Drëri

Këngë (Shqipëruar)

1.

Kush vjen të vemi për gja
Se tani koha u hap?
Dhe çifte kush nukë ka
Të vijë tek’u t’i-ap
— Ik’o mik, ecë për gja,
Le jot shoqe më shtëpi,
Se ka hedhurë sevda
Dhe pret të largonesh ti…

2.

Ti vete të godiç derrë,
A një ljepur, a një drë;
Një ajdut të run më derë,
Me jot shoqe bie flë!..
— Ik’o mik ecë për gja,
Le jot shoqe më shtëpi,
Se ka hedhurë sevda
Dhe pret të largonesh ti…

3.

Drëri përpiqet më nj’anë,
Lavoset bie në shesh;
Dhe jot shoqe me jaranë
Në shtëpi po lot e qesh!..
— Ik’o mik ecë për gja,
Le jot shoqe më shtëpi,
Se ka hedhurë sevda
Dhe pret të largonesh ti…

4.

Ti rjep drënë që ke vrarë
Dhe langoi gjakn’i-pi;
Jot shoqe bënet me barrë
Me miknë që ka në gji.
— Ik’o mik, ecë për gja
Le jot shoqe më shtëpi,
Se ka hedhurë sevda
Dhe pret të largonesh ti…

5.

Ti merr drën’e-vë në hell,
Vjen në shtëpi me dëshirë;
Ahere jarani del
Edhe run drëri me brirë!..
— Ik’o mik ecë për gja
Le jot shoqe më shtëpi
Se ka hedhurë sevda
Dhe pret të largonesh ti…

Pjesa e radhës
O bobo!

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB