Shtatë herë fajtor?

Nga mëndja juaj mos dili
Po ndëgjoni ç’thot’Ungjilli:
Në një ditë, burr’i-mjerë
Ryn ndë gjyna shtatë herë!
Po m’e-nderçimja nga gratë
Sa gjyna bën në një natë?
Ungjilli s’desh t’i-tregojë
Se s’mundi t’i-numurojë.

Pjesa e radhës
Njeriu i-shtrënguar

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB