Porsi fleta e Êjllit t’Zotit
Po rreh Flamuri i Shqypnis,
Edhè thrret t’bijt e Kastrjotit
Me u mbledhë tok nder çetë t’ushtrís.
Bini, Toske, ju, bini Gegë!
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë!
Bini, Lekë! bini, Malcorë!
Trima, mbrendë! me dorë! me dorë!
Per mbas Flamurit t’vet Shqyptari,
Kúr rrokë armët por t’drejta t’veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vêhet m’t’leta.
Bini, Toskë! etj.
Mbi njat Flamur Perendija
Me dorë t’vet Aj e ka shkrue:
«Per Shqyptare do t’jét Shqypnija:
Kush u a prekë, aj kjoftë mallkue!»
Bini, Toskë! etj.
Shka? a thue 'imend se at toke t’bekueme,
Qi vete. Zoti na ká dhânun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’huej’t na kem’mi a lânun?
Bini, Toskë! etj.
Ah! jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’me u shkri me grá, me fmí:
Kem’me mbetë kortarë nder ara,
Se me shkelë lâmë t’huej n’Shqypní.
Bini, Toskë! etj.
M’kâmbe, Sokola te Shqypnís!
Flamri i jone, ge, n’air po shtiellet
Si pol veshet t’Perendís,
Kahe na bân hije prej qiellet.
Bini, Toskë! etj.
Ma mire dekë me u shue nen hije
T’Flamrit t’onë në fushë t’mejdanit,
Se me rrnue nji jetë robnije
Per nen sukuj t’huejë t’Balkanit.
Bini, Toskë! etj.
Armët e besën na i njef bota ;
Trima në zâ kem’pasun t’Parët,
Luften né na e msoi Kastrjota:
Kê, thue, frigë do t’kén Shqyptarët?!
Bini, Toskë! etj.
Urra! djelm, eh u u dhashtë e mbara!
Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri jone, qe, u nis perpara:
Ndimo, Zot, per Atme e Fé!
Bini, Toskë! etj.