Moj mike ç’është kjo punë?
U plaksh’e nukë më nje!
Kur të bënesh ti sa unë
Nukë dotë jesh si je.
Njeri s’ka mbeturë djalë,
Dot’a humpsh dhe ti të-ritë:
Vijatë që kam në ballë
Dot’i kesh dhe ti një ditë.
Kur më shukon, mos mbyll synë
Dhe mos qesh me pleqërinë:
Kam qënë dhe u si tynë,
Si u dot’bënesh dhe tinë.
U plakshë si dhe të tjerë:
Pleqëria s’ka të sharë:
Nga ti më parë kamë lerë
Prandaj u plakshë më parë.
Punëtë vinë me radhë
Si ç’do gjë në këtë jetë:
Sot unë kam lesh të bardhë,
Nesër dot’i kesh dhe vetë.
Po me gjithë pleqërinë
Kam dhe u lezet në botë;
Se në ke ti bukurinë
Unë kam zëmër të ngrotë.
Mos harro ashtu më rruash
Se dhe pleqtë kanë gjak…
Ndaj të lutëm të më duash;
Nukë jam dhe shumë plak:
Më duketë se jam djalë,
Se s’ka pleqëri për mua,
Dhe shpyrti kur të më dalë
Moj mike, dotë të dua.
Andon Zako Çajupi