Greku dhe Shqipëtari

Greku: — Pse, ju Shqipëtarë,
Kini djem të mbarë,
Të zgjuar, të zotë,
Të fort e të plotë?
Shuko djemtë tanë:
Sikur nukë hanë,
Të verdhë, të thatë,
Të trembur si gratë,
Të liq, të pa-besë,
Pa turp e pa shpresë…
Gjak në zëmër s’kanë!
Tuajtë pse janë
Trima të vërtetë?
Shqipëtari: — Se i-bëjmë vetë.
S’na ndinë të tjerë,
Si ju, mor të-mjerë.

Pjesa e radhës
E Shtunë! e Dielë

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB