Jet'e-ligë

Të mos kesh’e të mos dish,
Të jesh si një copë mish…
Të mos dish si të punosh
Po nga gruaja të rrosh,
Ti bënesh rob dit’e natë
Për ca pak bukë të thatë;
Ta durosh kur të të rrajë!
Dhe të qeç kur të të shajë!
Të mos të të mbajë nderë,
Po të të thotë nga herë:
„Ush! gomar në për shtëpi,
„Si të them u të bësh ti,
„Ndryshe të le pa tagji“!..
Nuk besoj që të ketë
Më të fëlliqurë jetë,
Dhe një burrë q’është burrë
S’besoj ta durojë kurrë.

Pjesa e radhës
Ujku bekshi

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB