Geni

Un jam Geni: rrezja e Empirit
Qi, bredhë pasjet t’Hyut t’Amshueshem
Të pa-dijes s’mendes s’nierit
Kthielli terrin e mjerueshem
Edhè zbloj kû struket jeta,
Shka âsht të Mirë e shka â e verteta:
Bukurija kahë burroi.
Mbas njatij të parë gabimit,
Qi dhén n’Eden leqetisi
E i suell namen mbarë rruzllimit,
Mendja e nierit n’terr ngelisi;
Edhè nieri, m’vedi lshue,
Dalkadalë erdh tu’egercue;
Si shkerbé malit kerkoi.
Kamben zdathë e pa giâ shtatit,
Naten shko nper biga e stana,
Kerko diten fushës e shpatit
Per mush - molla; dardha e thana,
Nieri i shkretë jeten n’mjerí
E kaloi, edhè kerdí
Pá dhîmbë bâni m’shokë të vet.
Un, po, kjeçë qi m’nierz mâ s’parit,
Neper jone e kumë Muzike
E nper t’amblat kângë t’Vjerrshtarit
Egersín zbuta jetike,
E i bashkova tok nder fise,
E u caktova truell e vise:
Ngrefë u kam kalá e gjytet.
Urat lshova terthuer bregut,
Çilë kam rrugat neper karma ;
I dhaçë t’mbarë punës edhè tregut,
Fuqí t’ré muer plori e arma.
Tei per tej qymen e shpova,
M’fletë t’vetimës dhén e vallova,
Rrëfés hovin thye i a kam.
Neper mue nieri n’ditë t’sodit
Shklet mbi rê e zotnon detin,
Kuvend shtron aj me antipodit,
N’terezí peshon pjanetin:
Edhè vên kupólen m’Sh’Pjeter.
Kolosén si çoi n’kohë t’vjeter,
Rruzlla t rí skjyrton nper xham.
Menden nierit n’shkollë un mbrefa,
Kû kam rritë atà Platonat,
E ato shpatat me, dy tefa —
Demostent e Çiçeronat:
Edhè t’vetmin n’jetë Omerin,
Me at Virgilin e Allighierin,
T’cillve as deka s’ká shka u bân.
Per mue sheklli kufîj s’ká
Sŷnin kam mâ t’kthiellët se dielli;
Perendís 'dhè i kam pergjá,
Hije t’reja n’jetë kahë shtielli.
Mbas Tenzot un jam fuqija
S’cillës perkulet rrokullija:
Hovin pezull gjâ s’m’a mbân.

Pjesa e radhës
Emancipacioni i Kombit Shqyptár