Qitë dhâmbët perjashta, porsi lata t’prefta
Zgaverr kerçikët e plasaritet shtanguemun,
Kosen pështetun permbi kocka t’ngrefta,
T’cepit t’shpupluemun,
Atje n’moje t’mjerueme t’rruzullimit,
Zymtë me 'i hije t’trishtueshme, t’permnershme
Lshue krahve 'i haver t’zezë, si rê thellimit,
Rrin Deka e tmershme.
Prej avisit t’humnerevet t’gropueme
Këthellet në rrashtë të thatë, plot mizori,
Të hapët terthoren e natyrës s’krijueme
Kundron me mní,
E idhtë asa ‘i kercnohet. Nji t’perqethët
Acarr, atbotë, natyrës i shkon nper tejza,
Amull të cillt mbrendë i a ngurron të njethët’
E jetës nder fejza.
Me u zbé nisë rrezja shi n’krue t’vet t’shkelxyeshem
Brés dryshku njeshet, njat shauret mbi rrota
Se moknes s’rrokullís e boshtit rryeshem
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nen tiara struken;
Per nen kunora pshtimin ata lypin;
Depertojn rêt e nalt kahë qiella zhduken;
N’angra t’dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosë t’vet kahë sjell,
Shungllon thellimi per nen kupë t’Empirit ;
Gjarpen rrfeja lvitet neper qiell,
E nen kâmbë t’nirit
Kthellët shperthen gjini i tokës. Tue bulurue
Gugson Vulkani zhari, flakë e shkndija;
Tallaz m’tallaz nisë deti me gjimue,
Ulron stuhija.
E para Dekës, at herë, bijn rob’e Mbreta;
Shkrefen mbretni, gjytetet kulm rroposen;
Shuhet krenija, po, 'dhe shkimet jeta
Ka’ajo sjellë kosen.
T’poshtrat me t’eprat vise pshtiellen n’váj,
E mnertë kahë kosa cepit t’dekës të shkulet;
Kahë m’kerdhoklla londitë kerrçiku i sáj
Sheklli perkulet.
Vetem s’perkulet para Dekës njaj trimi,
N’zêmer të cillit nuk randojn punë t’liga,
E qi s’e ndale, kû atê t’a lypë perlimi,
As paja, as friga.
Per nen murojë t’ndergjegjes s’vet t’kullueme;
Atje n’kufi t’Atdheut ase në truell
T’elterit shêjt, pa u tutë, ai Dekës s’shemtueme
I rrin kundruell.
Perpara tij shkon moti rreth t’u êndun:
Vjen fati i nierit t’terrnue pá dá;
Tash Mbreten n’burg, tash shkartha m’fron t’permêndun
Kan per t’u pá.
Por, ngulë aj synin m’ideal t’naltueshem,
Si 'i kep, qi vala s’mundet n’dét m’e kundun,
Sido qi t’dajë neshtrasha e dheut t’mjerueshem
Ngelë m’vend pá u tundun.
Jo, po: as n’flakë t’armvet nuk veton aj sye,
As buzës s’humneres nuk i dridhet thêmra:
Sheklli, po, mbarë me pasë per t’u shperthye,
S’i bân lak zêmra.
Rekton mbarë jeta per nen fyell t’kerrçik’e
Të Dekës s’shemtueme t’permnershme, mizore:
Vetem Burrnija - nji Burrni çelike
Asa 'i rrshet dore.