Neron i ri

U trete o mik u trete,
U bëre si druri thatë,
Se mban mbesatë me vete
Dhe flë me to dit’e natë!
As në Turq’as në Kaurë
E-tillë punë s’ka gjarë,
Katrë motra me një burrë
Dotë bënenë me barrë!..
I-ke mbesa mor i-mjerë!
Mirë gjën’u a-zotove,
Po tu keshe lënë nderë…
S’ke turp se Neron e shkove!
Po në leftë nonjë djalë,
Dhe për turp në këtë jetë
N’e-lëntë Zoti të-gjallë!
Mëm’e-zezë çdo ta ketë?
Pjell’a kushëri të-parë?..
Perëndi të jemi falë,
Ti që mundon gjynaqarë
Hap dhen’e fute të-gjallë;
Balta baltën të mbulojë,
Të mos lërë fis e farë,
Se dotë na turpërojë
Tërë Korçën me Korçarë!

Pjesa e radhës
Mik me dy fytyrë

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB