Zannon, a diqe? a ‘imend se shi m’at-hera
Kúr Kisha e komi n’Shqyptarí t’mjerueme
Ndimen t’ande me uzdajë mâ t’gjallë e priten,
Ti i lae kto zaje, e per nen cem t’nji guri
Sod kalbe n’vorr?!.. Tý Vllazent t’ue t’kan pasun
Pasqyrë jetet: thalb zêmret miqt, e e bardha
Uzdajë e Atdheut, djelmnija, diell t’shkelzyeshem
T’ká pasun, po, nder t’ashprat shtiqe t’dijes
E nder caktime t’megjevet t’urtís:
Pse pra, me dekë? pse kshtû n’mjerim me i lshue
E vllazent t’ue, e miqt, e mbarë Atdhén
E ngratë, heu! keqas sod prej dhûnet shkelun? …
O dekë e mnershme? O dekë trí herë e shueme?
Se e gjata kênka kosa e jote e nâmuna,
E larg po t’mrrika! Sojet kush nuk pshtueka,
As s’brishtka kush! Qe, i njethët por sá hapë lili
Kelçin e erandshem per me thithë prej dritet
Nektarin e gjallimit t’vet, zhiguese
N’tê prej visevet t’ndritshme shkrepe nji rreze
E n’palc t’kerthnestët e jetes i a shterrë, e fije-
Fije per toke e lshon: Vallzon bylbyli
Nper hije t’rita t’lugjevet t’blerueme,
E mali e fusha nder kângë t’tija kndellen;
Por, kúr mâ t’amla i nderlikon ai jonet,
Dishka atij zâ’n at herë i a kputë, e cangull
Prej gêmbit t’blertë e qet m’ elmashk t’ndo i prroske,
Kû do t’eshtet gjithmonë. E nieri? Ah! nieri
Kot muer i shuemi shtiqe t’ashpra e t’grisuna,
E male kapercei, e doli dete,
Per me pshtue teje, dekë: ti, p’rherë mizore
Gjithkund e ndeshe, e mbi krye t’tij madhshtuer
E mbi vepra, qi duervet t’tija duelen
Të thát kerrçikun pá mishirë randove
E n’humnere t’harresës i kaperdine.
Kû â Sparta n’zâ? kû â e drashtna aq fort Kartago?
E Romet t’hershme shka teproi n’ditë t’sodit
Per me dishmue madhnín e saj? Do mure
T’shkatrrueme e t’thata sod me mzì na flasin
Se 'i Cesar n’Romë zotnoi! Gjithshka mbi shekull
Des e kalon: e gjâja e gjallë e nieri
Shuhen; e frone bijn, e bijn gjytete;
E rroposen mbretní me aq gjak t’ndertueme.
Por edhe dita, sado vonë, do t’vije,
N’t’cillen do t’shêmet pesha e rruzullimit
E toka e zezë, e hâra, e hyjt, e dielli
Leskra - leskra, si hjedha n’ajr, do t’ênden
Neper golle t’kthellueshme t’t’hapët Empirit.
Veç, po, dér sá mos t’shkimen hâna e dielli
E e mbramja cirkë n’Ocean t’kthelltë mos t’shtrrase,
Êmni i atij burri, qi per Atme e Fé
La nâm n’fis t’vet, aj p’rherë gjallon, e deka
Mbi tê pushtet nuk ká. Kot fletët e ngrita
Rreh koha m’tê, ‘dhe kot e shplakë thellimi,
Pse s’mund t’a grise kurr: ato veç presin
Qi dryshk mos t’vêjë e qi edhe mbas veriget
T’gjatë kavalietesh t’i shkelqajë mbi shekull
Ari i kulluet. — Homeri enè nder né
Gjallnon, e sod, edhè, na vjen se e shofim
Ke, i verbtë s’dy sŷsh, derë m’ derë neper Meone
Shkon bukë tue lypun me lahutë nen stjetull
E kashatat e mykta, me te cillat
Sheklli gjithmonë ushqei burrnín e dijen …
Me ato kângë i perligjë, qi mort nuk shofin:
E prá, sá stina mbi vorr t’tij a shndrrue!
Po, po, Zannon; sado qi sod detyren,
Heu! teper shpejt, t’u desht natyrës m’i a lá
E mrenda vorrit mje m’ at ditë me u eshtun,
N’t’cillen do t’t’grishë burija e mrekullzânit;
Prap, me giith kta, per né as ti s’ké dekun
E n’mende e n’zêmer t’onë enè ti gjallë sod jé;
Pse brêz mas brêzit, mie m’ mâ t’largtat mote,
T’bijt e Shqyptarvet me evarí prej zêmret
Êmnin kan me t’bekue. Ti, njaj, po, kjé,
Qi t’msheftat fije gjûhës shqyptare i lype
E i gjete, e i ênde, e neper dhâmbza t’dijes
Me shum hollí i pershkove e raven çile,
Kahë Shqyptari do t’mbajë per me stolisun
Fjalen, e shllimet per me i shprehë per s’mbarit.
E kúr termales s’rryeshme t’t’naltë Parnasit
Ndo ‘i herë - ndo’i herë ti u njite e m’ kreshtë u kape
Nder valle t’Zânavet, kaq jone t’âmla
Dijte me zjerrun neper tejza lyret,
Sá mendja e nierit, permbi flete t’prarueme
T’s’ hyjnueshmes harmoní, nalt-nalt rrëmehej
Mje m’ fron tshkelzyeshem t’Perendis s’Amshueshem,
Kû, porsi n’nji dét dritet krejt pershî
Me rreze, kndellej e travajët e randa,
E dhûnen a trathtín e lott e t’fshâmet,
Prej s’cillash, t’thuesh, perbâhet n’shekull jeta,
Krejt i harrote. Ah! po, se Shqyptarija,
Dér sá n’ndo i zêmer gjak shqyptár t’gurglloje
Êmnin s’ká me t’harrue; e nder fatosa,
Qi raven e Lirís Atoheut i a çilen
Neper armë t’fés e t’dijes, ká me t’njehun
E me t’u bindë e evarshme.
Por Shqypnija
Prap ndimë, e mjera, pret, Zannon, prej teje!
E prej Parrizit, kû, shpresojm, se gjindesh,
Mâ fort se kurr ti mundesh sod me i vjeftun:
S’mundet me kênun qi n’at vend mishriret
Luta e nji te drejti t’qitet poshtë e t’shkelet.
Thueju, prá, nalt, sá lodja e giaku derdhet
N’Shqypní pá pûne; sá ksaj me poshtersí
Gjygjin sot njerzt i a bajn, e si Shqyptari,
Kü prej padijet, kû prej epshit rrêjtun,
Sod a e zeza e vetvedit. Edhe thueju,
Se vetem, po, prej qiellet pret Shqypnija
Jetë e Lirí, e se prandej né qiella
Doren t’na njesë, e sá mâ para anmiqvet,
Qi hûmbë duen me na pá, me t’rrebtë fuqí
Menden t’u a rysë; se veç nji Hý i Amshueshem
N’dorë ká shartet e popujve, e pá hiri
Se s’lên me u shue Aj kombet. E tý, asobote,
Nji eltér Shqyptárët kan me t’ndertue mermerit,
Kũ êmnin t’and nder kângë kan m’e kremtue;
E kshtû dér sá t’terrnohen stinët e motit
N’zêmer t’Shqyptarit ké me rinue gjith-hera.