O bobo!

(këngë)

O bobo! e u bubu!
Mikia nër mënt e vu;
Në shtëpi të saj më shpu,
Se nënen s’e kish këtu;
Po shejtani na i-pru
Dhe na gjeti gju-për-gju!!..
— Bijë ç’është ky këtu?
— Moj nëne mos thirrë kshtu;
I varfër e i vjen uu,
Dhe kërkon kulaç të gru.—
Thotë plaka i ap u
Dhe vate mori një dru!..
Ik’ajo e ikë u…
M’uzu këmba më një hu,
Vrava të shkretinë gju
Edhe rashë si kërcu!
Plaka po vinte tëhu,
Erdhi nga veshi më zu
Dhe më dha kulaç të gru!..

Pjesa e radhës
Varfëria

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB