E Shtunë! e Dielë

(Shqipëruar)

Mbanë pusitë, një herë,
Ndënji një Çifut i-mjerë;
Nuk’e di si u-ndoth bosh,
U-këput e ra përposh!
Një Kaur andejë shkonte,
E-ndëgjoi tek rënkonte,
Dhe vate pruri një shkallë;
Po Çifuti s’desh të dalë:
„Sot është, tha, e-Shëtunë
Dit’e krëmte për Çifunë“.
— Si të duash, i-tha miku,
Dhe mori shkallën e iku.
Çifuti, si ja desh ënda,
Mbeti atë natë brënda,
Ndënji pa ngrën’e pa pirë.
Dhe nesërmet, ndaj të gdhirë,
Çifuti kërkoi shkallë
Që të mundijë të dalë
Dhe të shojë drit’e diell,
„Po sot është dit’e Diel,
„E-krëmte për të Krishterë,
„Sot s’punojëmë të tërë“,
Tha duk’e qeshur Kauri,
Dhe iku e shkallë s’pruri.

Pjesa e radhës
Burri me grua

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB