Dhelpr’e-mallëkuar
Dolli për të gjuar,
Tek zëbrit nga bregu
Pa një kokë Greku.
— Jashtë, për të dukur,
Qënka kok’e-bukur,
Po s’paska tru miku!
Tha dhelpra, dhe iku.—
Dhelpra dhe një kokë Greku
Pjesa e radhës
Gruaja me barrë
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi