Varfëria

Këngë. (Shqipëruar)

Më thonë ca njers të marrë:
Pse nukë kurcej paranë?
Pse nukë sillem i-mbarë?
Pse nukë vë gjë më nj’anë?
— Ata që thonë këto,
Janë me tru të sëmurë,
Se ai që s’ka sa do,
Nuk’i tepëron gjë kurrë.

Më thonë të punoj shumë
Edhe të flë pa tama;
Po ditën e-shkoj në gjumë
Se nukë kam se ç’të ha!
— Ata që thonë këto,
Janë me tru të sëmurë,
Se ai që s’ka sa do,
Nuk’i tepëron gjë kurrë.

Më thonë, duk’e qërtuar,
Andon, hiq dorë nga gratë!
Po as një s’m’ësht’afëruar
Se shonë xhepnë të thotë…
— Ata që thonë këto,
Janë me tru të sëmurë,
Se ai që s’ka sa do,
Nuk’i tepëron gjë kurrë.

Më thonë që s’sillem mirë,
Nukë mblidhem në shtëpi.
Në bie flë ndaj të gdhirë
Jam beqar s’më pret njeri…
— Ata që thonë këto,
Janë me tru të sëmurë,
Se ai që s’ka sa do
Nuk’i tepëron gjë kurrë.

Më thonë të mos pi verë,
Me raki të mos gënjenem.
Po si të harroj qederë
Kur të mos pi sa të dejem?
— Ata që thonë këto,
Janë me tru të sëmurë,
Se ai që s’ka sa do,
Nuk’i tepëron gjë kurrë.

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB