I krishteri: Si këtu dhe n’atë jetë
Besa jon’ësht’e-vërtetë,
E ka bërë Krishti vetë.
Çifuti: Çifutë Krishtin s’e-dinë,
Besojënë Perëndinë,
Si përpara dhe taninë.
I krishteri: Krishti është Perëndia.
Çifuti: E polli zonja Maria.
I krishteri: Me Frymën e Shënjtëruar.
Çifuti: Me Josifnë qe martuar.
I krishteri: Është djal’i-Perëndisë.
Çifuti: I biri zonjës Marisë.
I krishteri: Punëratë që punoi,
Ujëtë q’e bëri verë,
Të sëmurët që shëroi;
Lazar’e shumë të tjerë
Që ka ngjallur përsëri,
S’e rrëfejnë Perëndi?
Me gjithë këto çudi
Që bëri Krishti në jetë,
Si e patë dhe ju vetë,
O milet i-mallkuar,
Nukë qe për të besuar?
Çifuti: O kaur’o kokë thatë,
Besonje ju që s’e-patë…
Se ata q’e kishnë parë
S’besuan po e varrë;
I krishteri: Nga dashuria për ne
Nukë zëbriti për-dhe?
Nukë hoqi, nukë voi?
Nga e-liga s’na mërgoi?
Nga Shejtani s’na shpëtoi?
Çifuti: Pse s’u shpëton nga Turqia
Q’u bën kaqe të këqia?
Se ahere tok me ju
Dot’a besoj’edhe u!..
I Krishteri dhe Çifuti
Pjesa e radhës
Kurbeti
Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB
Andon Zako Çajupi