E kshtû sod, Pater Pashko, plot po t’mbushen
Pêsë e 'izet vjet, se, zêmergzuem, pikspari
Kij’n e pá njolle permbi eltér t’bekuemun
I bâne flije Atit t’Amëshueshem,
E n’vneshtë t’ktij t’Lumi, rresht me tjerë Levita,
Per Atme e shêjten Fé ti nise pünen
Me fuqi t’kerthnesta.
Oh! sa nenshtrasha
E sá pûna e papritne giatë ktij moti
U nderlikue mbi botë! Shka s’kemi pá
E ndie n’kto vjet! Kem’pá kunora e shkeptra,
E frone t’larta n’llom t’u rrokullisun;
Kem’pamun mbretent ngelë pá plang pá shpí
E rrugave t’u sjellë; ata, të cillvet
Terthorja e botës dikúr u u duk e vogel,
Per të pershim maohnín e tyne; e ndie
E pá na kem’si ajo hypokrizija
E nji diplomacís së ndyt — bakalle
Mbarë Europen lau m’gjak, shkeli t’drejta,
E tagre, e shka mâ t’shuguruem pat nieri,
E s’la kund besë as nderë per pá dhûnue.
Jo, po; në periudhë të ktyne vjetve
Terrnoi, t’thuesh, bota ftyret, e sod t’bâhet
Se t’gjatë nji epohë gjalluem na n’moshë t’njerzimit.
Por, po, se n’krismë e në rropame t’mnershme
T’ktij kataklizmi t’shoqënís njerzore
Fizionomi nuk ndrroi as s’u pilue
Njaj ideali i jonë kombtár e shpresa
E giallë, se zojë m’vedvedi i herë Shqypnija,
Stolisë me rreze t’lumënís s’perparshme,
Madhnueshim shtegut t’gjytetnís do t’bite.
U rroposen mbretni, 'dhe u zhduken mbreten,
M’tjera pajandra, kurr dér sod te ndieme,
Zûni vend pesha e shoqënís s’njerzimit;
Por ideali i jonë s’u lkund, as nuk u thye:
Enè â sod m’kâmbë, vigan, i atilltë, si s’parit,
Kúr tash pêsë e 'izet vjet n’mend na u perftue,
E me at fllad t’vetin, t kandshem, fuqishem,
Âmel pershkon aj zêmrat e Shqyptarvet
E i nzitë kahë pûnët e mbara.
N’kob të zí
Sod njizet e pêsë vjet kish’ngelë Shqypnija,
E kjate, e dnestë, e frŷma n’lot i zêhej,
Pa u gietë kush mik, qi t’mieren m’e ngushllue:
Si njajo nânë e shkretë, qi shty prej mâllit
E pa e pá kush, n’ndo’i mbrame kahë prendvera,
Prej shpijet del e m’rreze, qi lshon hâna,
Tue thekun kâmben, shkon në Rmaj e sypri
Vorrit te birit n’váj e n’lot derdhë zêmren
Pá u gjetun kush, qi m’e pajtue kercûnen:
Pse as gurt e vorrit zêmer nuk po kishin…
Mbi shkam te gjygjit ndêjë i kishte anmiku
E pá dhimbë shpirtin me gerhânë i a Inuerte –
Me gerhânë t’robënís. Te huejët m’krye t’vendit
I rrijshin pshtetë, e tue dihatë prej vjamit,
Qi kishin vû me miredije t’saja,
I vêjshin ligje e gjygj; madjè arsye i lypshin
Pse ishte ajo gjallë — ata, qi n’vende t’veta
Paten kênë gjujetë me mollatarta t’kalbuna…
I huej Shqyptari u rritte, edhè, nder shkolla,
Kû i tredhej mendja neper gjûhë të hueja,
E kû, mahitë me kuklla e rrypa letrash
A trêmbë me qipuj, thopça a bubazhela,
Atdhén e kombin zête me mohue;
Perse aso kohe, si ti e din, n’ket dhé
Ish’faj me u quejtë Shqyptár, e marre edhè ishte
Me folun shqyp. Mande’aso kohe kishte
Edhè nji frotë Shqyptaresh të dekun n’shpirt,
Fatzez perherë e t’shtypun krejt kahë mendja:
Do njerz karabullakë e kryematare
E ashtû te plojte e t’ploshtë e dredhë kuk qafen,
Si kurmagjakë të bâm me mish gomarit,
T’cillt, tu’u poshtnue, porsi bubrreca t’ndyta
E 'iqind herë n’ditë tue shite Atdhén e fisin,
Zhargas bubrrojshin per nen kâmbë të t’huejvet
E me lurtime e poshtersi te flliqta
Kqyrshin me u njitë m’ndo i shkallë të naltë, per t’cillen
Zoti as natyra ata s’i kishte pré.
N’ket kob, po, fshâte e n’ket mjeri gjimote
E mjera moj Shqypni, at herë, kúr s’parit
Na u thamë Shqyptarvet e mbarë botës s’gjytetnueme,
Se i Madhi i jetës, qi vrân e kthiell mbi shekull,
Aj per Shqyptare Shqypnín e kishte falun;
Se marre s’isht’, as faj, as ishte kore
Me folun shqyp: se shqyp shkolla do t bâhej
N’dhé t’onë; se i huei nder né mund t’rrite
A si rrogtár i joni, ase, ndo i hera,
— Po t’isht’aj nieri i ndershem — si zot pûnet
N’pûne t’vet: por jo ne krye te vendit,
Por jo me sŷ qi me sundue mbi né:
Këtû Shqyptari vetem do t’sundote
E i hue’i, pa fjalë, do t’shtrohej ligivet t’tija,
A se ndryshe per krahit jashtë me u qitun.
Kto fjalë anmiqvet t’kombit t’onë, a e diejtne,
Se nuk u rán per shtat: ishin kênë msue
Me hânger voe t’fergueme ktû n’Shqypní
Te kjo ndriklla e hutueme, e nuk u bâhej
Me njŷ mandej, atje nder vende t’veta,
Kashaten n’shllinë; prandej i a nisen
Disi me na shikjue terthuer, a gazin
Herherë né me na vûmun — njifarë gazit
Te keq, a di, si ai gazi i neveritun
I rrashtes s’s’dekunit. Por kot; pse ujku
S’trêmej prej shoshet, edhè na s’u muerem
Per dokrra e per kercnime t’tyne. Kokerr
U ndêjem, me topuz t’arrsyes ne dorë,
E me at fuqí, qi shêjtet t’drejtat t’ona
Na epshin né, i thyem, edhè prej Zotit
E jona duel; pse sod po ká Shqypní.
Jo, po, ká sod Shqypní e Shqypni të lirë,
Shqypní t’pamvarshem e taman zojë n’vedvedi:
Njashtû si e dojshim na e s’e dote anmiku.
Mandej ká sod gjûhë shqype. Shqyp, po flitet
Sod ne Shqypni nder t’tâna, sa janë, zyret;
E jo veç se nder shkolla msohet shqypja,
Por njerz me thija m’krye me cenë po nziten
Me xânë sod shqyp, e nâmin — lumt-i goja!
Mësuesët bihude, qi nder kohë t’kalueme
I mueren mêç me msim të giûhvet t’hueja.
E prap — Zotit shyqyr! — i hue’i mbas sodit
Aj tjeter pûnë nuk ká me pasë n’Shqypni,
Veç se me blé likura dhísh a shkême:
Me shitë çubukë, bylbyla dheut, ndo i basme
Per brandavekë, ndo’i kukull fmijsh e tjera:
A se, rrogtár me né, me ngulun hudra,
Lakna, ndo’i presh neper kopshtije t’ona:
Me bajtë kandilat, kúr vorrojm ndo 'i t’dekun:
Me fikë ndo 'i qiri n’kishë: surles me i rá,
Kúr t’i thomë na; por jo aj mbas sodit
Me luejtë harushë nder né; me ngrefë tureçkat
Per dash kumonë e karrapucakue,
Porsi xhuxhimaxhuxhi, m’krye të votres,
Me mbajtë garuzhden mbrendë nder vorba t’ona
E t’tanë undyren aj me e zjerrë per vedi.
Pse do t’a dijsh, se sod koha e ballhutes
Mbaroi n’Shqypni per t’gjith, e tash e mbrapa,
Per posë Shqyptarit, s’ká me i hecë kurrkuej
Kunglli mbi ujë; po due me thânë, se kemi
Na sod nji Atme t’lirë e të pamvarshme,
Njashtû si dojshim na e s’dote anmiku.
Por shka, se mjaft nuk asht me mkâmbë Shqypnín
Por se duen rritë, edhè, Shqyptaret, qi të bâhen
Të zott me e mbajtë Shqypnín. Prandej arrsyeja
E lypë, qi, shka a Shqyptár i pêndës e i dijes,
T’i a shugurojë Atdheut fuqít e veta
E m’udhë t’a vêjë t’lumnís e t’perparimit.
Nji Shtet, qi s’perparon, â i gjâ e shtime
E jetë të gjatë nuk ká.
Gajret, prá, Át Pashko,
E si dér sod, me fjalë, me msim, me pupul
Ti per Shqypní u mundove, edhè mbas sodit
Orvatu per Shqypní; pse me ndimë t’Zotit,
E jona ká me dalë — do t’dalë e jona!