjara
Se si munden me u trajtue
Trupen t’giallë me hije e lara;
Se si sŷni t’u mahitun
Mundet nierin n’mênd me e shndritun.

SKULPTURA

N’shkollë t’ême Shqyptari - do t’zâje me dhênun
Prej gurit t’thepisun - bujarët e permendun,
Qi n’luftë a me dije - nâm lane per vend.
Nen hije të cillvet - mandej, Shqyptarija
Do t’mârre giasimin - kahë púna e burrnija,
Pá t’cillat mbi shekull - nuk gjindet gazmend.

ARKITEKTURA

Me mâsa t’mija
Kam per t’a msue
Si me ndertue
Shpí e pellaz;

E ká me zânun
Si urat shtrohen,
Si malet shpohen
Me shaterkaz.

ELOKVENCA

Un, qi sundoj mbi mende e zêmer t’nierit
Mâ fort se tehi e shpata:
Qi e hijshme jam si rrezet e nji ylberit,
E e frigshme porsi nata,
Un, po, Shqyptarit fialët kam me i a ujdisun
Qi porsi lum i rrmbyeshem t’shkojn tu’ i krisun.

GENI

Un kafshat e rendet,
Me t’cillat na sendet
Ashtû i dijm si Hyu i ndertoi,
Shqyptarit perpara
Me msime te mbara
Un të tâna tash i a shtroj.

FEJA

E un fletët e mêndes s’tí
Kam me i a mbajtë kahë qiella,
Nder ato vise t’kthiella
Drita prej kahë vegon;

E tjera bukurí
Atjè kam per t’i zblue:
Fronit kam per t’i a afrue,
N’lumní kû Hyu sundon.

SHQYPTARI

Oh! tash po e dij, se Hyun e preku mshrira
Per mue, e se dit mâ t’mira
Kan per t’m’ague mbas sodit nalt prej qiellet;
Perse, kû Feja bashkë me dije kthiellet,
Atjè pagja mbretnon, sundon Dashtnija,
Pûna ká grat, nderohet Perendija.

FEJA, GENI, HARTET, SHQYPTARI

O ti Drita e pambarueme
Qi s’t’pershin terthorja e qiellit,
Qi burron perherë e amshueme
E Parrîzin mbushë me gzim;

Deh! prej s’naltit shndrit mbi dhé,
E me t’bardhat rreze t’kshillit,
E me Dije e shêjten Fé
Prîj ti nierit n’amëshim.

PJESË E TRETË

(Rangtore Inzhenjerit.)

SHQYPTARI, YANKI, VAGNER, KAJON.
YANKI

Niç, Zotni, deshta me t’thânë,
Se kurr besë s’e kishe zânë,
Qi n’pak kohe kshtû Gjytetnija
Do t’perhapej kahë Shqypnija.
Pse, kuitoj, s’do t’jenë shum vjét,
Se n’Shqypní, veç n’ndo 'i gjytet
Me pasë mûjtë m’kand me tokue;
Qi ká dijtë me kudue, me shkrue
M’ndo 'i Meshtár - ja m’ndo ‘i tregtár;
Se nder tjerë kush s’do t’jét kênë
As nder Turq as nder t’Krishtênë,
Qi à mundue me zànë nder shkolla
Harte t’bukra e Dije t’holla.
E qe, sod, - me ba çudi
Jo veç shkolla ká n’Shqypni,
Si n’katund ashtû n’malci;
Por ma teper, dijetarë
Ká ktû sod e njerz letrarë,
Qi per dije e shkrime t’veta
Do t’permenden sá t’jèt jeta.
N’Amerikë, po, sod shum jânë,
Qi kan dashtun shqyp me zânë,
Jo per tjeter, m’beso mue,
Veç me pasë se si me kndue
Njata libra, qi janë shkrue
N’kto pak vjet ne Shqyptari.
Qe, edhè vetë shqypen e di
E kam zânë n’New York me leter
Per ket pûnë e jo per tjeter.
E, prá, jam Amerikan,
Si po m’shef, Yanki taman.
Shi me vedi jam çuditë,
Kúr kam pá se kshtû, pá u pritë,
Shqyptarija ká dale n’dritë.
Due me thânë, se a gjytetnue
Kshtû me t’shpejtë, shka s’isht’ mendue.
Se kurr besë s’e kishe zânë,
Qi n’pak kohe kshtû Gjytetnija
Do t’perhapej kahë Shqypnija.
Pse, kuitoj, s’do t’jenë shum vjét,
Se n’Shqypní, veç n’ndo 'i gjytet
Me pasë mûjtë m’kand me tokue;
Qi ká dijtë me kudue, me shkrue
M’ndo 'i Meshtár - ja m’ndo ‘i tregtár;
Se nder tjerë kush s’do t’jét kênë
As nder Turq as nder t’Krishtênë,
Qi à mundue me zànë nder shkolla
Harte t’bukra e Dije t’holla.
E qe, sod, - me ba çudi
Jo veç shkolla ká n’Shqypni,
Si n’katund ashtû n’malci;
Por ma teper, dijetarë
Ká ktû sod e njerz letrarë,
Qi per dije e shkrime t’veta
Do t’permenden sá t’jèt jeta.
N’Amerikë, po, sod shum jânë,
Qi kan dashtun shqyp me zânë,
Jo per tjeter, m’beso mue,
Veç me pasë se si me kndue
Njata libra, qi janë shkrue
N’kto pak vjet ne Shqyptari.
Qe, edhè vetë shqypen e di
E kam zânë n’New York me leter
Per ket pûnë e jo per tjeter.
E, prá, jam Amerikan,
Si po m’shef, Yanki taman.
Shi me vedi jam çuditë,
Kúr kam pá se kshtû, pá u pritë,
Shqyptarija ká dale n’dritë.
Due me thânë, se a gjytetnue
Kshtû me t’shpejtë, shka s’isht’ mendue.

SHQYPTARI

Kúr nji popull t’kete Fé
Edhè t’két dashtni p’r Atdhé:
T’két Lirí e Gjeveri,
Edhè t’két aj msuesa e shkolla,
Per me zânun msime t’holla
Si me vjeftë e me pûnue,
Sod s’â vshtirë me u gjytetnue,
Per sá e lypë per vend nevoja;
Pse sod ká libra e shtypshkroja,
Ká gazeta edhe fletore,
Janë udhë hekrit e avullore,
E sá vegla e sá makina
Me u perpjekun me krahina,
Qi gëzojn në dritë t’Lirís,
Qi janë n’rreze t’gjytetnís.
E prandej, per popuj t’lirë,
Nuk a sod, jo, pûnë e vshtirë
Per me u kapë ke gjytetnija
E me dajtun n’shêj kahë dija.
Kshtû Shqyptarët, prá, tue mbajtë Fén,
Tue e dashtë taman Atdhén,
E tue ndjekë shkollat shqyptare,
Kû me t’ndieme fjesht bujare
Per kahë njerzt e Hyu i s’vertetës,
Zûn me i njoftë nevojët e jetës:
Zûn me i njoftë edhè me i vue
Edhè t’vshtirat me i lecue,
Si me thânë me u gjytetnue:
Feja e shkolla, po, pik s’parit
Gjytetnín i a prûn Shqyptarit.

YANKI

Po, a thue, din mue me m’kallzue
Se sá vjet mund t’kén kalue
Q’ se n’Shqypni shkollët kan fillue?

SHQYPTARI

Se sá vjet munden me kênë,
Po t’a tham un tash pá rrênë,
Si nder né gjithkush e di.
N’mîtetqindgjashtdhetenji
Françeskâjt e Shqyptarís
Me ndimë t’Zotit e t’Austrís,
E me Imoshë t’bâmirsvet t’Shkoders,
Pá tân-tanë e krisme t’loders,
Çilen n’Shkoder, t’thuesh, n’do ksolla
N’Gjûhadol, mâ të parat shkolla –
T’parat shkolla popullore,
Kû, pá pare e dhanti dore,
Zû Shqyptarvet me u dhânë msimi
Per kahë Feja e Gjytetnimi.
E nuk dij se per sá vjet
Jo veç n’Shkoder, ktû n’gjytet,
Por mund t’thuesh, per Shqypní mbarë
Kjo pat kênë shkolla mâ e parë,
Qi mund t’quhej popullore;
Edhè s’parit n’ket msojtore
— Per me folë veç kahë Gegnija –
Në gjûhë shqype u msuene fmija,
Si e nep ligjë Pedagogija.
Mbas ksaj shkolle zûn m’at hera
N’Shqyptarí me u çilë shkollë tjera,
Kû t’u dhânun msime t’mbara
Shqyptarín e çuen perpara.
Qatje vonë, si u dha Lirija,
Po i a nisë vetë Gjeverija
Me shum zéll e me urtí
Me çilë shkolla nper Shqypni:
Shkolla shqyp e pá ngatrresa,
Si kahë fisi, ashtû kahë besa;
Kû Shqyptarët filluen e zûne
Gjithnduer dije, e gjithnduer pûne;
E shkuen krah me fise t’lira
Per kahë tregu e artet e mira.
E njekshtû Shqypnija e shkretë,
Tue u mbajtë per Fé t’vertetë,
Tue zânë n’shkollë mësime t’mbara,
N’giytetní vijoi perpara.

Por, Zotní, per n’paç dishirë,
Me t’tregue edhè mâ mirë
Permbi pûnë të Shqyptarís,
Si duel n’dritë të Gjytetnís,
M’ a nep lêjen per ndo 'i ças
Qi me kta Zoní të flas
Per do pûnë, qi Gjeverija
Don me i bâ kndej kahë Shqypnija;
E mandej me Zonín t’ande,
(Per në kjoftë se ty te kande,)
Dér n’nji kafe bashkë po shkojm,
E aty rrijm e kuvendojm
Dér sá ti të késh dishire.

YANKI

Si t’urdhnojsh; nuk ká mâ mirë.
Mbaro pûnë me kta Zotni,
E kahe t’duesh po t’bâj shoqní…

SHQYPTARI (Tue i sile Tedeshkut nji harte te ravizueme, i flet germanisht.)

M’ ndiej, Zoní; pak t’kam vonue;
Por s’do t’rrij shum tue t’hutue.
Qe hartimi i udhës hekrore,
E, si t’vijë mâ mirë per dore, -
Gjithsi na kem’ bâ kontratë,
Qite n’punë. Do t’shkojë pak giatë;
Pse shum ura janë per t’lshue,
Shum tunela per t’ndertue,
Si po i shef n’ket hartë shênjue.
Por me pare e vullndet t’mirë
Vuhet pûna mâ e vishtirë.

VAGNER (germanisht)
Mbasi landa gjindet m’tâ,
Edhe hekri larg nuk â,
Púntorija edhè s’â mangut
E s’do t’qitet prej dheut t’Frangut,
Un kujtoj, gjatë s’ká me shkue
E kjo rrugë ká me u pûnue,
Me gjithsè vendi âsht i grisun
Neper mal e shpat t’thepisun.

SHQYPTARI (germanisht)

Dija e mjeshtrit aty dán,
Kúr n’dorë puna nuk i kján.
At herë mjeshtri i mirë à krejt,
Kúr pûnon aj mirë e shpejt,
T’jét, si t’jét; uzdajë kem’ m’tye,

Se me kohë ké per t’a krye.

VAGNER (germanisht)

Mbasi mbarë pûna a fillue,
Mbarë, shpresoj, ká per t’mbarue.

SHQYPTARI (Kajonit turqisht)

Ato pyje, qi ké blé
Kúr ké n’mend me hi me i pré?

KAJON (turqisht)

Sá mâ para, kam uzdajë.

SHQYPTARI (turqisht)

Ashtû mirë; mos prit, por çáj,
Mbasi n’pyllë nji herë ké hi
— Me hì n’pyllë, thohet n’Shqypni,
Kúr hin nieri n’ndo 'i pûnë t’kthellë,
Kû nuk din se kahë me u sjellë, –
Niç, po t’tham, mos rri t’u tallë,
Per n’mos daç me mbetun n’záll.

KAJON (turqisht)

T’falem nderës fort per ket kshill:
Kshtû po nisem, tash un fill.

(del bashke me Vagner tue pershndete Shqyptarin)

SHQYPTARI (Yankit)

Tash, Zotní, s’kam tjeter fjalë;
Kúr t’urdhnojsh mundna me dalë. –
A, thue, don qi t’shkojm sod n’Shalë
Per me pá — ato male t’mdhá?
Per në daç, dshirin m’a çil,
Pse po hijm n’ automobil,
E po t’bâjm atje mjesditë,

Mandej kthehna ktû me dritë.

YANKI

N’Shalë automobili shkon?..

SHQYPTARI

Njâ per njâ porsi n’Boston.

YANKI

T’falem, o shkollë, prej zêmëret,
Qi nierin mbi ket dhé,
Tu’ e shndritë me Dije e Fé,
E bân të lum njimend.

Bânu ti msuesia e popujvet;
E me rreze t’Unjillit,
Me dritë t’Dijes e t’kshillit
Sundo ti per gjith vend!

VEHTJE

ORA E SHQYPNIS
ZANA E MADHE
KALJOPE
TALIJA
KLIJE
TERSIKORE
URANJE
EUTERPE
SILJA
ERATO
BORA
BJESHKA
SHTRIGAT
FLOÇKAT
TË LUMET E NATËS

VALLJA

Puna ndollë n’Helikonë.

Pjesa e radhës
Shqyptarja e gjytetnueme