Shpjegime shprehjesh dhe fjalësh:
- Parnas - mitologji: Mal që ngrihej mbi Delf, ku ndodhej vendi i shenjtë kushtue Apolit; për ketë arsye mendohej edhe si seli e Muzave (Zanave).
- Pegas - mitologji: Kalë me flatra i mitologjisë greke; nga Olimpi pat zbritë në Helikonë; aty me një shkelm çili një gur magjik që frymëzonte poetët të cilët pinin në atë burim.
- Kvirinal - histori: Një nga shtatë kodrat mbi të cilat asht ndertue Roma. Sot aty asht Selia e Presidentit të Republikës Italiane.
- Bismark - histori.: Burrë i shtetit gjerman (1815-1898), asht futë në histori me nofkën e njohtun “Kancelari i hekurt”. Asht farkëtuesi i madh i unitetit gjermanik; ishte ndër autorët e “Aleancës Tripalëshe”(Gjermani-Austri-Itali), e cila ka luejt rol të rendësishem në daljen e Ballkanit nga Perandoria Turke.
- Dityramb - poet: Hartim i lashtë poetik; té grekët e vjetër vinte prej kultit të Dionizit prandej, lidhej me dehjen dhe euforinë.
- Kaliope - mitologji: Muza (Zana) e elegjisë; paraqitej me një rrotull në dorën e majtë.
- Aelius – personazh bihud, si duket deformon emnin e shkrimtarit dhe filozofit latin Lacius Apuleus (rreth 150 –180), autor i veprës së bujshme “Metamofoza ose Gomari i Artë”, ku shkruhet për aventurat e një djalit të rij të shndërruem në gomar nëpërmjet të magjisë dhe i kthyem përsëri në njeri.
- Pallas Athina - mitologji: Një nga Hyjnitë ma të rendësishme të Panteonit grek; asht vizatue në dy mënyra, si Athinë dhe si Pallas Athinë. Hyjnesha e luftës, këshilltare e afërt e heronjve ma të mëdhaj; ma vonë edhe mbrojtëse e arteve, shkencave etj.
- Lassen Sie nur - gjermanizm: lene mâ!, mos e ço mâ gjatë!
- Neni gordian - histori: Kur ndodhej në Gordium, Aleksandri i Maqedonisë mori vesht punën e një nyeje të ngatrrueme në një mënyrë të pazgjidhëshme nga asnjë njeri, tue marrë vesht legjendën simbas së cilës ai që e zgjidhë atë nyje do të pushtonte botën, Aleksandri nxori shpatën dhe e këputi nyjen dysh.
- Var, efendêm, var! - turqizm: Fol, zotni, se flitke bukur!
- Pravo, zdravo - sllavisht: Mirë e bukur.
- Laholevelá! - turqizm: Ruejna, Zot!
- Tobe estagi furullah! - turq.: Na ruej, Zot, nga ky mëkat!
- Allahile! - turqizm: Pashë Zotin!
- Sozyn la bamá - turqizm: Me nder’e me thanë …