Gruaja me barrë

Një grua me barrë
Në shesh po rënkonte,
Thërrit duk’e-qarë
Se s’munt të shpëtonte.
E-mjera se ç’hoqi!
S’gjëntej dot rehat!
Ngreu, thosh i-shoqi,
Të shtriesh në shtrat;
Të lutem ndëgjomë,
Shko të pjellç në stromë.
— Ç’kuvëndon or burrë?
Dotë ndëgjoj ty!
Barku ç’fryet kurrë
Atje tek u-fry?

Pjesa e radhës
Lopa, dhia, delia dhe asllani

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB