Ujku dhe Qengji

(Shqipëruar)

Një qëngj pinte ujë, brenda në përrua,
Një ujk e-kish parë dhe ju afërua.
Pse trumbullon ujët? thirri gjakëtori,
Se kur e pa, qëngji nga frika përmori.
— Ujët vete poshtë, ti pi për mi mua,
Thotë qëngj’i-mjerë, qysh u-trumbullua? —
— Janë gjashtë muaj, pse më keshe sharë? —
— Unë s’keshë lerë, ku të keshë parë? —
— Për zonë, tha ujku, ati yt me shau! —
Dhe u-hoth e-zuri dhe me dhëmb’e-çau

Me gjak, me të reme, mbretëron dhe Turku
Pa faj na ha kokën, se punon si ujku!..

Pjesa e radhës
Eva dhe Shejtani

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB