S’ka njeri të pa mardha:
Katrë motra, një vëlla
Dotë qenë si ata,
Se Perëndia u-dha.
Po i-gënjen një xhaxha
Soisës e maskara,
Gjënë që kan’u a ha
Dhe i-mban për sadaka!
Punuan si çilimi:
Vunë ujkunë bekshi
Të ruajë dhën e dhi!
Pse s’dolli një nga të pesë
Ta dbonte qen’e pa-besë.
S’e shonë që s’ka të frytë,
Djalli u-ka zënë sytë!
Ujku bekshi
Pjesa e radhës
Një xhaxha me dy dhëndurrë
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi