O njeri i-ndytë
Djalli të zu sytë!
(Të artht’e të mbytë)
Nukë ke të frytë,
U bëre fanua:
Me mbesat’e-tua
Rron si burr’e grua!..
Gjën’u a zotove
Dhe i-turpërove!
Dhe dy që martove
U-dhe njers të-mbetur
Dy doçre të-gjetur!
Dy burra të-shitur…
Duk’e lipur rritur!
Që të dy gomarë
Për të zënë nd’arë;
Që të dy çiplak,
S’kanë pikë gjak.
Të këtill’i-gjete
Ti kesh nënë vete
Ti kosh me bobotë
Se s’janë të-zotë.
Një xhaxha me dy dhëndurrë
Pjesa e radhës
Neron i ri
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi