Gjith’e dinë ç’kemi qënë
Dhe pastaj qysh kemi rënë:
Që të prishet njerëzia
Të ndahet nga Perëndia,
Shejtani dolli nga dheu
Dhe Evën vate gënjeu,
Edhe Eva më pastaj,
Genjeu burrën e-saj…
Dhe e kandisi, fat-zinë,
Të harrojë Perëndinë.
Q’atë dit’a q’atë natë
Burrat bëjnë ç’thonë gratë…
Edhe gratë, (qoftë lark),
Kanë shejtanë në bark.
Eva dhe Shejtani
Pjesa e radhës
Shtatë herë fajtor?
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi