Zoti korb një ditë, me djathë në gojë
Në një degë lisi vate të qëndrojë.
Nënë lis një dhelpër korbin e-kish parë,
I-ra erë djathi dhe kërkon tja marrë.
Fat-mirosh më qënke! thotë zonja dhelpër,
Bukurinë tënde nuk’e-ka zok tjetër!
Pëndë të florita si ndërkur i-doje!
Të keshe dhe zënë dotë mbretëroje!—
Të rrëfejë zënë, zoti korb gërhiti,
Djathët ra nga qefti, dhelpëra e-priti…
Si dhelpra, Turqia qesh me Shqiprinë:
Kur na ka nevojë na mburr trimërinë;
O burra! na thotë, trima Shqipëtarë!
Në luftë të vini të vriti më parë:
Andon Zako Çajupi