Njeriu i-shtrënguar

Kush ësht’i-shtrënguar
Dridhet për paranë:
Gjithë ç’ka fituar
S’i-ha po e-hanë!

Nukë menton, lumi,
Se ka për të vdekur,
Dhe kur e-zë gjumi
Bie flë si ljepur…

Ruan gjën’e-tia
Tja hanë të tjerë,
Dhe vdes nga uria
Mos më keq i-mjerë!

Pjesa e radhës
Greku dhe Shqipëtari

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB