Barbart … e mbyten! E prá
Ky 'i dhûnë kurrkuej s’i a bâni;
Nuk bâni kand me kjá:
Per t’keq s’i duel kurr zâni;
Per Atme e shêjten Fé
Pûnoi me t’drejtë m’ket dhé.
I vorfni, pá prind mbetun,
Qi kján per bukë i mjeri,
Te ky shûjten pat gjetun:
Ky lott prej sysh i a teri,
S’e la nen dhûnë me fshâ
E át e mâmë i u bâ.
Pse, prá me e mbytë?.. Trathtari,
E gjaksi, e i patenzoni
E i trishtueshmi kursari,
Qi s’njef se shk’âsht zakoni,
Kahë t’duen ata po mbajn:
Pse kshtû me e mbytë t’pafaj’n ?..
Por, po; per shkjá të prûjtun
Isht’ ky n’dý faje zhye,
Qi ndryshej nuk ká mujtun,
Veç se me gjak me i shkmye:
Shqypnín dote t’lirueme,
E Fén s’ndrrote t’bekueme.
E per ket pûnë mizori,
Ushtari i Malit t’Zí
Qi mshrirë s’i njef krahnori
Heshten i a nguli n’gjí,
Edhè me tê të ngratit
Zêmren shporoi aj Fratit.
U rrzue sherbtori i Zotit
— Heu! si nuk plasi djerri! –
E sŷt per t’gjatë të motit
Ndermjet anmiqve i erri;
Gjaku prej varrvet t’ngrata
Gurglloi mbi bûca t’thata.
O Perendi i amshueshem,
A thue tư’ i vũ kjé trollin
Ndo i rruzllit mâ t’lumnueshem,
Qi per nen qiellë mund t’ndollin
Kso pûnësh mbi ftyrë t’ksaj bote,
Pá shkrepun mnija e Jote?
Qe, shkjau, harlisë krenijet,
Meshtarët âsht tue t’i mbytun;
Lterët t’ue, selí hyjnijet,
Me gjak âsht tue t’i zhytun
E rrfeja e Jote Kisha
Por rrzon, e veç çán pisha!
As gjaku, prá, i Meshtarvet
As gurt e eltervet t’ue
S’mund reshkan mshrirë Shqyptarvet,
Nuk mujtkan mnín me t’zgjue?
E fatin e Shqypnís
E lânkan n’dorë t’shkjenís? …
O e mjera, moj e mjera
Shqypní, se keq ké ngelun!
Se mire, moj, tý t’thau vera,
Qýsh se shkjau âsht tue t’shkelun
E tue t’poshtnue pá dhimë,
Tue t’lânun n’váj e n’brimë.
T’kan rrahë gjithkahë me topa,
Tue t’djegë e tue t’shkrumue:
T’kan damun copa-copa,
Si t’ishe pá zot lshue,
E shk’â mâ fort per t’kjá,
Me dorë t’Mbretnivet t’Mdhá.
O Zot! o Zot! mos tjeter
Per ket pleqni trathtare,
Qi Europa, rrênce e vjeter,
Bâni mbi tokë shqyptare,
Deh! Ti mos lên qi niri
Kshtû t’a dhûnojë pá hiri.
Veç m’tý na e kemi shpresen
Se 'i ditë Lirí mund t’shofim;
Pse nierit fjalët e besen
Fort mirë sod po i a njofim:
Ai sŷt s’i prír kurr njeti,
Veç kû mund t’grryejë per veti.
Prandej, o Zot, prej qiellet
Ti priri sŷt mbi né,
E bân qi pûna t’kthiellet,
Si âsht mirë per Atme e Fé;
E gjaku i ktij Meshtarit
T’kjoftë falë per komb t’Shqyptarit.