Gomari jatro

Qe një herë në një ko
Një gomar u bë jatro;
Vjerr’i-ti s’punoi mbarë
Kur bëri dhëndër gomarë,
Vetiut’i bëri varrë
I-mjeri ço çe pandeu
Se gomari e gënjeu.
Nga inati, nga qederi,
U-sëmur një ditë vjerri.
Si e-dinte të shtrënguar,
Të shëroj u pa poguar,
Vate gomari e thotë
Dhe bënte sikur fshij lotë.
Tani të të sho ç’ke nisuar,
Tha vjerri duk’e rënkuar.
Mori ilaçin’e e-piu
Po ai qënkej bar miu
Zorrët e mulçit’i griu!
Më helmove, tha i-ziu,
Dhe me të tilla ilaçe
Nesërmet u gdhi kopaçe!..

Pjesa e radhës
Jet'e-ligë

Lexoje gjithë librin offline: Shkarko e-book · EPUB