Qeni dhe hieja

(Shqipëruar)

Një qen me ca mish në gojë
Në për lumë dotë shkojë.
Ujët është si pasqyra:
Qenitë ju duk fytyra,
Ju duk dhe mishtë më shumë!
Ryti t’a zërë në lumë.
Fat-ziu mbeti pa mish
Se humbi dh’atë që kish
Se e la e-mori vala.
Ndëgjoni ç’thotë përralla:
Njeriu që vë tama
Humbet dhe gjënë që ka.

Pjesa e radhës
Ujku dhe Qengji

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB