(Brënda në një mulli dy gra presën të bluajnë: Zonja Tanë dhe zonja Kote. Gur’i mullirit po Kthenet. Dukenë thasëtë me drithë pranë koshit. Zonja Kote kërkon të bluajë më parë po Tana s’e-lé).
Tana. Ç’bën ashtu moj Kote?
Kote. S’është puna jote.
Tana. Moj mos je e-marrë?
Kam ardhë më parë.
Kote. S’mund të rri këtunë,
Kam të tjera punë.
Po hiqu nga unë…
Tana. Ç’thotë kjo murtajë!
Kote. Ujku të të hajë.
Tana. Tutje, moj mandatë!
Kam ardhë me natë.
Kote. Thuaj si të duash
Se u dotë bluaj.
Tana. Nukë dotë bluash,
Se u këtu ç’ruaj?
Kote. Ruaj millonanë
Se kur të ka pranë…
Tana. Ftu! moj gojë ndyrë,
Moj turi lëtyrë!
Ç’e-kam millonanë?
Kam burrënë pranë…
Ti ku e-ke nderë,
Që përflet të tjerë?
Po gjithë të dinë:
Harrove bekshinë…
Sa herë të zunë?
Kote. Me bekshinë, unë!
S’turpëronej pakë
Se je grua plakë!
Tana. Plakë? pa hap sytë,
Kush është m’e-ndytë?
Jeshe ti për burrë?
Ndaj iku i-mjerë
Dhe s’të vjen më kurrë
Se i-prishe nderë!..
Kote. Moj kurvë, moj shtrigë!
Tana. Moj grua e-ligë!
Kote. Moj sterrë, moj natë!
Tana. Moj gojë lopatë!
Kote. Moj byth’e kusisë!
Tana. Tmer i njerëzisë!
Kote. Na! porr’ato paç
Kur kërkon të shaç!
Tana. Tutje moj zagare!
Kote. Tutje moj murdare!
Tana. Ikë moj bisht dredhur!
Kote. O moj brashnj’e-hedhur!
Tana. O moj vjedharake!
Kote. O moj shulanake.
Millonai. Ç’kini që thërrini,
Pak turp nukë kini?
Ini kushërira!
Silli si të pira!
Pse thërret moj Kote?
Kote. S’është puna jote.
Millonai. Zonja Tanë ç’patë?
Tana. S’kam ardhë me natë?
Kote. Po se pse ke ardhë?
Tana. Të bluash me radhë!
Millonai. Thotë mirë.
Kote, shtyn millonanë. Ç’thua?
Millonai. Pse shtyn, ç’ke me mua?
Tana, të millonaj. Ç’e-shukon, ç’i-thuaj?
Kam ardhë të bluaj,
Se martoj evlanë!
Millonai. Ç’faj të kam moj Tanë?
Tana. Le thesnë, moj natë!
Millonai. Kthenet guri thatë!
E-gjeç me Perndinë!
Më prishtë mullinë!.. (bën të dalë)
Tana. Ku vete;
Millonai. Ç’më thuaj?
Tana. Kur të vi të bluaj?
Kote. Kurrë, kurrë, kurrë! (dhe ikën)
Millonai. Kur të skalis gurrë.
Ikë në ke punë
Pa t’a bluaj unë.
Tana. Sa të ndreqetë mulliri,
Dot’vete te zonja Briri
Ka dy dit që polli, msova
Dhe akoma s’e-urova;
Të vete sot t’a-uroj
Edhe më darsmë t’a ftoj.
Shuko mos më lesh pa miell!
Të viç më darsmë të Diel.
Andon Zako Çajupi