Markua dotë vdesë,
Nuk’i-mbeti shpresë,
Dhe gruas i-thotë
Duk’e fshirë lotë:
— Dotë vdes moj grua:
Jam keq i-sëmurë!
Po hajde më thua:
Që kur më ke burrë,
Ma ke mbajtur nderë?
Nga mua, më mirë
Ke dashur të tjerë?
Më ke vënë brirë?
Folë, mos ki frikë,
Trego të vërtetën,
Se dhe për një çikë
Dot’a humbas jetën.
— Po n’u-shërofsh prapë?
E-shoqja i-thotë
Dhe mori një napë
Për të fshirë lotë.
Burri me grua
(Shqipëruar)
Pjesa e radhës
Drëri
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi