Mos bëjë kurrë njeri
Me të mëdhej shoqëri.
Lopa, delia dhe dhia
U-bënë shoq me asllanë,
U-ndanë nga bakëtia
Dhe për gja një ditë vanë.
Kur rynë ndë një përrua
Asllani thotë: qëndroni!
Dhe ndënji pak u-mendua;
— O shokë, thirri, ndëgjoni:
Ç’më duetë gjau mua?
Lopa, delia dhe dhia
Janë mjaft, të tjera s’dua! —
Dhe i-çau që të tria.
Andon Zako Çajupi